E denoncuan se do u martonte vajzën me zor, reagon Ahmed Kalaja: Paçi faqen e zezë

2034

Çifti Baftjari nga Tirana ka denoncuar ditën e djeshme publikisht të birin e tyre për dhunë, por që gjatë emisionit përmendën edhe emrin e Imamit Ahmed Kalaja.

Sipas Shiqere dhe Xhavid Baftjarit, i biri i tyre i cili ishte imam në Xhaminë tek Rruga e Kavajës, Edmond Baftjari, ushtronte dhunë mbi ta, motrën e tij Flora Baftjari dhe nusen e vëllait të ndjerë.

E ndërsa po flisnin për dhunën ndaj Florës, Shiqere Baftjari tha:

Ahmed Kalaja më ka ardhur në shtëpi bashkë me Mondin. Donte t’i martonte vajzat e mia. Asnjëra nga ato nuk donte. A shkon në xhami? Pse duhet të dhunosh? A ka më mëshirë për të tjerët? Gruaja e tij është e rrezikshme, çfarë s’më bëri në shtëpi. Thashë se ishte 5 vakte që falej.”

Lidhur me këto akuza ndaj Kalasë, të bëra në emisionin “Pa gjurmë”, Report Tv, ka reaguar vetë Imami.

Ahmed Kalaj shkruan:

Atehere kur “KAZANI” do te beje haber.
Ky qe i permendet nuk eshte imami i xhamise, jo vetem kaq po kete ijen qe paskam dash me i martu gocat me zor ene kete taten as si kam pa ndonjehere as nuk i njoh.
Ija ene Tata duhet te denoncojne ne prokurori mi la e jo ne kazani.com se na bote me zemer.
Paçi faqen e zeze ju ene ju!”