Moti Sot, e shtunë 12 shkurt 2022

248

Territori shqiptar do të mbizotërohet në pjesën më të madhe nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin gjatë ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shtohen duke krijuar mundësi për reshje të pakta dëbore në zonat Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 10°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.