Fati ishte i keq për këto që u gjend në anën e sulmuesve apo të të akuzuarve për vrasjen e Azem Hajdarit natën me shi të 12 shtatorit 1998. Fatmir Haklaj u ekzekutua 14 muaj më vonë, pikërisht në 4 nëntor 1999 në një pritë pasi po shkonte në shtëpinë e Jaho Mulosmanit sepse ky i fundit ishte shtuar me djalë.
Jaho Mulosmani është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia, vëllai i Izet Haxhisë vuajti dënimin me 16 vite burg, ndërsa tani vetë Izeti duhet të vuajë 21 vite burg.
Izet Haxhia nuk pranon të ketë qenë prezent në vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa në dëshminë e tij, në një intervistë të dhënë 7 vite më parë për gazetarin Ylli Rakipi, Jaho Mulosmani tregon se atë natë mund të ishte vrarë edhe ai pasi plumbat e kallashnikovit të Fatmir Haklajt i kaluan shumë pranë pas përleshjes së tij me Hajdarin.
Mulosmani tregon se vrasja e Hajdarit ndodhi rastësisht dhe se ata nuk e kishin planifikuar diçka të tillë, megjithatë gjykata mendon ndryshe, si në vendimin për të, ashtu edhe në vendimin e sotëm për Izet Haxhinë duke e dënuar këtë të fundit për vepren penale “vrasje e kryer në bashkëpunim me paramendim”.
Më poshtë, risjellim intervistën e Jaho Mulosmanit mbi çfarë di ai për vrasjen e Azem Hajdarit dhe rolin e Izet Haxhisë
Jaho të falenderoj që pranove intervistën.
Salihi: Faleminderit ty që ke ardhur.
Pyetje: Në fakt ti ke provuar në mënyrë të beftë, ke nisur të jetosh një jetë tjetër, ke 15 vjet që jeta jote e zakoshme ka stopuar dhe ligji, autoritetet të kanë thënë do të jetosh në këtë mënyrë, çdo të thotë kjo për një njeri? Sepse ligji ty ka thënë që do të jetosh me këtë mënyrë përjetësisht…
Salihi: Është shumë e vështirë, shumë e vështirë aq më tepër kur të vijnë edhe fatkeqësi përpara se të ndodh kjo. Kam pasur vdekjen e babait, vdekjen e miqve të mi, jam prind kam dy vajza, kam vëllezër. Një fatkeqësi, e vështirë është, 22 vjeç kam qenë.
Pyetje: Ti nuk komunikoje dot me jetën jashtë.
Salihi: Kur jam arrestuar më ka stopuar gjithçka.
Pyetje: Çfarë mendon njeriu dua ta di, pas dhënies së dënimeve? Do flasim gjerësisht arrestimi, ndalimi, por dhënia e dënimit: Burgim i përjetshëm pa të drejtë apelimi, ç’ndjen njeriu në këtë moment?
Salihi: Më falni, nëse i shihni filmimet në atë ditë, unë kam qeshur edhe duke biseduar me avokatin kam qeshur.
Pyetje: Ke qeshur, përse?
Salihi: Ishte e parashikuar, ishin rrethanat të gjitha, rrethanat politike, momentet, gjyqi si shkoi, dihej përfundimi… Kam qenë i vetëdijshëm për fat. Një miku im më tha që je socialist, ndërsa unë i thashë se jam realist si natyrë. Kam qenë i vetëdijshëm, nëse i analizon për momentin edhe politikën edhe gjyqësorin edhe prokurorinë, të gjitha rrethanat, dihej që do të merrej një dënim. Pa llogaritur informacion tjetër që kisha unë si shkonin punët, por kur kalon koha është e vështirë, shkëputesh nga gjithçka, nuk sheh familjen, nuk sheh njerëzit e tu, nuk sheh vendlindjen tënde dhe kur bëhen të gjitha këto.
Ti përmende edhe shkrimtarin francez, e kam lexuar dhe e kam pasur përzemër poezinë që ka shkruar Nënë Tereza, “Poezinë e ka shkruar jeta”. Jeta është jetë jetoje jeta, jeta është e luftë luftoje! Duke u pajtuar, nuk ke rrugë tjetër.
Pyetje: Duhet të pajtohemi me jetën, ndonjëherë është fati. Edhe fatin e bëjmë ne. Por të hyjmë në bisedë, shume njerez ju thërrasin Jaho Salihi, shume te tjere Jaho Mulosmani. Ne fakt cfare eshte ky emer i dyfishte?
Salihi: Në përgjithësi në zonat tona në malësi përdoret kjo, në emër të babës, babai im e ka Sali, ndjesë pastë, e përdorin shumë atje. Në rrethin familjar dhe shoqëror përdoret. Mulosmani mbiemëri i fisit. E përdorin edhe Bajraktari, edhe Krasniqi sepse stërgjyshi ka qenë bajraktar. Kurse mënyra si është përdorur atë natë ka kombinacion, domethënie tjetër.
Pyetje: Jeni arrestuar ne oren 6:45 te mengjesit te 6 Majit 2001, ne lagjen Partizani, ne qytetin e Bajram Currit në shtëpinë e vjehrrit tuaj. Në operacion për arrestimin tuaj kanë marrë pjesë 70 efektive te RENEAS. A mund ta sjellim ne kujtesë ate moment?
Salihi: Sa jam ngritur nga gjumit, kam larë sytë dhe u vesha kur kanë hyrë forcat speciale.
Pyetje: Policia ka njoftuar se ju nuk bëtë rezistencë.
Salihi: Nuk ka arësye të bëja rezistencë.
Pyetje: Unë kam një provë tjetër, ka të dhëna jo të vogla që ju jeni dorëzuar me një marrëveshje.
Salihi: Isha në Tropojë, i lashë vetë të më arrestonin
Salihi: Më lini ta shpjegoj, unë kam qenë shef policie vetë, kam qenë epror i policëve aty, kam pasur uniformë vetë, vetëm për këtë arësye nuk ka kuptim t’i drejtoj armën policisë. E dyta familja që rrjedh unë, gjithmonë jemi përplasur me pushtues jo me shtetin, kjo është arësyeja. Është ndryshe t’i lësh të të arrestojnë dhe ndryshe të kundershtosh, unë i lashë të më arrestonin, isha në Tropojë.
Pyetje: Nuk ju përgjigjët pyetjes time. Kishit një marrëveshje?
Salihi: Absolutisht jo. Unë kisha mundësi edhe të ikja. S’kam faj unë që ata nuk kanë gjetur armë aty. Se kanë gjetur, se kam fajin unë. Se te kjo rrinë që unë kam qenë i armatosur.
Pyetje: Ju e përjashtoni idenë që ishte një arrestim i inskenuar, ju pranuat që të arrestoheshit?
Salihi: Unë të thashë, është tjetër kundërshtimi, është tjetër t’i lësh të arrestojnë. Unë kisha mundësi të ikja, në 2001 në Tropojë, është komplet komisariati që kam drejtuar vetë pa llogaritur rrethin shoqëror.
Pyetje: Ishte një vend që kontrollohej totalisht nga ju, më kujtohen shënimet e një të huaji që i thoshte një amerikani të njohur të shërbimeve sekrete të asaj kohe. Ai pyeste Fatos Klosin, një burrë babaxhan, thoshte ai në shënimet e veta.
“Unë kontrolloj situatën deri te Vau i Dejës, lart është komisariati i Tropojës”, shefi i shërbimeve sekrete i thoshte se aty kontrollojnë ata.
Salihi: Nuk e di, s’kanë pasur problem shërbimet sekret asnjëherë në Tropojë.
Pyetje: Jaho, të kalojmë te momenti që ju çoi ju në burg, momenti fillestar, ju jeni dënuar së pari për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Ju keni thënë që nuk flas për vrasjen e Azem Hajdarit nëse nuk vjen Sali Berisha në gjyq, duket si një mënyrë për të gjetur shkak për të mos folur.
Salihi: Jo nuk është kështu, absolutisht jo, mua kush më akuzoi? Më akuzoi Berisha.
Pyetje: Berisha ka thënë që Jaho Salihi ishte aty. Ai nuk tha Jaho Mulosmani po tha Jaho Salihi. Janë fis i gjerë Mulosmanët, kishte edhe ai pjesë.
Salihi: Nëse thua Jaho Mulosmani, çfarë arësye ka që nuk e thua. Kjo ishte frikë që bënin lidhje opinioni, gazetarët, bënin lidhje me Sokolin. Nëse ai e ka ditur që unë jam aty, ai e ka ditur edhe kush jam unë. Jaho Salihi, thashë e shpjegova kam emrin e xhaxhit që ka vdekur në 1944 në luftë me gjermanët.
Pyetje: Pse mendon se e tha ndryshe mbiemrin?
Salihi: Jaho Salihi më thërrasin ose njerëzit e afërt familjar ose shoqëria e ngushtë, e afërt.
Pyetje: Po Saliu pse të thërriti kështu?
Salihi: Saliu nuk donte të dilte mbiemri Mulosmani kishte dyshim kush po implikohet, Sokoli dihet ka qenë njeri i ndershëm por është njeri besnik i tij. Atë natë bëri gabim dikush i dha informacion të gabuar, natën e ngjarjes i’a dhanë informacion të gabuar dhe ai e tha. Ai del nga kontrolli, nëse i thonë diçka ai e plas.
Pyetje: Pavarësisht se ç’ka thënë Berisha ju e keni pranuar se keni qenë prezent në vrasje.
Salihi: Po, absolutisht.
Pyetje: Në gjyq keni thënë që nuk flas për vrasjen e Hajdarit nëse nuk vjen dëshmitar Sali Berisha, përse e keni kërkuar sepse ai tha emrin tuaj, vetëm për kaq?
Salihi: Nëse ai e ka ditur që unë jam aty e ka ditur edhe ka ditur edhe kush ka qenë tjetër, e ka ditur edhe që ka qenë Fatmiri si është ai djali tjetër Naimi, pse si përmendi ata po më përmendi mua.
Pyetje: Mendoni se ka diçka?
Salihi: Normale unë isha shef i policisë.
Pyetje: Ishte thjesht politike.
Salihi: Prej fillimit jam i bindur edhe nga informacioni brenda zyrave të tyre. Nga fillimi ka qenë e llogjikshme. Pse nuk erdhi të dëshmonte, ta zbardhte vetë.
Pyetje: Mbase skishte ç’të thoshte për vrasjen.
Salihi: Ka ndodhur ngjarja para zyrave të PD-së. Kanë qenë me të.
Pyetje: Rastësisht unë atë mbrëmje kam qenë aty.
Salihi: Po e di, e kam të gjithë informacionin. Ti ke qenë aty atë natë nuk ka biseduar Azemi me Saliun? As në telefon as direkt?
Pyetje: Unë isha në zyrë ka hyrë Genc Pollo, e kam të gjallë atë moment, hyri Azemi erdhi vërdallë te zyra. Unë i kërkova të ulej, ai tha po më pret Famtira jashtë, për gruan. Iku, kishte takuar dhe shoferin tim pas kësaj kam ikur edhe unë dhe pas pak minutash janë ndjerë krismat.
Salihi: Azemi ka dalë ka pirë kafe është kthyer aty. Nga aty ka dalë jashtë.
Pyetje: Ishte momenti I fundit, ky me mua, që do të ikte te gruaja. Saliu gati ishte dhe s’ishte aty, e pa si një gjë krejt të zakonshme. Të jemi realist, unë kam qenë rastësisht aty. Unë kam qenë aty, jam larguar pastaj kam organizuar gazetarët, kemi vajtur në spital ushtarak, kam bërë punën time si gazetar.
Pyetje: Ke pranuar që ke qenë prezent në ngjarje. I ke kërkuar ndjesë familjes Hajdari që ke qenë aty. Tani kanë kaluar 15 vjet, në çfarë rrethanash ke qenë aty? Shefi i Policisë së Tropojës befas ndodhet aty, në ç’rrethana ishit?
Salihi: Unë Famtmirin e kam pasur nip të familjes, Fatmir Haklajn e kam pasur edhe shok. Unë kam ardhur për punët e mia sikur vija në Tiranë, edhe ai ishte për Tiranë dhe e kam marrë me vete. Në 1998 nëse shefi i policisë merr makinën e policisë, nuk kishte asnjë problem që mikrobuzi i policisë vinte për tiranë, ndodh sot kjo në 2016. Fatmiri në atë kohë ka qenë pa punë, ka qenë i pezulluar. As ka pasur ndjekje penale ose hetim ose ndalim, absolutisht. Nëse ka një shkelje, në bazë të ligjit, e vetmja shkelje është vetëm pse isha me makinën e komisariatit në Tiranë.
Pyetje: Ju thonit se ishit aty ku u krye kjo vrasje. Ju thoni në rrethana krejt të rastësishtme?
Salihi: Krejt të rastësishtme, pse kam qenë aty. Ajo çfarë ka rrjedhur para se të vijmë aty: Fatmiri ka pasur infomacione, kam pasur edhe unë, që vrasjen e vëllait të Fatmirit, Shkëlqim Haklaj kur ishte shef I komisariatit, është organizuar prej zyrave të PD-së.
Pyetje: Vazhdon të qarkullojnë mesazhe të tilla në partitë politike shqiptare. Kishit provë për këtë?
Salihi: Mirë, jam dakord. Ta shpjegoj, ai kishte informacione që njerëz që kanë lidhje me Azemin, kanë pasur lidhje me Saliun, kanë organizuar vrasjen e vëllait të Fatmirit, vëllait të nuses në 1998-ën. Problemi është Ylli se nuk është që kishim fakte apo diçka të shkruar, kishim informacione brenda PD-së, ishte normale.
Pyetje: Kishit njerëzit tuaj brenda PD-së?
Salihi: Është normale, ishte e logjikshme, ishim në punë ishim në pozicione të mira, kishim shumicën pasi ishin Tropojan, shumica ishin me PD ishin mirë edhe me ne, s’na kishte bërë politika.
Pyetje: Ju keni qenë sistematikisht me socialistët apo?
Salihi: Si familje po.
Pyetje: Po Haklajt, kanë qenë të ndarë?
Salihi: Haklajt jo, në 1991-1992 janë anëtarësuar në PD, ka dokuemente jam i bindur. Fatmiri, Shkëlqimi kanë marrë dokumente të Partisë Demokratike.
Pyetje: Jaho, gjykata ka vleresuar se ju keni qelluar mbi Azem Hajdarin?
Salihi: Gjykata na ka bërë vrasës së dyve edhe mua edhe Fatmirin. Aty janë gjetur një palë gëzhoja.
Pyetje: Ti s’mund të vrisje para Fatmirit?
Salihi: Unë ta thashë aty është dashur të ngjallej Azemi gjatë ditës dhe ta sillje më pas aty. Nuk e kanë ngjallur.
Pyetje: Është shkëmbyer një bisedë, ç’farë ndodhi?
Salihi: Kuptomë drejt, ta them me pastërti, Fatmiri nuk ka qenë i bindur 100 % se e ka organizuar Azemi. S’ka qenë i bindur, se jo natën po ditën në mes Tiranës e kishte bërë, ata që e njohin Famtirin e dinë. Nuk ka qenë i bindur, kemi pasur informacion kush ka qenë në pritë. Personat që kanë qenë në pritë kur është vrarë vëllai i Fatmirit, kemi pasur informacion. Ata asnjë s’janë njohur si njerëz të besuar të Azemit. Kanë qenë të PD-së, kanë lidhje me PD-në, strutkurat e policisë, të tatimeve por asnjëri nuk ka qenë i besuari i Azemit. Të tërë kanë qenë të besuarit e doktorit.
Pyetje: Ti nuk e di kush e solli Azemin?
Salihi: Këtu është abuzuar shumë, momenti kur ka dalë Azemi aty jam I bindur sot, besoj edhe ata që kanë njohur Azemin dhe ata që kanë njohur Fatmirin. Se ta dinte Azemi që Fatmiri ishte aty ai nuk vinte. Se s’ka pasur si të vinte.
Pyetje: Përse mendon se nuk vinte?
Salihi: E dinte se e para që kishte marrë një fjalë nga babai i Fatmirit, se deri në fund të shtatorit kthente përgjigje, se i është shfajsuar. Ka takuar babain e Fatmirit, ishte shfajësuar, kishte bërë be siç e kemi zakon ne në malësi se nuk kishte lidhje me vrasjen e Shkëlqimit.
Kam qenë prezent në takim me Azemin, unë kam qëlluar në atë kohë të isha në Tiranë, e kam parë babain e Fatmirt duke dalë nga zyrat e PD-së, e ka takuar Azemin dhe te mirkobuzat kur shkonin për Tropojë ka pirë kafe me një mik të vetin, Alfred Duka. Ai ka qenë për çështjet e sigurimit në PD. Ai e ka takuar babain e Fatmirit në kafe dhe i ka thënë Azemi do të të takojë.
Pyetje: Kush ta tha ty këtë?
Salihi: Kam qenë prezant, jo në takim, kam qenë jashtë për punët e mira, e kam parë kur ka dalë nga zyrat e PD-së dhe kam bërë shaka duke i thënë se kishte shkuar për tu anëtarësuar në PD. Ai mu përgjigj se e kishte thërritur Azemi për të pirë një kafe me të dhe kishte shkuar ta takonte. Azemi i kishte thënë se jam i gatshëm për të bërë be, siç bëjmë ne në malësi, që s’kishte faj s’kishte lidhje me vrasjen e Shkëlqimit.
Pyetje: Azemi është sqaruar me babain e tij?
Salihi: Azemi takoi plakun e Haklajve dhe bëri be qe se kishte vrarë Shkëlqimin
Salihi: Po i ka thënë që dua të jetoj në Tropojë, Azemi i ka kërkuar që dua të jetoj në Tropojë dhe të jap arësye që s’kam lidhje me djemtë. I ka thënë babai i Fatmirit se do të flasë me djemtë dhe do të kthente një përgjigje në shtator. Ka dalë dhe ka ikur. Logjika të çon te shfaqjsimi i tij, e para që do të jetojë në Tropojë. Nëse ti ke organizuar një vrasje, nuk ke si të vish në Tropojë. E dyta, ka bërë be siç e kemi zakon ne në malësi si malësor, ai është shfajësuar, I ka thënë e dhe tjetrën që s’ta kam bërë unë ta kanë bërë nga zyra tjetër, jo nga unë. Thonë që Azemi atë ditë ka bërë inçizim të gjithë bisedën që ka bërë me plakun Haklaj e ka incizim.
Pyetje: Pra, Haklajt mbërritën te ideja që Azemi ishte jashtë. Si erdhi Azemi aty?
Salihi: Nuk ishin të sigurtë, kjo ishte puna e Fatmirit ta vëretonte, Fatmiri donte ta vërtetonte.
Pyetje: Azemi e dinte që ishte Fatmiri aty?
Salihi: Nuk e besoj se e ka ditur.
Pyetje: Erdhi Azemi, dikush i tha hajde dhe ai erdhi aty?
Salihi: Unë sinqerisht jam habitur, zor ma beson kush, unë jam habitur kur kam parë Azemin. Unë kam qenë i ulur në makinë.
Ne prisnim të takonim një tropojan. S’dua tja përmend emrin, s’dua t’ja prish terezinë atij personi, ai person që kemi pritur të takonim atë natë, sot është një ndër financuesit kryesorë të Partisë Demokratike. Edhe në protesta e kam parë në televizor në krahë të Sali Brishës. S’dua ta them emrin, ai ka qenë dashamirës të thotë diçka.
Pyetje: Pritët të takonit një tropojan, befas iu doli Azemi?
Salihi: Unë kam qenë në timon, Fatmiri me gjithë atë çunin kanë qenë mbrapa, me Naim Çangën. Fatmiri pas sediljes time, ai tjetri pas sediljes së pasagjerit. Në atë moment kur ka dalë Azemi kam folur në telefon celular. Nuk flisja me telefonin tim por me telefonin e Fatmir Metës, shef komisariati në Tropojë. I thashë më jep telefonin, se kisha nevojë ta mbaja telefonin e tij. E mori një kolege e jotja gazetare Fatmirin. I thashë nuk jam Fatmiri, por pas pesë minuash ja çoj telefonin, shprehimisht i thashë kështu. S’jam Fatmiri, i thashë, jam një shok i tij. I thoja unë do të çoj telefonin për pesë minuta sikur ta dija se çfarë do të ndodhte? Nuk ka asnjë kuptim. Ka dalë Azemi me gjithë shoqëruesit, Nezën dhe Çeren.
Pyetje: Ti qëllove?
Salihi: Jo, absolutisht jo. Edhe të doja unë s’më linte Fatmiri.
Pyetje: Fjalët që u shkëmbyen cilat ishin?
Salihi: Edhe po të doja ta bëja nuk do të më linte Fatmiri, unë Fatmirin e kam pasur shok kam pasur lidhje gjaku dhe isha shumë mirë me të, edhe të doja s’më linte ai.
Pyetje: Katër janë të vdekur sot, gjallë je vetëm ti dhe bodiguardi Zenel Neza. Kush e vrau?
Salihi: Ti kujton që unë kam frikë sot me 15 vjet burg e me burgim të përjetshëm, s’kam frikë, absolutisht jo. Kam bërë 15 vjet burg, edhe sikur nesër të më nxjerrësh të pafajshëm, ka ikur jeta. Ata që më njohin e dinë. Ata që e njohin Tropojën e dinë, edhe po të doja unë Famtiri nuk do më linte. Po të them ka qenë aksidentale. Aksidentale, Azemi ka dalë nga zyra e PD-së për të montuar pistoletën me silenciator.
Pyetje: Fjalët që tha Azemi me ju?
Salihi: Fatmiri ka dalë kam bërë të dilja edhe unë, edhe ai s’na ka lënë, ka thënë mos vrisni asnjë njeri nga makina. Ka dalë ka rrotualluar makinën nga mbrapa i ka dalë Azemit përballë. E kam parë nga xhami i parë që Azemi është shtangur.
Pyetje: Nuk mendonte se ishte Halkaj?
Salihi: Ai nuk e ka ditur kush është, në botë nuk e ka ditur kush është. Një person I del përpara një personi që të ka akuzuar për vrasjen e vëllait, me pistoletë me silenciator në dorë ti? Unë e njoh Azemin, I zgjuar shumë i zgjuar, jo I lig, trim. Kurrë nuk I kishte dalë Azemi Fatmir Haklajt me pistoletë me silenciator.
Saihi: Nuk shkëmbyen fjalë, Fatmiri shtiu direkt mbi Azemin
Pyetje: Çfarë shkëmbyen Fatmiri me Azemin?
Salihi: Absolutisht asnjë gjë, unë se kam parë që flet as Azemin as Fatmirin. Azemi erdhi me pistoletë në dorë, e kam parë vetë duke e montuar silenciatorin.
Pyetje: Kush qëlloi i pari?
Salihi: Fatmiri, edhe Azemin dhe atë mbrapa.
Pyetje: Po tuajt kush i vrau pastaj?
Salihi: Në momentin që u kthye Fatmiri, atje ndodhi që u vra edhe ai djali që ka qenë me ne. Ngaqë Fatmiri I kishte thënë të mos dilte nga makina ka ardhur ky Çerja në distancë në krah të makinës dhe ky i ka dalë përballë. Çanga ka dalë nga makina I ka dalë këtij përballë për të mos i shkuar Fatmirit mbrapa.
Pyetje: E ka vrarë Çeren se Çerja u vra?
Salihi: Se ka vrarë ai, e ka vrarë Fatmiri. Këta u kapën, Çanga me Çerën. Ishte vrarë edhe Azemi, ishte plagosur edhe Zeneli. E kam parë si është rrezuar. Fatmiri është kthyer dhe se ka ditur që ishte Naimi, këta janë kapur me duar. Naim Çangu doli nga makina, Fatmiri kur është kthyer se ka njohur Naimin, se I kishte thënë mos të dilte nga makina, se dinte që ishte ai. Dhe i ka qëlluar të dyve, trup me trup. Nga ekspertiza, por se kanë bërë ekspertizën tamam.
Pyetje: Ekspertiza, thonë që u shatë me njeri tjëtrin dhe Jaho pas kësaj doli me automatik?
Salihi: As bëhet fjalë, jo me automatik unë s’kam pasur po as pistoletë në trup, isha me kostum dhe këmishë e kisha bezdi ta mbaja në trup. S’kam qënë fort i dhënë të mbaja armë. Aty e kanë pare, por nuk flet kërkush se nuk i leverdis të flasë kërkush. Se ka pas në lokalet përballë njerëz.
Pyetje: Më ka ndodhur kam ikur nga aty dhe kur kam ngjitur shkallët në gazetë, i ndjeva krismat e automatikut, ishte një natë që binte një shi i tmerrshëm, ishte një natë gjithë ankth dhe heshtje e madhe. I kam ndier krismat dhe befas Berisha më tha që Azemin e vranë. Jam kthyer aty dhe kam gjetur një gjendje të tmerrshme.
Salihi: Dikush e nxori Azemin në pritë
Salihi: Si ka mundësi që u zhduk pistoleta e Azemit si ka mundësi që u zhduk telefoni i dytë i Azemit. Pse s’u zbardhën telefonatat. Si ka mundësi? Azemi ka pasur dy telefona, ka pasur një telefon privat që e kishin shumë pak njerëz dhe telefonin që ka çdo deputet, që flasin me të gjtihë njerëzit. Telefoni privat është zhdukur, përse? Çfarë duan të fshehin? Dikush e nxorri, dikush i tha, dikush e solli aty se ata e kanë ditur.
Unë kam shëtitur gjithë ditën Tiranën kam dalë me tropojan që rrinin gjithë ditën te zyrat e PD-së, kam pirë kafe në disa lokale, ne nuk u fshehëm.
Pyetje: Pastaj u larguat?
Salihi: Po, kam çuar Naimin në spital në Tiranë, te spitali “Nënë Tereza”. Edhe aty i jam prezantuar policit roje si shefi i policisë. Sikur të shkoja për të vrarë, sikur të ishte diçka e mendur, pse duhet të prezantohesha unë si polic? Ose mund ti thoja dikujt tjetër ta dërgonte. Ju prezantova si i policisë.
Pyetje: Kishte një konflikt që duhet të ishte i njohur në rrethet e ngushta të PD-së, njerëzit që mbetën gjallë ishe vetëm ti dhe Neza.
Salihi: Berisha nuk e përmendi kurrë Fatmir Haklajn
Salihi: E çuditshme Fatmiri derisa ka vdekur asnjëherë se ka përmendur Berisha. Deri ditën që ka vdekur nuk e ka përmendur asnjë herë.
Pyetje: Përse? Mbase si Azemi që nuk donte të vinte aty, Fatmiri ka qenë i frikshëm, ti e di këtë gjë, Berisha është njeri. Siç jemi edhe ne kemi forcën, dobësitë tona, frika është emocion që na mbron jetën.
Salihi: Te ne në malësi përodrim një shprehje: Frikë nuk ka vetëm budallai.
Pyetje: Ju u larguat dhe kur e kuptuart që po ndiqeshit si autor?
Salihi: Të nesërmen në mëngjes, deri të nesërmen në mëngjes nuk dija asgjë.
Pyetje: U kthyet në Tropojë?
Salihi: Po, po direkt.
Salihi: Pas vrasjes ikëm në Tropojë, rrugës nuk kishte postblloqe policie
Pyetje: U ngritën postblloqe, ju nuk ju nuk ju dolën asgjëkundi?
Salihi: Në momentin kur kaluam në Milot ishin vetëm policët që ishin në turn, dy ose tre, na përshëndetën.
Pyetje: Ju përshëndetën, thonë që ishin ngritur postblloqe kudo, apo nuk është kështu? Nuk ju kontrolluan?
Salihi: Postblloqet mund të jenë ngritur më vonë. Ne kemi udhëtuar direkt, në momentin që ndodhi ngjarja për njëzet minuta jemi nisur.
Pyetje: Përsë nuk u dorëzuat që të rrëfenit ngjarjen, ishit shef komisariati, njeri I shtetit? U deshën tre vite në arrati…
Jaho Salihi: Isha shef policie edhe një vit pas vrasjes së Azemit
Salihi: Nuk janë tre vjet arrati, absolutitsh jo, deri në 1999 kam qenë shef policie, në punë. Në 1999 unë jam transferuar në Dibër, unë nuk jam shkarkuar. Nga shtatori 1998 deri në shtator të 1999-ës kam pritur deputet të PD-së, të PS-së dhe ministra. I kam pritur në Bajram Curr.
Pyetje: Gabim fatal keni bërë besoj, duhet t’ja thoni edhe njerëzve pas 15 vjetësh, një vit shef komisariati dhe s’keni treguar ngjarjen?
Salihi: Unë kam folur me ministrin atë ditë, me Perikli Tetën. Ka qenë I plotëfuqishmi I qeverisë në Tropojë, Taulant Dedja, ka qenë në rang zëvendës ministri. Ai ka bërë komunikimin me Perikli Tetën.
Pyetje: Ju të nesërmen i keni treguar minsitrit?
Salihi: Me Perikli Tetën kam komunikuar në telefon.
Pyetje: Plot 25 vjet pas pluralizmit, ne jemi shumë të çuditshëm, ju I keni thënë ministrit të brendshëm edhe duket sikur një pjesë e shtetit, qeveria janë në anën e vrasësve sepse nuk reagonin, si thua?
Salihi: Unë po them kam folur më të, më ka pyetur shprehimisht ku ke qenë mbrëmë? Sot në mëngjes në 07: 15 kam qenë në komisariat. Më pyeti edhe diçka tjetër, që nuk më kujtohet, i thashë nëse e shikon të arsyeshme më dërgo një prokuror të më marrë në pyetje. Ka qenë aty gazetarja e Televizionit Publik Shqiptar.
Pyetje: Ata nuk e kanë dërguar?
Salihi: Kanë pasur një oficer të Ministrisë së Brendëshme, më ka thërritur ku ke qenë dhe ja kam shprejguar komplet. Ishte oficeri I policisë në Tropojë, që ka qenë I vendosur atje, ishte oficer I Ministrisë së Brendëshme. Më tha se ka urdhër për të të pyetur se ku kisha qenë. Ai i ka shkruar komplet, askush nuk më ka pyetur herë tjetër.
Pyetje: Cila është lidhja juaj me familjen Haklaj?
Salihi: Jemi nip e daj, ata janë nipa të familjes, por me Fatmirin kemi qenë shumë mirë.
Pyetje: Keni pranuar vrasjet e Bislim Hykes dhe Isuf Bashkurtit.
Salihi: Nuk e kam pranuar, e ka vendosur gjykata. Absolutisht jo, edhe mënyra si është bërë gjyqi, çfardo të them tani s’ka ndonjë vlerë.
Pyetje: Ata janë vrarë në kohën që ju ishit shef komisariati, si mendoni kush I ka vrarë? Ishit shef komisariati diçka duhet të dini…
Salihi: I takon gjykatës, gjykata ka vendosur për mua, si thotë edhe doktori: Gjykata. Gjykata e ka vendosur s’kam çfarë të them unë.
Pyetje: Pas kësaj, ngjarje pas vrasjes së Hykës dhe Bashkëshkurtit ju hyrët në një varg të gjatë hasmërish, hakmarrjesh.
Salihi: Jo, mua më është vrarë babai, nuk e di kush e ka vrarë, shteti nuk ka zbuluar asnjë gjë.
Pyetje: Ku fillon hasmëria juaj me familjet Hyka dhe Bashkëshkurti?
Salihi: Unë skam pasur hasmëri, të jem i sinqertë.
Pyetje: Më 4 nëntor 1999 ju është bërë atentat, 100 metra larg shtëpisë, ju u kthyet nga arratia se ju kishte lindur vajza dhe ju kanë bërë atentat.
Salihi: Jo, jo.
Pyetje: Nuk jeni ju i vetmi fis në hasmëri veriu ynë, ne e kemi në traditë, kanuni zbatohet, ju nuk jeni të parët në këtë pikë.
Salihi: Po por ka diçka, Fatmiri asnjëherë nuk ka vrarë tinëz, me kapuç, i fshehur, kur është hakmarrë për vëllain e vet e ka bërë haptaz e kanë ditur të gjithë. Unë sinqerisht nuk e di kush e ka vrarë babain tim. Ajo mund të zbulohet sot apo nesër.
Pyetje: Ju nuk e dini kush e vrau babain por duhet të dini kush sulmoi 100 metra larg shtëpisë?
Salihi: Përafërsisht e di. Nuk ka lidhje me këta të dy, Hyka dhe Bashkëshkurti, aty kanë dashur të gjuajnë gurin dhe të fshihet dora. Aty duhej me çdo çmim të vritesha unë dhe Fatmiri, s’kemi pasur vetëm një pritë atë natë. Se tani pas 15 vjetësh njerëzit flasin kollaj fare dhe po i financove pak, ata flasin pak më shumë. Duhej me çdo çmim të vritesha unë me Famtirin, nuk ka qenë vetëm një pritë, kanë qenë tre, katër prita.
Salihi: Nga policia ika vetë, nuk më shpallën në kërkim
Pyetje: Përplasja s’ka qenë për ju por për Fatmirin?
Salihi: Për të dy, jo se i kanë ndarë kanë pasur informacion se ne ishim bashkë, edhe unë një ditë përpara isha bërë me vajzë dhe kanë menduar ose do dalin ose do vijnë te shtëpia, e kanë ruajtur.
Pyetje: Ju ndenjët edhe një vit në komisariat. Por ju keni ndenjur një kohë jo pak të shkurtër edhe në arrati, ka shumë legjenda rreth kësaj. Jemi popull që na pëlqejnë legjendat, ç’është jeta juaj në arrati?
Salihi: Në arrati nëse nuk del në pazar nuk është arrati, nëse rri në shtëpi, për fat në atë kohë u çlirua edhe Kosova kishim shumë miq, familjarë, të afërm, kam lëvizur në Kosovë, kam lëvizur në Tiranë. S’kam qenë në kërkim, unë nuk jam shkarkuar nga puna, më vunë në Peshkopi shef policie, unë nuk kam pranuar. S’kam qenë në kërkim që sa ka filluar çështja Hajdari.
Pyetje: Ti nuk ke qenë i shkarkuar si shef policie, nuk ke qenë në kërkim?
Salihi: Ngjarja ka ndodhur në 12 shtator, unë kam lëvizur disa herë në Tiranë s’kam pasur problem.
Pyetje: Përse shteti shpalli që t’ju arrestonte, pse ishte I detyruar ta bënte, për një kohë të gjatë nuk veproi më pas befas?
Salihi: I vetmi person që u akuzua direkt nga kreu I opozitës isha unë, edhe shteti kë të arrestonte, u vranë të gjithë? Më ra hisja mua, por a e kisha lejuar veten unë të rrija në Shqipëri, e kisha lejuar veten të arrestohesha nëse do të isha vrasësi? Jo, policia e 99’, forcat speciale të 2001, por edhe sot s’më kishin arrestuar. Unë kam qenë pjesë e strukturave të shtetit, unë e di si funksionojnë forcat speciale kur të vinin në Tropojë.
Pyetje: Unë prandaj ju thashë në fillim, që ka pasur një marrëveshje s’më tregove.
Salihi: Unë të kërkoj falje publike nëse del një dokument ose një person që thotë që ka bërë marrëveshje me mua. Unë punova një vit e ca në komisariat të Tropojës, njihja drejtues të ministrisë, djem të forcave speciale, informacionin do ta merrja nëse do ta dija që do të më arrestonin, I kisha ikur nuk bëja luftë, I kisha ikur. S’kisha ndenjur në Shqipëri në 2001, rrija në Kosovë për qef pa pasur problem me askënd. Të isha fajtor ikja menjëherë, largohesha.
Pyetje: E gjtiha kjo tregon se e ke kryer me koshiencë të plotë je vetëdorëzuar.
Pyetje: Jaho ju tani jeni në burg, gjithë këto vite jeni personazh i njohur. Në perceptimin tim jeni një njeri shumë i ndjeshëm, jeni i martuar keni dy vajza, kur I keni takuar për herën e fundit?
Salihi: Të madhen e kam takuar dy-tre muaj para se të arrestohesha. E dyta që më ka lindur atje ku është, s’e kam takuar asnjëherë, asnjërën, asnjë pjesëtar të familjes.
Pyetje: Biseda e fundit që keni bërë?
Salihi: Në telefon, përpara tre ditësh.
Pyetje: Pse nuk i takoni vajzat?
Salihi: Mendoj se ju rrezikohet jeta të jem I sinqertë, hasmëri, dashakeq ka sa të duash.
Pyetje: Dashakeq ka gjithandej se Kanuni këtu te ne mbase zbatohet në mënyrë të gabuar, me femrat nuk ka punë.
Salihi: Kanunin e keqpërdorin, Kanuni thotë ai që të ka borxh jo pesëtarët e familjes, ndihem më I sigurtë kur nuk janë këtu. Nga kjo e kam duruar dhimbjen, pak e vështirë është të kesh dy vajza.
Pyetje: S’të vjen ideja ndonjëherë që ato duhet të jenë këtu?
Salihi: Ka shumë raste por jeta e tyre, siguria e tyre atje është primare për mua.
Salihi: Nuk takoj familjen se rrezikohet jeta
Pyetje: Nuk mund të themi që nuk keni frikë nga hasmëria? Por ju keni nevojë për familjen.
Salihi: Familjen nuk e largova, babai nuk u largua nga mendimi se familja nuk I ka borxh dikujt, I kam unë. Nëse unë i kam, nëse njerëzit janë të bindur se I kam borxh të bëjnë punën e vet. Me familjen se kam menduar ndonjëherë për babain, ata që e njohin e dinë se ka qenë njeri i mirë, jo se është babi im, shumë kujt I është gjendur në momente të vështira, i ka ndihmuar. Nga kjo se kam menduar se babait do ti bënin keq. Për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve.
Pyetje: Thjesht nuk doni të rrezikoni, jeni i frikësuar nga hasmëria.
Salihi: Nuk shitet fall me jetën e fëmijëve, as vëllezërve as të nipërve, as të mbesave, më mirë e duroj unë këto dhimbje. Duhet ta përballojë.
Pyetje: Po me Skype me këto mjetet moderne, apo nuk lejohet?
Salihi: Bisedat me familjarët përgjohen
Salihi: Nuk lejohet, por nuk i përdor edhe vetë kam frikë shumë, përgjojnë shumë, kontrollojnë shumë.
Pyetje: Ti përpiqesh të ruhesh në këtë mënyrë?
Salihi: Çfarë vlere ka nëse unë bëj një telefon me fëmijët e mi kur të njëjtën bisedë e dëgjon edhe shefi i SHIK-ut, edhe drejtori i burgjeve, Ministria e Brendëshme, mos të themi që i dëgjon doktori komplet. S’ka vlerë nëse i dëgjon një i tretë bisedën me fëmijët e tu. Edhe ata janë rritur, edhe unë nuk kam si ti ndihmoj nga këtu.
Pyetje: Jaho, më 5 Maj të këtij viti bëni 15 vjet në burg. Shumë si kohë, si ka ecur koha në burg?
Salihi: Ne këtu shohim vetëm ditën e parë dhe të dytën të muajit dhe themi iku edhe shkurti… Jeta vazhdon normalisht, me përditshmëri.
Pyetje: Sa burgje ke ndërruar?
Salihi: Kam qenë te 302 katër vjet, pastaj kam ardhur këtu në Burrel, kam 11 vjet.
Pyetje: Si duket këtu?
Salihi: Është burg i vjetër, i sistemit të kohës së Zogut e kanë restatuaur në 1998 por ka nevojë përsëri. Kushtet janë të mira, ambient i mirë, klima është shumë e mirë.
Pyetje: Jaho si e kalon kohën?
Salihi: Ajrosemi, kemi dy orë paradite dhe dy orë pasdite. U them çunave, e përdor me shaka: Hajde të ikim në shtëpi! Ata qeshin, katër orë në ditë i kemi ajrosje ndërsa brenda në dhomë televizor, lexime dhe e kalon atë stresin.
Pyetje: Thonë se lexoni libra shumë, që kur e keni këtë pasion?
Salihi: Mbasi kam rënë në burg, mosha që kam qenë unë para se të bija në burg nuk kam lexuar, atëherë lexoja maksimumi gazeta ose revista.
Pyetje: Çfarë librash lexoni?
Salihi: Si të mi sjellin, nuk është se zgjedh, ka dhe libra që i shoh në televizor që i rekomandojnë në emisione, si përshembull ky i fundit i gazetarit amerikan, “Shqipëria e re”, Fred Abrahams.
Pyetje: Po romane, letërsi?
Salihi: Lexoj, Ben Blushin, Preç Zogaj, vjersha dhe libra. Kam lexuar edhe libra të huaj. Të kalosh kohën nuk ke rrugë tjetër. E humb orën, një orë dy orë ke lexuar diçka.
Pyetje: Keni pasur hobet tuaja, tani çfarë hobi keni?
Salihi: Punët artistike që punojnë të burgosurit, i kam merak, janë çunat që punojnë dhe unë jap idetë. Nuk ke çfarë hobesh të kesh këtu.
Pyetje: Ndërrimi i beftë i jetës, pas 15 vjetësh njeriu mësohet por dua t’ju pyes a shikoni ëndrra, çfarë ëndrrash shikoni?
Salihi: Nuk i shoh ëndrrat jashtë i shikoj në burg. Kush është ai që nuk sheh ëndrra? Shoh fmailjarët, shoh edhe ëndrra jashtë, shoh edhe njerëz që nuk jetojnë më, është normale.
Pyetje: Këtu e njihni njëri-tjetrin, cilët janë miqtë e tjerë këtu. Janë të njohur jashtë derës së burgut, siç jeni ju?
Salihi: I kam njohur në burg. Një shumicë i ka zënë fatkeqësia, një shumicë për një arësye të caktuar. Jo, nuk ka nga ata që kanë bërë diçka të bujshme.
Pyetje: Një miku im gazetar ka shënuar që ke frikë që mund të bëhen përpjekje që të të godasin në burg, të të eliminojnë.
Salihi: Të jem i sinqertë në burg prej administratës, nuk kam pasur frikë asnjëherë. Është i vetmi burg në Shqipëri që kanë përgjegjësi të madhe, e shohin me përgjegjësi atë punë që kanë. As prej bashkëvuajtësve të mi, absolutisht jo. Vetëm një rast ka pasur, kur kanë tentuar ta bëjnë mbas 21 janarit. Nëse i mban mend ato shprehjet e Berishës që kanë dashur të arratisen nga Burgu i Burrelit, të hedhin shtetin nga Burgu i Burrelit, ju desh të shpikte diçka.
Në atë rast është urdhëruar Drejtoria e Burgjeve për të më transferuar nga këtu në një burg tjetër, me një makinë me grup shoqërimi prej pesë vetash. Por ka një rregull në rastin kur transferohet një i burgosur i përjtshëm, nga një burg në tjetrin. Në këtë rast duhet të njoftohet Ministri i Brendshëm, komisariatet edhe duhen tre makina shoqërimi jo një. Kanë dashur të më lëvizin me një makinë. Fati edhe përgjegjësia në Drejtorinë e Burgjeve nuk kanë pranuar, Urdhi ka shkuar nga Minsitria e Brendëshme. E di që është rrezikuar, se ma kanë thënë edhe njerëz.
Pyetje: Duket sikur vjen nga hasmëritë, ju dini gjëra.
Salihi: Edhe ajo është, por edhe pas 21 janarit, u krijua përshtypja sikur ne kemi dashur të hapim burgun. U krijua përshtypja sikur do të thyenim burgun dhe do të arratiseshim, s’na ka shkuar në mendje. Më kujtohet, emisioni që ka pasur Alfred Peza në një debat janë katër gazetarë dhe Nishani në debat, thotë kemi pasur burgun e Burrelit. E ngacmon një gazetare që thotë kush nga burgu i Burrelit? Në fund thotë ai tropojani, Jaho Salihi. Pastaj shpërndanë edhe emrin.
Pyetje: A e ndiqni politikën, Berisha qëndroi tetë vjet në pushtet si mendoni se qeverisi ai? Është njeriu nga krahina juaj, ai që ka qeverisur në masën më të madhe.
Salihi: Ai nuk është tropojan si origjinë, ai ka lindur në Tropojë por duhet me i thënë tropojan edhe atij. Familje tij është e ardhur në Tropojë, e di edhe vetë ai e ka pranuar edhe vetë. Familja e tij është e ardhur, ai nuk është Berishë Tropoje. Berisha varet si e sheh për veten e vet ka qeverisur mirë. Çfarë ka bërë ai për Tropojën, Matin, Dibrën, Kukësin. Çfarë ka bërë diçka për Tropojën? Shumë i nisen idesë se tropojanët i ka pasur në detyra. Ata ikën nga detyra nuk janë më në detyra, në Tropojë çfarë bëri? Unë nuk shoh se ka ndryshuar diçka në Tropojë, çfarë shoh në televizior nuk tregon ndryshim.
Salihi: Berishën e mashtrojnë shumë
Pyetje: Po në politikën e gjerë?
Salihi: Berisha ka një problem, Berishën e mashtrojnë shumë. Ai ose i pëlqen ose nuk e kupton. Se nuk jap dot shpjegim tjetër. Po ndiqja emisioin tënd, po ndiqja ish-ministrin e Qeverisë së Berishës që po fliste për korrupsionin. Ai ministër një nga më të korruptuarit, bënte biznes me një mikun tim. E dini çfarë biznesi? Shkoi një njeri i tij të blinte një tokë në Tiranë, i tha: 200 mijë euro. “Të jap 400 mijë por shkruaji në letra që ka bërë 800 mijë”, tha. E dëgjoja dhe jepte leksione për korrupsion dhe koncensionet.
Pyetje: Këta tani e kanë bërë 1.8 milion nga 800, kjo është te të gjithë Jaho.
Salihi: Edhe me thashetheme edhe të jem i sinqertë të marr ministrin Beqaj, të Shëndetësisë. Unë nuk përdor ilaçe, por përdor eudorlin bëjnë 450 lekë. Sot, 150 lekë më shtrenjtë. Ministria e Shëndetësisë a i kontrollon, se në farmaci blihen.
Pyetje: Si e mendoni politikën aktuale, a ju duket si çështje fati, shumë njerëz që kanë problem me ligjin janë në Parlament, të tjerë si ty në burg, e shihni si fatkeqësi por edhe fat i madh për ta.
Salihi: Frroku financues i Jozefinës në 2001
Salihi: Nuk më ka interesuar të jem pjesë e politikës. Këtu përdorin dy standarde, nëse ti thua për deputetin Frroku, nëse akuzon atë sot e ke akuzuar për ngjarjen e 1999-ës, nuk është i dënuar. Në 2001 ai ka qenë financuesi i Jozefinës me dokumente, edhe militant i flaktë i PD-së.
Pyetje: Ai nuk ka qenë deputet në atë kohë.
Salihi: Ka deputetë që kanë financuar vrasje
Salihi: Armando Prenga ka qënë militant i PD-së në Laç
Salihi: Por mos të përdorin dy standarde kur na financoi ishte i mire. Edhe Prenga ka qenë militant i PD-së, e dinë të gjithë në Laç, u kthye me PS-në u bë deputet. Deputeti i Lezhës ka qenë drejtor i PD-së.
Ke dhe deputet të tjerë që janë marrë me prostitucion me drogë, të gjithë i dinë, ke që kanë financuar vrasje deputet sa të duash ke.
Pyetje: Që kanë financuar vrasje?
Salihi: Deputet sa të duash ke, kur të shkatërrosh një grup të përfitosh ti nëpërmjet strukturave të shtetit, çfarë është kjo? Akuzohet edhe vëllai I Frrokut për vrasjen e komisarit, po e di çfarë flitet nën zë, që vrasjen e komisarit e ka bërë njësia operacionale.
Pyetje: Pse iku?
Salihi: Jam dakord, po të them për vrasjen e komisarit flitet jo një person por shumë persona që e kanë bërë forcat operacionale të Ministrisë së Brendëshme, kur kanë qenë ministrant e mëparshëm. Kush i drejtoi, e dinë të gjithë ata që dolën në fotografi më të, përfshinë edhe grupn e çiftelisë. Nuk e përfaqësojnë ata çiftelinë.
Pyetje: Qeveria Rama si ju duket performance?
Salihi: Janë munduar të punojnë, diçka.
Pyetje: Je pak i majtë.
Salihi: Ministria e Brendshme ka ndryshuar për mirë
Salihi: E habitshme është se ata që punojnë, bëjnë diçka i sulmojnë më fortë. Ministria e Brendshme që ka ndryshuar ka ndryshuar, ata që kanë qenë unë i njoh shumicën që i kanë hequr. Një pjesë e madhe kanë qenë me precedent penalë jashtë.
Pyetje: Ministria e Brendëshme, dakord, po ministritë e tjera kush mendon se ka punuar tjetër? Çfarë veprash njeh që janë bërë këto tre katër vjet?
Salihi: Nuk i ra të bëjnë vepra kësaj qeverie, duhet ta kthente në normalitet vendin.
Pyetje: Jaho keni qenë shef krimesh 21 vjeç, kush ju emëroi?
Salihi: Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Perikli Teta.
Pyetje: Kishit njohje me ish Kryeminsitrin Fatos Nano?
Salihi: Më vjen të qesh, të gjithë më pyesin a e kam njohur Fatosin.
I plotëfuqishmi Taulant Dedja, më 1998 futem në Turizëm dhe e gjej duke pirë kafe me një anëtarë të PS-së. Më thirri dhe tha që dua të sjell profesorin në Tropojë. I thashë kush është profesori? Fatos Nano, tha, Kryeministri do të vijë në Tropojë nuk do të ketë probleme. Unë i thashë probleme jo, por jam i mendimit që të mos vijë. Ai u pre, mendoi se çfarë kisha unë me të. Por nëse nuk vjen Berisha në vendlindjen e vet s’ka kuptim të vij Fatosi edhe nuk erdhi. Të tjerët, kanë ardhur të gjithë më pas edhe të PS-së edhe të PD-së.
Pyetje: LSI-ja është rritur si parti, është parti e madhe mund të jetë e dyta këtë vit që vjen, në 2017-ën ç’mendoni për këtë parti?
Salihi: Parti e majtë.
Pyetje: Ti je me PS-në?
Salihi: Jam socialist po të kisha mundësi dy vota, një ja jap PS-së një ja jap Kryetarit të Parlamentit.
Pyetje: Kanë ndodhur shumë vrasje në Tropojë kush ishte iniciator, duken si krime të ndodhura në kohën e vështirë të demokracisë në tranzicion, pse u ekzekutuan shumë djem të rinj mes njëri-tjetrit?
Salihi: Vrasjet në Tropojë luftë fisesh
Salihi: Janë fise me fise, familje me familje. Pavarësisht se abuzohet se ka ndikim politika, politika ka ndikim ta nisi konfliktin por ajo çka ka ardhur mbrapa jo. Pas vrasjes së vëllait të Fatmirit nisën të gjitha.
Pyetje: Mbase edhe lufta e Kosovës, mos është një shkak I këtyre vrasjeve, fjala është për trafiqet?
Salihi: Mu kujtua libri i atij gazetarit, Fred Abraham. Një përgjigje që ka dhënë Fatosi kur ka takuar ushtarët e UÇK-së. Ka thënë kur I kanë kërkuar ndihmë, Veriun nuk e kontrollojmë ne. Por s’ka pasur lidhje, para se të ndodhnin ngjarjet në Kosovë, ka dëshmi se janë pjesëtarë të UÇK-s, në 1997 kur Fatmiri ka marrë drejtimin e Komisariatit të Tropojës, para se të ndodhta vrasja e Azemit, një pjesë e mirë e tyre, disa kanë pasur leje qarkullimi për makina, për armë mbrojtje me leje. I kanë pasur prej Fatmirit për të shëtitur nëpër Shqipëri, nuk është punë tregëtie. Akuzojnë shumë, për të kontrolluar tregtinë e armëve, e vërteta është se shumë armatim i Kosovës ka kalua nga ne, nga Tropoja është e vërtetë për fat janë gjallë shumica. Ne i kemi dhënë armatim jo një herë por disa here, pa para, jo armatim thjesht personal. Ata kanë pasur probleme me fonde s’kishin para mjaftueshëm për të mbledhur armë, jo një herë por disa herë kanë marrë me mikrobuza, me kamionë të vegjël dhe i kanë hedhur paratë kur ata e kanë pasur mundësinë, kur kanë mundur.
Pyetje: Ka disa burime që thonë se shkaku i zënies mes Azem Hajdarit dhe familjes Haklaj ishte vrasja e dy ushtarëve të UÇK-së.
Salihi: Edhe aty janë dyshimet, është vrarë një nga themeluesit e UÇK-së në mes të Tropojës dhe Kukësit te Ura e Drinit, sipër hidrocentralit, është vrarë babai i një shokut tonë, doktor. Njëri i mirë, ai ka ndihmuar nga janari i vitit 1997 deri sa ka vdekur, ka ndihmuar pjesëtarët e UÇK-së sa ka pasur mundësi ai. Ata kanë dalë për ti grabitur, nga Tirana kanë qenë personat që kanë dalë për ti grabitur. Personat që kanë dalur për ti grabitur, ushtarin e UÇK-së, atë ditë kanë pirë kafe me Azemin dhe kjo është e vërtetuar. Është një nga 15 personat që kanë themeluar UÇK-në. Mërgimi i thërrisnim, ushtari i UÇK-së.
Pyetje: Folëm pak më parë që Muharrem Haklaj takoi Azem Hajdarin, keni thënë që Azemi është shfajësuar për vrasjen e Shkëlqim Haklaj dhe është i regjistruar me zë. Përse, e keni idenë. Kush e ka këtë kasetë?
Salihi: Këtë ma ka thënë babai I Fatmirit, aty I ka inçizuar, se cka ka bërë se kush e ka nuk e di, por Azemi I ka thënë vetë. Muharremi tha që ka inçizuar që fjalët e mia të jenë, mos më thonë këta diçka tjetër, ja ka bërë me dorë prej dyerve të tjera, unë se kam atë inçizim.
Pyetje: Azemi ishte i përfshirë me këto punët e UÇK-së?
Salihi: Azemi nuk ishte i përfshirë në punët e UÇK
Salihi: Absolutisht jo, as nuk është marrë Azemi as me tregti armësh. E para s’kishte pushtet, s’kishte mundësi. Ai ka dhënë suport nga ana politike.
Pyetje: Në intervistën e fundit që keni dhënë keni thënë se kishit dyshime se Berisha dhe Azemi kishin gisht në vrasjen e Shkëlqim Haklaj, pasi ishtin njerëz nga zyra e PD-së që njoftuan vrasjen e Shkëlqimit, vetëm dy kilometra larg Barjarm Currit. Si e morrën vesh para jush që ishit në Tropojë zyrat e PD-së për vrasjen e Shkëlqimit?
Salihi: Vrasjen e Shkëlqim Hakljat e ka bërë Berisha
Salihi: Sot kur i analizon veprimet, tonat, të atyre, sot jam i bindur 100 për qind që vrasjen e Shkëlqimit se ka bërë Azemi e ka bërë Berisha, se ka bërë vetë normal por I ka nxitur ata që e kanë bërë. Pse? Të gjithë ata persona që kanë marrë pjesë, unë e di që ngjarja ka pasur një dëshmitar kur është vrarë vëllai I Fatmirit. Ai dëshmitar ka kontaktuar edhe me mua edhe me Fatmirin. Të gjtihë personat që ka përmendur ai pas kësaj ngjarje janë bërë njerëz të besuar të PD-së, të gjithë kanë marrë poste drejtuese tetë vjetë që ndenjën në pushtet, si në Tropojë si në Tiranë. Pse u deshte Shkëlqimi, përse nisi gjithçka prej tij? Fatmiri ishte shef komisariati ata e dinin se po ti vritej vëllai ai do të reagonte. Do të linte punën.
Pyetje: Ky është një veprim politik?
Salihi: Merri analizo ngjarjet në atë kohë, në momentin që ka ndodhur vrasja e vëllait të Fatmirit në komisariat të Kukësit, të Hasit, të Shkodrës, të Lezhës në të gjitha këto kishte probleme, vetëm në Komisariatin e Tropojës jo. Si ta nxirrnin Fatmirin nga aty. Shtatë muaj që ka ndenjur ai aty nuk ka pasur as vjedhje.
Salihi: Vrasja e Azemit, inciden
Pyetje: Vazhdoni të besoni se ishte një incident vrasja e Azem Hajdarit?
Salihi: Absolutisht po.
Pyetje: Nuk më saktësove një gjë. Ju ja lini rastësisë, përmendët një emër kush e nxorri Azemin aty. Që erdhi te ju me armë me silenciator. Izet Haxhia ka qenë me ju përpara vrasjes së Azem Hajdarit?
Salihi: Gjatë ditës, por unë s’kam qenë vetëm me Izentin, kam pirë kafe të Piazza, te Nikolino, te klubi i Fidelit, kemi ngrënë drekë në Linzë. Nuk ka qenë diçka e fshehtë.
Pyetje: Ju njiheshit me të?
Salihi: Normal, Fatmiri është rritur, e kanë shtëpinë dhjetë minuta larg.
Pyetje: Kam lexuar disa gjëra, ai vazhdimisht shkruan dhe flet, jeton në Turqi. Ne folëm për disa momente kur unë kam qenë pranë PD-së dhe Izeti ka qenë njeri aty. Kam lexuar disa gjëra të tij dhe s’më përputhen, më kanë bërë përshtypje. Në disa raste ka thënë pyesni Ylli Rakipin, se di pse e ka thënë dhe nuk e kuptoj por roli I tij në atë moment, raporti me Azemin ka qenë I vështirë, ju s’keni folur me Izetin atë ditë?
Salihi: Nëse nuk gaboj ata kanë pasur komunikim me njëri tjetrin. Te Izeti nuk donim të vërtetonim nëse Azemi ishte fajtor.
Pyetje: I mungon diçka ngjarjes për tu quajtur rastësi, qasja e të gjitha gjërave bashkimi i të gjitha copëzave duket sikur nuk është rastësi, për shembull ju përmendët emra, ku keni qenë kë keni takuar. Për ta bashkuar këtë me Izetin por ndërkohë duket që dhe ju në bisedë kërkoni t’ja lini rastësisë daljen e Azemit.
Salihi: Ata që e kanë nxjerrë e kanë nxjerrë qëllimisht.
Ti the diçka qëparë që veriun dhe Tropojën e kontrollonim ne. S’po them më shumë po komisariatin e Tropojës e kisha në dispozicion, komplet. Diheshe si sillej Azemi, ai silleshe në orën 01:00 të natës tek pullë vetëm. Nëse kishim aq pushtet, unë aq pushtet, Fatmiri aq pushtet nuk kishim mundësi të visheshim si forcat speciale, si forcat e UÇK-së?
Pyetje: Të thashë unë isha atë natë aty, unë e njihja kisha miqësi me të. Azem hajdari u nis për të ikur në shtëpi, isha aty dhe jam i qartë në këtë pikë sepse ne i kërkuam të ulej, dikush e ktheu aty.
Salihi: Ka dalë ka pirë kafe me Fatmirën, ka ndenjur para zyrave të PD-së, ka hyrë brenda. Pasi ka dalë ka ardhur te ne. Pse nuk erdhi kur ishte me Fatmirën, pse nuk erdhi kur ishte te lokali i PD-së?
Pyetje: Jaho pse mendoni se Berisha e ka thërritur urgjent Azemin për të ardhur në Tiranë, ditën e vrasjes, se ishte në Lushnje? Unë e kam parë Berishën, nuk e kam parë fare të interesuar për tu marrë me Azemin, jam një njeri që kam qenë aty.
Pyetje: Izet Haxhia thotë që Berisha e ka tradhëtuar Azemin ditën e ngjarje.
Salihi: Di të të them këtë që Berisha atë natë e ka ditur që unë isha në makinë me Fatmir Haklajn, këtë ta jap me jetë. E kam dyshuar se e ka ditur edhe përpara, jo një rast kam tre katër raste, njerëzit nuk përtojnë të japin nformacone, siç merr informacion ai për mua, për dikë të familjes, jemi tropojan të dy.
Pyetje: Pse nuk folët në gjyq asnjëherë për vrasjen? Keni thënë që u bë një Pazar me dosjen tuaj, përse nuk e thoni?
Salihi: Nuk u bë pazar vetëm me dosjen tonë, u bë pazar me kokën tonë, nuk diskutohet ajo punë. Nëse të gjithë ata persona që kanë lidhje direkt me vrasjen kur u vra Fatmiri ose kur jam plagosur unë, të gjithë kanë marrë shpërblime.
Salihi: Ish-truproja i Azemit, Zenel Neza nuk e ka firmosur dëshminë
Pyetje: Ti e urren Berishën për faktin që është i pari që për vrajsen e Azemit të ka përmendur si autor?
Salihi: Në çështjen Hajdari kemi dy gjera të thjeshta fare. Dëshmitari Zenel Neza nuk e ka firmosur dëshminë. Edhe e ka përshkruar Fatmirin, ka thënë mëduket është Jaho. Ata që e njohin Fatmirin, unë kam dallim si dita me natën, ai është kaçurrels bjond dhe unë esmer. E ka përshkruar atë në dëshmi. A e njeh Jahon ti? Jo, thotë, po mëduekt se është ai, Fatmirin e njeh se është nip te familja e Fatmirit.
Videokonferenca që bën në Itali me dëshmitarin, në momentin kur ka nisur videokonferenca ka pasur një debat në sallën e gjyqit. Edhe janë çuar vëllezërit e Izetit, avokatët e tyre, sikur unë të isha çuar me avoktain tim, videokonferenca nuk ishte bërë.
Pyetje: Saliu, kur e shikoni në Parlament e urreni këtë njeri?
Salihi: Nuk e urrej Sali Berishën
Salihi: Jam i vetëdijshëm që se beson kush por nuk e urrej, absolutisht jo. Por nëse do të kisha pasur diçka në dorë nuk do të lejoja të bëheshe Kryeministër. Djemtë këtu e dinë shumica që kur është në televizor unë e ndjek.
Pyetje: Vazhdimisht bëni aludime thoni që nuk respektohet Azemi në çdo përvjetor me kurora lulesh, nga njerëz që e nxorrën në pritë. Kush janë ata?
Salihi: Ti the vetë Izeti me Azemin s’kanë pasur marrëdhënie të mira, unë e di që kanë pasur marrëdhënie normale, Izeti nuk e ka nxjerrë, se këtu aludojnë të gjithë. Izeti ka qenë aty e ka pranuar edhe vetë. Në zyrat e PD-së kush është diskush tjetër me përjashtim të Berishës që kishte ndikim te Azemi që ti thoshtë dil e kqyr makinën me targa vlore? Ka dëshmitarë që e kanë dëgjuar të gjithë bisedën. Dil e shiko çfarë është ajo makinë me targa vlore.
Pyetje: Kush mendoni se e donte Azemin të vrarë?
Salihi: Të ishte Azemi gjallë sot kush do e kishte PD-në sot? Mbas Saliut pushtetin më të madh në PD e kishte Azemi.
Pyetje: A duhet të rihapet kjo dosje?
Salihi: E thashë doktori për më shumë se 10 vjet, ka kërkuar ta hapë. E ka akuzuar Fatosin, më ka akuzuar mua. Fatosin e amnistoi, mua s’më ka amnistuar akoma.
Nëse duan ta zbardhin çfarë ka ndodhur, të vërtetohet nëse e kemi bërë ne qëllim ka ka qenë rastësi a e ka nxitur dikush.
Pyetje: Dy veta janë që mund ta rihapin, ti dhe Neza.
Salihi: Ta hapim dhe ta vërtetojë nëse e ka nxjerrë Saliu Azemin aty, t’ja vërtetojë unë me njerëz, me dëshmi.
Pyetje: Pse mendoni se familja Hajdari nuk kërkon të rihapet kjo dosje e vrasjes së Azemit?
Salihi: Doktori Fatos Nanon e amnistoi, mua jo
Salihi: Kush do ta hapë, ajo është grua me tre fëmijë, ka guxim gruaja e tij që hapet dosja dhe del që e ka nxjerrë Berisha, s’ka njeri guxim kush është ai gjyqtar, prokuror që e merr përsipër?
Pyetje: Thua e ka vrarë Sali Berisha, cila është prova?
Salihi: Ti gjejnë telefonin Azemit, ka arkiva nuk diskutohet ajo punë, çfarë ka folur, ka dëshmi ka dëshmitarë.
Pyetje: Në intervistën e fundit thoni se PD-ja është financuar nga droga?
Salihi: Gjysma e deputetëve me drogë merren, ministrat e qeverisë Berisha. Unë i di, e para vimë të dy prej të njëjtit vend, prej Tropoje, kemi lidhje familjare shumë të afërta sa dikush do të habitej.
Pyetje: Psikologët thonë se njeriu kalon në tre faza kur ndeshet me një ngjarje të rëndë të paparashikuar: 1. Gjendja shokut. 2. Përshtatje me ambientin. 3. Shpresa se do të dalësh një ditë… A mendon veten jashtë hekurave të burgut?
Salihi: Po, normale nuk diskutohet.
Pyetje: Shpresa gjithonë vdes e fundit, si e mbani gjallë?
Salihi: Të jem i sinqertë, deri tani nuk është se kam pasur ndonjë shpresë të madhe, atyre që kanë pasur diçka në dorë nuk u ka interesuar ta hapin këtë ngjarje. Nëse unë jam fajtori, ti hape dhe më dëno prapë, ke thënë 10 vjet si opozitë. Ka dhë një koncidencë, Azemi është dekoruar nga Presidenti por Vendimin e Gjykatës e ke pare? Nuk është për shkak të detyrës, është për konfliktet që kanë ndodhur, jo për shkak të detyrës.
Edhe familja e tij ka pretendime te vendimi I gjykatës, është I papërshtatshëm edhe për ato. Edhe për ata ishte e nevojshme të hapej, nëse jam fajtor të më dënojnë. Unë s’kam mbajtur ndonjë shpresë, ato i patën tetë vjetë me gjykatë, me prokurori me polici gjyqësore, çdo gjë e patën në dorë por nuk e hapën.
Pyetje: Ka një vendim të formës së prerë ju keni shkuar edhe në Strasburg.
Salihi: Bënë edhe lojë proceduriale në Strasburg, avokati im s’ka qenë fare se nuk shtë njoftuar, s’ka ditur t’i gjej adresën Ministria e Jashtme. Tani nëse duan ta zbardhin të më dënojnë mua prapë, të më dënojnë prapë dënim të përjetshëm. Por ta zbardhin çfarë ka ndodhur, kush e nxorri Azemin, kush ishte shkaktar. Se si ka mundësi, Izeti përmendi emrin në intervistën për gazetën përmend emër, ajo i ka parë edhe ka njoftuar Berishën. Si ka mundësi njeriu më i besueshëm i Berishës, mbesa e tij, ajo ka parë ngarjen. Është bërë histori nëpër gazeta supermbesa, jo kjo e vogla, ajo Shpresa si e ka emrin. Ajo e di gjithë PD-ja, ka qenë në lokal ka parë ngjarjen.
Pyetje: Gjendja në këtë moment, një shkrimtar Italian Dino Buxati ka një përcaktim psikologjik të një njeriu, vdekja e të gjithëve ne, njeriu vdes në shumë mënyra. Kur s’ke asnjë dhimbje, asnjë shqetësim dhe mjeku e konstaton që s’ka as një shqetësim asnjë dhimbje, për këtë shkak ka vdekur. Vdes në mënyra të tjera jo vetëm si qenie biologjike, ju mbaheni si qendroni?
Salihi: Familja ime ku jam rritur. Unë jam rritur në kullë prej guri, uroj ta vizitosh Tropojën ti shohësh kullat. Familja ime nga stërgjyshi, gjashtë breza janë mësuar të vuajnë në luftë, me pushtuesit, luftë kundër Zogut, shtëpia e familjes time është djegur tre herë. Të parët e mi kanë ndenjur të persekutuar në kohën e Zogut, më ra hise edhe mua. Ambienti ku jam rritur unë s’jam rritur në fushë me lule, në jetë luksi, që nuk e di se çfarë është vuajtja.
Pyetje: Ka ndodhur, ndodh që të burgosurit takohen me ju se do të dalin jashtë, ç’mendoni?
Salihi: Është pak e pabesueshme, edhe hasmin fute në burg dhe ke mbaruar punë me të. Jo më të shikosh një njeri të mirë që është padrejtësisht në burg, të themb dy-fish, ndjesi e mirë që po del jashtë, ndjesi e keqe që s’del dot vetë është e logjikshme.
Pyetje: Ku dallon e hëna nga e marta, e premtja nga e shtuna?
Salihi: E hëna me të hënën tjetër, i kemi veprimet në një orar të ndryshëm ndryshon programi në orar, asgjë tjetër. Këtu është jeta në vend.
Pyetje: Ke parë vetën në ëndërr sikur nuk je në burg?
Salihi: Në ëndërr e kam parë veten duke bërë xhiro me Berishën, normal që shoh ëndrra, shoh ëndrrat familjare, ato janë më të dhimbshme, fëmijët, prindërit që si ke, vëllezërit, nipërit mbesat.
Pyetje: Përfytyrojmë që ju dolët nga këtu, ç’është Jaho jashtë, në raport me atë pjesë që ishit dje, çfarë do të ndryshonte? Do ishte Jaho i djeshëm?
Salihi: Varet si thua Jaho, se si e njoh unë Jahon dhe si e njohin të tjerët është ndryshimi si dita me natën.
Pyetje: Ka njerëz që mund të kenë shkatërruar pjesë të njerëzimit, vepra të tmerrshme dhe mund të vdesin në lavdi. Ti, thonë që ke qenë te vrasja e Azem Hajdarit dhe mund të kemi një Jaho tjetër. E njeh këtë, Jaho i djeshëm duam s’duam… Ti dole, si do silleshe me Jahon e djeshëm, çdo bëjë në liri?
Salihi: Ai Jaho i takon të shkuarës, jeta vazhdon. Unë jam i vetëdijshëm që ka paragjykime për shumë gjëra, të paktën janë adminsitrata këtu 10 vjet, miqtë e fëmijërisë i kam edhe sot miqtë e adoleshencës, për mua ka rëndësi të më njohin familjarët dhe miqtë unë se heq dot paragjykimin.
Salihi: Takoj vetëm dy njerëzit e mij të afërt
Pyetje: Si është të kesh miq në burg?
Salihi: Unë s’përzihem fort, pak miq kam po ja kaloj shumë mirë me ta, pavarësisht arsyes që janë këtu, s’kam të drejtë të paragjykojë askënd.
Pyetje: A vjen kush për vizitë?
Salihi: Nuk lë askënd të vijë veç dy personave që janë njerëzit e mi, nuk lë prej 15 vjetësh nuk lejoj njeri.
Pyetje: Çfarë të bën përshtyje kur ndjek televiziorin?
Salihi: Televizionet, hipokrizi e madhe
Salihi: Ka shumë gjëra të jem i sinqertë, hipokrizi e madhe. Në përgjithësi të gjitha kanalet, emisionet njerëz politikan ose artistë që flasin për gjëra. Populli I thjeshtë e di, ai që është fqinjë në pallat e di shumë mirë si je ti. Kur I shoh disa që flasim habitem, kur di që realiteti është një tjetër.
Pyetje: Kisha bërë një pyetje për ju, si ndjehet njeriu kur vret dikë por ju nuk e pranuat.
Salihi: Ata natë që jam plagosur kam gjuajtur për të vrarë ata që dolën në pritë. Do të gënjeja po të thoja që s’kam gjuajtur për të vrarë. Jemi mbrojtur, njeriu mbron veten familjen, rrethin shoqëror.
Pyetje: A ke marrë ilaçe, merrni ilaçe për gjumë?
Salihi: Jo, jo.
Pyetje: Çfarë mendoni kur shihni në televizor pjesëtarë të familjes së Azem Hajdarit?
Salihi: Keqardhje për fëmijët e Azem Hajdarit
Salihi: Keqardhje për fëmijët e tij, keqardhje ndoshta me vetëdije pa vetëdije po i përdor politika, në një moment të caktuar kur ata shkojnë të kujtojnë babain përdoren nga politika, është gjynah sinqerisht.
Salihi: Dita më e bukur e jetës time kur Edi Rama fitoi me 10 vota në 2011
Pyetje: 15 vjet, ç’është gjëja më e mirë që ju ka ndodhur këtu në burg nëse ka një të tillë?
Salihi: Zgjedhjet e 2011 në Tiranë, fitoi Edi Rama me 10 vota, ai fitoi ajo është gjë e bukur, kurse e përditshmja sa herë flas me vajzat e mia, me nipat me mbesat, vëllezërit.
Pyetje: E do Edi Ramën?
Salihi: Jam me Partinë Socialist eta thashë, duhet ta duam edhe Ben Blushin tani, të gjithë drejtuesit që ka pasur. Unë e mendoj, ndoshta unë jam I gabuar, jam brenda ju jashtë i shihni ndryshe gjërat, por këta duan të bëjnë diçka. Para shumë vitesh duke folur me vajzën, ajo më tha dua të vij në Tiranë jo në Tropojë. E pyeta përse? Sepse Tirana është e bukur, më tha. Të paktën Tiranën e bëri, të kishte bërë edhe gjysmën e kësaj për këtë vend, ja vlen.
Salihi: Dita më e keqe e jetës time kur Sali erdhi në pushtet në 2005
Pyetje: Situata e këndëshme më the në 2011, po situate më e pakëndëshme?
Salihi: Në 2005, që erdhi Saliu në pushtet. Ata që më njohin e dinë që unë them të vërtetën, unë e fus në burg po të kisha pozicion, në burg, për dëshirë e fus në burg, asgjë personale nuk kam me të. Unë e njoh ja di edhe trimërinë edhe bujarinë, edhe sinqeritetin ia di. Pavarësisht se çfarë ka thënë kundër meje ai familjen time e ka respektuar. Stërgjyshin tim, ka qenë Bajraku Krasniqas, k në fotografi është i vetmi person deputet në 44’. E ka dekoruar Sali Berisha, shtëpia ku është bërë, Konferenca e Bujanit e ka përmendur disa herë. Nuk kam asnjë personale. Unë kam pas njoftime me familjen e tij. Por doja ta shihja në burg.
Salihi: Supozojme se nuk do te ndodhte vrasja, dhe ju nuk do te ishit ne burg. Si mendoni se do te ishte jeta juaj?
Salihi: Njeriu çdo ditë ndryshon, një libër të lexosh mëson diçka më shumë.
Pyetje: Ndonjehere, mendja njerezore eshte e prirur te mendoje tek mrekullite. Dikush vjen, hap deren e qelise dhe thote dil jashte. Ç’do te besh ?
Salihi: Te mrekullia nuk besoj, unë besoj te miqtë e mi.
Pyetje: Ke shumë të tillë?
Salihi: Kam mjaftueshëm, kam miq ata që kam pasur në punë, në shkollë, në gjimnaz ata që i kam njohur gjatë pune sa i kam njohur kur kam qenë shef, për mua mjaftojnë ata. Kush vjen gjatë rrugës mirëse ardhtë.
Pyetje: Marrim një rast hipotetik, veprimi I parë që do bëje?
Salihi: Do të takoja familjen time, gjëja më e arsyeshme. Kur je prind.
Pyetje: A do ti kërkosh falje dikuj?
Salihi: I kam kërkuar falje të gjithë atyre që kam lënduar me dije pa vetëdije
Salihi: I kam kërkuar falje të gjithë atyre që kam lënduar me dije pa vetëdije, të gjtihë ata që kam lënduar. I kam këkruar falje jo vetëm në këtë raste që flaism bashkë por në shumë raste.
Pyetje: Çfarë eshte nje gje qe te dhemb shume dhe per te cilen do te doje te ishe patjeter jashte?
Salihi: Ka moment kur flas me vajzat, po. Kur kanë ditëlindje, fundi I vitit të shkollës, kur marrin dëftesat, do doja të isha.
Salihi: Absolutisht nuk më ka sgkuar në mendje të vras veten
Pyetje: Jo gjithmone jemi njerez te forte, jemi edhe qenie te dobeta, te ka shkuar ndonjehere ne mend qe mund te vetevritesh?
Salihi: Absolutisht jo. Kam ndenjur 15 vjet pa parë njerëzit e mi, fëmijët, motrat, vëllezërit, niprit, mbesat. Ai që shkon në vetvrasje është njeri I dobët. S’do të përballesh me atë që ndodh.
Pyetje: Jeni njeri i zotit, besoni?
Salihi: S’jam praktikant, por besoj.
Pyetje: A besoni ne nje bote te pertejme. Nese po, cfare do korigjoje atje?
Salihi: Njeriu i bën vetë gjithçka për veten e tij.