Rama do të ketë fatin e ish-presidentit gjerman, që i shpalli “lu’ftë” “Bild”

360

Sonila Meço thotë se kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat me ish-presidentin gjerman Wulff, pas paralajmërimit për padi ndaj gazetarit të “Bild”, Peter Tiede.

“Në dhjetor 2011 presidenti gjerman Wulff merr në telefon kryeredaktorin e Bild, Kai Diekmann, një ditë para se tabloidi të publikonte një skandal huamarrjeje të tij.

Ëulff, që ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjirin Persik lë një mesazh agresiv në sekretarinë telefonike për Diekmann duke e kërcënuar me padi kundër gazetarëve të Bild, nëse publikonin artikullin.

Madje Wulff u shpreh për një “luftë” të vërtetë me Bild.

Wulff madje u përpoq të ndërhynte duke telefonuar Matthias Doepfner, drejtorin e Axel-Springer, që zotëron si shtëpi botuese ndër të tjera edhe Bild.

I përsëriti të njëjtin kërcënim, hapa ligjorë kundra gazetarëve të Bild.

Dy ditë më vonë, Wulff i kërkoi ndjesë kryeredaktorit të Bild. Artikujt u publikuan.

Në shkurt 2012 Wulff dha dorëheqjen”, shkruan ajo.(TemA)