Pse trenat nuk kanë rripa sigurie ?

449

Në 21 tetor një tren u përplas në Tajvan.

Bëhet fjalë për aksidentin më të rëndë në vend prej dekadash. 18 persona mbetën të vdekur dhe 190 të plagosur.

Instalimi i rripave të sigurisë në trena a do t’i bënte më të sigurtë ata?

Në realitet, vendosja e tyre mund të bënte më shumë keq sesa mirë.

Fuqia shtytëse e trenit e bën më të vështirë ngadalësimin, duke rritur kështu rrezikun e dëmtimit gjatë përplasjes.

Sipas “New York Times”, rripat e sigurisë mund të shkaktojnë dëmtime të shtyllës kurrizore gjatë një aksidenti, nëse qafa e pasagjerit shtyhet para.

Një alternativë mund të ishte rripat e sigurisë që vendosen rreth belit e supeve që ofrojnë më shumë siguri.

Po gjithsesi është këto rripa mund të dëmtojnë pasagjerët gjatë përplasjes, nëse shkunden nga vendi i tyre.

Nga ana tjetër, instalimi i këtyre rripave të sigurisë në të gjithë trenat do të ishte edhe shumë e kushtueshme për ata që i manaxhojnë.