Temperaturat e ulëta deri në -14 gradë celsius gjatë orëve të natës kanë krijuar forma interesante të akullit në bregun e liqenit të Pogradecit.
Edhe pse këtë vit më të pakta në sasi për shkak se liqeni nuk ka pasur dallgë të forta pamjet fantastike të krijuara natyralisht nuk mungojnë në breg të liqenit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e kreut të FSHF Armand Duka në Durrës. Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak minuta më parë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
Vlerat me të cilat përfaqësohet kompania AZ Group me seli në Lezhë dhe vizioni i saj kanë tërhequr vëmendjen e ambasdorit austriak në vendin tonë z.Christian Steiner. Ai ishte në një vizitë pranë kësaj kompanie ku është njohur me projektet inovative të realizuara dhe atyre në proçes, si dhe objektivat e saj për të ardhmen.
Politikat familjare në biznes të ndjekura për punonjësit e saj nga kjo kompani, kujdesi ndaj ambjentit dhe ndikimi pozitiv në ekonomi janë vlera për të cilat ambasadori Steiner ka dashur ti shohë më nga afër.
Në bisedën e zhvilluar gjatë vizitës, administratori i AZ Group z. Alban Zusi, e ka njohur shkëlqesinë e tij, ambasadorin Steiner me funksionimin e kompanive të grupit sipas modelit të ekonomisë qarkulluese, ku nënprodukteve shtazore që konsideroheshin të humbura e depozitoheshin në landfille duke shkaktuar ndotje mjedisore, sot u jepet vlerë e janë kthyer në të ardhura për ekonominë shqiptare.
Sipas z. Zusi vizioni i grupit është promovimi i metodave të qëndrueshme të të bërit biznes, dhe inspirimi i kompanive të tjera për të përqafuar këtë lloj modeli i cili përtej impaktit ekonomik, ndikon pozitivisht dhe në mjedis e në komunitet.
Pasi ka parë nga afër proçeset që kryhen në kompani, rolin dhe angazhimin e AZ Group, Z. Steiner ka prezantuar projektet e ndryshme që shteti austriak zhvillon në vendin tonë nëpermjet organizatave të saj dhe mënyrën se si mund të bashkëpunohet në projekte të përbashkëta me fokus përmirsimin e treguesve të klimës pozitive për punonjësit, ndikimit pozitiv në ambient dhe projekteve zhvillimore inovative të fokusuara në ekonominë qarkulluese.
Austria është ndër shtetet lider në fushën e teknologjisë së gjelbër që po ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë – duke përfshirë menaxhimin e mbetjeve, riciklimin, efikasitetin e energjisë, energjinë e rinovueshme, ndotjen e ajrit dhe menaxhimin e ujit. Me zgjidhjet e tyre miqësore me mjedisin dhe ekologjikisht të pajtueshme, kompanitë nga Austria janë në pararojë të përpjekjeve për të mundësuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve tona.
Do të jetë një ditë e mbushur me stres dhe ankth në të gjithë sektorët e jetës, si në sferën profesionale edhe në fushën e ndjenjave. Po ashtu do të ndjeni nevojën për të zgjidhur disa problematika, të cilat kanë të bëjnë me vendin e punës.
Demi
Do të jeni të karikuar me një energji të pashtershme gjatë kësaj dite, e cila do të jetë e shtrirë në çdo sektor. Mjaft e favorshme është fusha e ndjenjave dhe ajo profesionale.
Binjakët
Duhet të mundoheni të tregoheni më të hapur ndaj të rejave të rëndësishme, duke ndryshuar rutinën e kësaj dite. Parashikohet mundësia për të arritur objektiva të rinj.
Gaforrja
Duhet të mundoheni që të tregoheni shumë të duruar lidhur me konflikte ndërpersonale. Yjet këshillojnë që të shmangni çfarëdolloj diskutimi sentimental dhe familjar gjatë kësaj dite.
Luani
Do të përjetoni një ditë e cila do të jetë e ekspozuar kryesisht sa i takon sferës profesionale, ku duhet të qëlloni në shenjë. Edhe në fushën e ndjenjave, do të vijojnë disa përballje me kritika.
Virgjëresha
Do të përballeni me kërkesa të reja për tu vënë në lojë sa i takon sferës profesionale dhe asaj sentimentale. Do të keni mbështetjen maksimale të yjeve.
Peshorja
Do t’iu duhet të hidhni një hap mbas gjatë kësaj dite, në mënyrë që të qartësoni situata profesionale dhe familjare. Vetëm duke hapur sytë, do të dini si të veproni.
Akrepi
Ka disa ndryshime të rëndësishme të periudhës së fundit me të cilat duhet të përshtatni. Ndryshimet do të përfshijnë qoftë fushën e ndjenjave edhe atë profesionale, ndaj duhet të tregoheni të matur lidhur me hapat që do të hidhni.
Shigjetari
Të lindurit e kësaj shenje do të mund të mbështeten në ndikimin negativ të planetit të Venusit, duke përfituar nga mundësitë në sferën profesionale dhe sentimentale.
Bricjapi
Do të jeni mjaft të vendosur gjatë kësaj dite, ku ekziston mundësia që të hyni në konkurrencë në sferën profesionale. Fusha e ndjenjave do të jetë nën ndikimin pozitiv të yjeve.
Ujori
Do të ndjeni nevojën për të vendosur ekuilibër në jetën tuaj, duke u afruar më shumë me partnerin/en. Parashikohet një e premte pozitive.
Peshqit
Duhet të mundoheni të rrini larg kërkimit të mëshirës. Në këtë mënyrë nuk do të arrini asgjë. Do t’iu duhet të përqendroheni në objektivat profesionale dhe familjare.
Ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira dhe kthjellime në mëngjes, ndërsa gjate ditës kryesisht i kthjellët.
Parashikohet prezencë mjegulle e dendur nëpër lugina si dhe ngrica të forta në akset rrugore.
Era do të fryjë, me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8m/sek, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2 deri 3 ballë kryesisht në Jon. Të pranishme do jenë dhe ngricat e forta në akse rrugore.
Teksa po transmetohet live në kanalin e Youtube të presidencës turke ceremonia e pritjes mes dy liderëve në Rinas, disa komentues janë foksuar te gjatësitë trupore të tyre më shumë se tek ngjarja që po zhvillohej.
Turqit i thërrasin Erdoganit “burri i gjatë”, pasi ai është 185 cm, por duket se janë përballur me dikë edhe më të gjatë.
“Ne e thërrisnim Presidentin tonë ‘burri i gjatë’, por lideri i shqiptarëve qenka edhe më i gjatë se ai”, komenton i çuditur turku i quajtur Nevzat në kanalin e Youtube të Presidencës turke.
Për shkak të vizitës së presidentit të Turqisë Recep Tajip Erdogan në Tiranë, janë marr masa shumë të rrepta sigurie. Ai pritet që të vijë rreth orës 9 në aeroportin e Rinasit dhe më pas do të fillojë ceremonia e mirëseardhjes. Pas kësaj presidenti turk niset drejt Laçit, ku në orën 10.05 bëhet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç. Do të ketë edhe një fjalë të presidentit dhe po ashtu, presidentit do të zhvilloi vizita në shtëpinë e një familjeje në Laç.
Më pas në orën 13.00 Erdogan mbërrin në Tiranë dhe zhvillon një takim më kryeministrin Rama. Ndërkohë, shoqërimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nga ora 07.00 deri në orën 18.30 kur largohet do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA. Ndërkohë, që nga Ankaraja kanë mbërritur efektivë të Gardës turke, gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend, ndërsa forca turke një pjesë shkon në Laç dhe pjesa tjetër qëndron në Tiranë.
Nga ana tjetër, Policia ka bërë apel për qytetarët që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në Rinas para orareve të kufizimit që nisin nga ora 08:30 e mëngjesit të ditës së sotme. Ndërsa, sipas të dhënave në faqen e aeroportit të Rinasit ditën e sotme duke nisur nga ora 07:00 deri në 14:30 janë planifikuar 13 fluturime në nisje dhe 13 në mbërritje. Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej në mesditë nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e sotme paradite.
Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Ndërkohë, policia ka bërë me dije se rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasit, Rruga e Durrësit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” etj. “Për nevoja të sigurisë publike, bëjmë me dije përdoruesit e rrugës që udhëtojnë në aksin rrugor Milot-Vorë-Milot dhe në rrugët hyrëse dhe dalëse në këtë aks rrugor, se në datën 17.01.2022, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të po kësaj date, ky aks do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve. Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se do të ketë kufizime edhe për kategoritë e tjera të automjeteve rrugore, të cilat duhet të përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar. Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve në itinerarin mbikalimi i Laçit – Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Si dhe prej orës 08:30 të datës 17.01.2022 deri në orën 10:00 të po kësaj date, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas”, njofton policia.
Do të shfaqni një dëshirë të madhe për t’i dalë kundër nevojave të partnerit/es tuaj. Ndaj duhet të bëni kujdes për të kaluar çdo pengesë apo keqkuptim. Ata që janë vetëm duhet të bëjnë kujdes dhe të mos angazhohen në histori që nuk i bindin. Më mirë vetëm. Sa i takon punës, parashikohen objektiva të reja por jo shumë konkrete.
Demi
Kjo ditë parashikohet mjaft e mbushur me angazhime. Hëna parashikohet që të ndikojë në ndjenjat tuaja dhe në raportin në çift. Ata që janë vetëm mund të ndryshojnë mendim në momentin e fundit, lidhur me një person. Në punë, do të dini të ndiqni rrugën e duhur drejt suksesit.
Binjakët
Kjo ditë nuk do ju gjejë në maksimumin tuaj, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë lajm i këndshëm. Situata juaj sentimentale parashikohet të jetë me emocione. Ata që janë vetëm, duhet të vendosin rregull në mendimet dhe ndjenjat e tyre. Sa i takon punës, dita do ju gjejë shumë të vlerësuar dhe do arrini ti jepni drejtim një çështje mjaft të rëndësishme.
Gaforrja
Për hir të dashurisë ka shumë mundësi që të bëni gjëra që nuk i kishit menduar kurrë, aq sa do të befasoni edhe partnerin/en. Venusi do ju bëjë më të fortë dhe kurajoz dhe gati për tu përballur me gjithçka. Ata që janë vetëm të shtyrë nga pasioni, do të përfshihen në aventura të reja. Në punë, po jetoni një lloj qetësie, ndaj është momenti për ta shijuar.
Luani
Ndikimi i Hënës do jetë i pranishëm kudo në punë por edhe në çështjet e ndjenjave. Parashikohen njohje të reja për ata që janë vetëm, ku disa mund të lidhin miqësi të mira dhe të tjerë mund të shkojnë më tej. Kjo e shtunë do ju gjejë të përhumbur totalisht në punë, por kënaqësia personale do të sigurohet në sajë të rritjes profesionale.
Virgjëresha
Në fushën e ndjenjave parashikohen të reja mjaft të rëndësishme. Mund të bëni udhëtime që do ju bëjnë t’iu rrahë zemra. Edhe ata që janë vetëm mund të përfshihen në emocione dhe dashuri të papritura. Në punë, parashikohen investime të rëndësishme dhe financa në rritje.
Peshorja
Ekzistojnë të gjitha mundësitë që të jetoni një dashuri solide dhe të maturuar. Por janë kujtimet ato që nuk do ju lënë të qetë. Gjithë ata që janë vetëm, do të jetojnë një ditë të mbushur me ulje-ngritje, ndaj do ishte më mirë që të reflektojnë. Në vendin e punës, kjo ditë do të sjellë frytet e mundimit tuaj.
Akrepi
Ndikimi i Hënës nuk do të jetë aspak i favorshëm dhe do ju pengojë në ndjekjen e instinktit tuaj. Mbani parasysh idetë lidhur me një histori që keni përzemër. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë besim lidhur me njohjet e reja. Sa i takon punës, do të keni një mijë projekte ndërmend për të mbyllur, por rrezikoni që të mos përfundoni asnjë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë tensionet në familje por edhe me partnerin/en. Fati do ju ndihmojë që ti zgjidhni më së miri. Megjithatë parashikohet që të jetë një ditë e mbushur me qetësi dhe ekuilibër për çiftet. Humori nuk është ndër më të mirët për ata që janë vetëm, ndaj do të ishte më mirë që të shkëputeshit nga çdo gjë. Në punë çdo gjë do të shkojë më së miri, ku do të jeni në harmoni të plotë me kolegët.
Bricjapi
Shijojeni këtë moment qetësie në dashuri. Organizoni diçka speciale për të kaluar një mbrëmje romantike me njeriun tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm do të kenë një jetë tejet aktive dhe me njohje të reja. Në punë do të jeni shumë të gatshëm për të bashkëpunuar me kolegët dhe për të nxjerrë anët tuaja më të mira.
Ujori
Nën ndikimin e Diellit dhe Neptunit, kjo ditë do të favorizojë dashurinë. Ata që janë vetëm do të jenë të mbushur me dëshirë për të dashuruar, ndërkohë që parashikohen takime të shumta. Në punë parashikohet të ketë disa tensione të cilat rrezikojnë që t’iu nervozojnë.
Peshqit
Humori i keq dhe tensionet do të dominojnë jetën në çift të të lindurve të kësaj shenje. Mos u habisni nëse gjatë kësaj dite, partneri/ja të shohë vetëm rehatinë e vetë, pa iu marrë parasysh. Para se të brengoseni, bëni diçka për të thyer akullin. Dielli dhe Neptuni do të kenë ndikim negativ në shenjën tuaj gjatë kësaj dite. Prisni momente më të mira për të investuar.
Moti do të jetë i vranët dhe prej mëngjesit e prej mëngjesit drejt kthjellimit në zonat bregdetare dhe të ulta. Në mbrëmje sërish mot i vranët.
Në zonat malore moti mbetet me vranësira. Reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të pranishme deri në orët e para të mëngjesit e më tej ndërpriten në të gjithë vendin për tu rikthyer në mbrëmje në jug, juglindje e lindje në lartësitë mbi 300m.
Era do të fryjë nga verilindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 deri 4 ballë kryesisht në Jon. Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.