-14° celsius në Pogradec, akulli kthehet në “vepra arti”

202

Temperaturat e ulëta deri në -14 gradë celsius gjatë orëve të natës kanë krijuar forma interesante të akullit në bregun e liqenit të Pogradecit.

Edhe pse këtë vit më të pakta në sasi për shkak se liqeni nuk ka pasur dallgë të forta pamjet fantastike të krijuara natyralisht nuk mungojnë në breg të liqenit.