Kantonet, shpresa për Shqipninë

335

Rasti i fundit i riorganizimit te sistemit gjyqësor me racionalizim te tepruem te shpërndamjes re tyne deri ne centralizim absurd, me jep rastin me shpluhuros nji ide te vjeter, të cilin e kam ba objekt reflektimi e shkrimi heret në kohë. E kam fjalën per organizimin e shtetit shqiptar me sistemin kantonal, fort afer me mentalitetin tone, te zhvilluem ne vilajetet otomane, edhe pse ky i fundit ne sensin e indiferencës agresive ndaj ish provincës arnaute.

Pavarësisht fair plai-t qe kam perdor ne shkrimet e mia, une nuk kam ndonji vlersim të madh per demek rilindasit tone, as ata otoman qe kërkonin nji kamardare pshtimi, as ata te kshtene, te molepsun me nji romantiçizëm të smutë e depistues në raport me njohjen e nevojave komplekse të vendit tonë apo te gjeopolitikës te kohës dhe për pasojë të nevojës për nji kompromis të mire studiuem me trashigimtarët e shumtë të ish Portës te Naltë.

Harta kulturore e fetare e Shqipnisë, të dalun prej gërmallave otomane, ne proporcionet e saj të ponderueme, duhej të ishte embrioni dhe themeli i organizimit kantonal të vendit me nji qeveri konfederale të përbashkët, simbas parimit te subsidiaritetit të kompetencave e krejt përfaqësuese për shprehitë plurale të vendit tonë. Sensi i përkatësisë, nji farë homogjeneiteti relativ kulturor e fetar, janë terreni i volitshëm për zhvillimin e virtyteve demokratike dhe garante të nji predispozicioni empatik e sinergjik në raportet me kantonet e tjera dhe ata ndërkombëtare.

Thjesht me ilustrue arsyetimin në fjalë, nji kanton i cili përfshin Malësinë e Madhe, Shkodrën, Zadrimën, Mirditën, Nikaj Mertur, Bregun e Matës deri në Shën Pjetër (Kepi i Rodonit), bashke tre Kantone te tjera te mbetuna, dy në jug e tjetri në Shqipnin e mesme, do të ishte bekim për vendin, tue I ndrru kursin e nji kulture centraliste fisnore super te kalbun. Vazhdimi i statuoskuose aktuale, asht thjesht vazhdim i supremacisë arbitrare te nji fisi që e ka imponue padrejtësisht kontingjenca historike, kjoftë zona e parë operative apo medemek bathorja e post monizmit, sikur pretendon fisi i vjetit 1944. Nji shqiptari e rrejshme, e përpunueme në andrrat romantike apo të atyne me avuj alkoolit, e cila s’ka lidhje me realitetin faktik, asht kene baza e aparteidit që instaloi zona e parë operative me Hoxhën Enver ne krye.

Kultura e aparteidit asht shume e përhapun në qeverisje, në kulturë e kudo. Organizimi kantonal do të zgjidhte edhe çashtjen sensitive të kodifikimit arbitrar të gjuhës shqipe, ku secili kanton do të kishte tagrin me lëvrue idiomen e vet të natyrshme dhe amtare. Nji Shqipni me sovranitet relativ kantonal, të sintetizuem me nji konfederat kombtare të butë, do të ishte modeli ma interesant edhe per vende te tjera në gadishullin ballkanik që kanë probleme me qeverisë kompleksitetin e shoqnive përkatëse.

Nga | Nest ZEFI