Pëllumb Pipero: Virusi është bërë më agresiv! Ja çfarë po konstatojmë tek pacientët

99

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero mendon kjo situatë vjen pasi shumë persona po ekspozohen më gjatë ndaj virusit ndërsa shumë të tjerë po hezitojnë të shkojnë në kohën e duhur në spital.

“Rrinë me komplikacione në shtëpi. E ka thënë disa herë që ka një lloj skepticizmi për të ardhur në spital. Koha e ekspozimit ndaj virusit ka qenë më e madhe”

Ndërkohë virusi sipas infeksionistit është bërë më agresiv dhe këtë Pipero e lidh me shenjat që po shfaqin shumë prej personave të infektuar.

“Po konstatojmë raste me tre katër ditë klinikë dhe prekje shumë të gjerë të mushkërive. Kjo prekje ka avancuar në mënyrë të heshtur dhe më pak klinikë”, tha Pipero për abc news.

Pëllumb Pipero