Protesta e 16 marsit, dalin udhëzimet e PD-së

427

Partia Demokratike po përgatitet me detaje për protestën e madhe të opozitës më datë 16 mars, dhe strukturat e partisë opozitare duhet të zbatojnë një plan të mirë përcaktuar.

Sipas udhëzimit të kryetarit Lulzim Basha, dokument që A2 CNN tashmë ka zbardhur,

Raportimi i parë e nevojave nga degët e partisë do të jetë 10 marsi, brenda orës 17:00, ndërsa ia final më 14 mars, ku do të përcaktohen edhe nevojat objektive për ndihmë logjistike.

Interesante është pjesa e dokumentit që ka të bëj me përcjelljen e mesazhit të protestës, “të njëjta me ato të protestës së 16 Shkurtit, duke shtuar që opozita ka hedhur një hap të ri, dorëzimin e mandateve për të qenë bashkë me qytetarët dhe të barabartë me to në përpjekjet për mirëqenien e qytetarëve dhe një Qeveri që punon për qytetarët”.

Degët janë të angazhuara të përcjellin këtë mesazh në çdo formë “takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata, etj”.