Anëtarëve dhe delegatëve të PD-së mbrëmjen e sotme iu ka mbërritur në telefonat e tyre një ky mesazh: “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën. Pasoja për PD nëse ndjek një të shpallur non grata.”
Një reagim në lidhje me këtë mesazh ka ardhur edhe nga demokrati Gent Strazimiri.
“Të paktën në turp, a keni limit? Sapo më erdhi dhe mua ky link, pasi ka shkuar në çdo numër anëtari të PD!
Databazën e numrave telefonikë ia kemi besuar Kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe të gjithë atyre që u kemi dhënë prokurë të ndjekin punën, për të na kontaktuar për nisjen e “betejës që sapo ka filluar” kundër Edi Ramës….
Përse e shfrytëzojnë numrin e telefonit që kemi depozituar? Për të nisur një link me sms, pa numër, si “ilegalët” nëpër filmat e komunizmit, jo “kundër regjimit”, jo për të njoftuar “betejën kundër Edi Ramës”… JO!
Është një link kundër Sali Berishës… sepse për “betejë kundër regjimit” … u pret puna… Armiku i qiraxhinjve të selisë është Sali Berisha, jo Edi Rama! Ata që s’kanë të njëjtën betejë me ne, të njëjtin armik si ne, nuk mund të na drejtojnë! Nesër pushohen nga puna! 11 dhjetor 2021, ora 10″, shkruan Strazimiri.
https://m.facebook.com/gent.strazimiri.3/posts/4735021719888886