3 shkollat e Lezhës shpallen fituese në konkursin “Service Leraning” në konkursin rajonal nga 77 shkolla renditen të Europes Qëndrore dhe Lindore.

326

Në Prizren të Kosovës është zhvilluar Konferenca Rajonale “Service Learning” për Europën Qendrore dhe Lindore, ku konkuruan me projekte të tyre 77 shkolla nga 6 shtete.

Metodologjia ” Service Learning“ ose “Të nxnënit përmes shërbimit” është një metodë mësimdhënieje, që kombinon kurrikulën teorike duke angazhuar fëmijët që të përfshihen në projekte si edhe nxit të mësuarin në aspektin praktik.


Ështe një metodë që e bën të mësuarin praktik dhe argëtues dhe nxit përfshirjen e femijëve.
Kjo metodologji është zbatuar falë një partneriteti Ndërkombetar nga CLAYSS , Argjentinë, MIOS, Bosnje Herzegovine , Organizata TOKA, Kosovë , Fondacioni Mary Ward Loreto si patner përfaqësues për Shqiperine , Forum MNE , Mal i Zi dhe Transylvania College, Rumani .
Prej 3 vitesh Fondacioni Mary Ward Loreto ka bashkëpunuar me DRAP për Rajonin e Veriut dhe ZVAP Lezhë në zbatimin e kësaj metodologjie në shkolla, ku ka ofruar mbështetjen teknike dhe financiare për zbatimin e këtyre projekteve.
Sipas Koordinatores së këtij fondacioni Afërdita Gjoni mësohet se, në konferencen rajonale të zhvilluar ndërmjet 6 shteteve si Bosnja Hercegovina, Rumani, Sllovakia, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia , nga 77 projekte konkuruese ku 3 shkolla të Lezhës dhe një e Fierzës së Tropojes u shpallen fituese.


Shkolla 9- vjecare “Nënë Tereza” Lezhë u shpall fituese e cmimit të parë , me projektin “Angazhimi i shkollës për qytetari aktive”. Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë me projektin “Gatuaj recetën e gjyshes”. Shkolla 9- vjeçare “Besëlidhja” me projektin “Dixhitalizimi një domosdoshmëri”.


Gjithashti edhe Shkolla “Matosh Uka” me projektin “Mbledhim fjalë ruajme tradita” u vlerësuan me cmime nderi dhe ishin nga projektet me cilësore pas 3 cmimeve fituese.
Gjoni theksoi se, bashkë me stafin e këtyre shkollave dhe me angazhimin e fëmijeve ndjehemi krenar dhe me plot energji për të vijuar zbatimin e kësaj metodologjie që sjell me afër trinomin nxënës , shkollë dhe komunitet pa lënë mënjanë strukturat qeverisëse për të rritur llogaridhënien për shërbime më cilësore arsimimi për brezat e ardhshëm.


Drejtoresha e ZVAP Lezhë Antoneta Suta deklaron se, ndjehemi krenar që në Konferencën Rajonale të “Service Learning” për Europën Qendrore dhe Lindore shkollat 9 – vjeçare “Nënë Tereza”, 9 – vjeçare “Besëlidhja” dhe shkolla e mesme profesionale “Kolin Gjoka” u renditën në top 5️⃣, si pjesë e një konkurimi të zhvilluar mes 77 shkollave të rajonit
SUPER KRENAR që shkolla 9 – vjeçare “Nënë Tereza” zuri vendin e I-rë, mes 77 projektesh konkuruese të 77 institucioneve arsimore të Europës Qendrore dhe Lindore; projekte këto që synojne rritjen e cilësisë së arsimit në shkollat e ZVAP Lezhë.
Bravo kampionë!

Nga | LINDITA KOKAJ