Moti Sot, e diel 12 dhjetor 2021

159

Ditën e diel parashikohet të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura

Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar. Nga orët e mesditës reshjet e shiut do shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Me pas intensiteti i reshjeve ulet.

Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër do ketë reshje dëbore. Të pranishme do të bëhen mjegulla e dendur në lugina në orët e mëngjesit dhe ngrica në ekstremet malore.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje –Jugperëndim me shpejtësi 2-12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.