Horoskopi për ditën e hënë, 29 nëntor 2021

Dashi

Ka shumë mundësi që të përfshiheni në një bashkëpunim të frytshëm, siç e keni dëshiruar prej kohësh. Me gjasë mund të bëni një blerje të bujshme, lidhur me një makinë apo shtëpi.

Demi

Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj të diele të jeni më të kujdesshëm. Duhet të mendoheni dy herë para se të përfshiheni në plane të reja veprimi.

Binjakët

Më në fund do mund të merrni frymë lirisht. Edhe në vendin e punës parashikohet që të merrni kënaqësitë e duhura, gjë që vlen edhe për fushën e ndjenjave. Kjo e diele premton të jetë mjaft e favorshme dhe pa stres.

Gaforrja

Tregoni më shumë kujdes për veten tuaj. Bëni mirë që të bëni edhe një vizitë te mjeku në mënyrë që të parandaloni një problem shëndetësor.

Luani

Jeni shumë të zotët në atë që bëni dhe për këtë arsye mos iu kushtoni rëndësi fjalëve. Rrini të fokusuar në objektivin tuaj dhe do ja dilni më së miri mbarë.

Virgjëresha

Kjo ditë do të sjellë shumë gëzime për ju, duke nisur nga puna, ku do të korrni sukses për mundin e dhënë. Sa i takon jetës në çift, parashikohet një e premte fantastike.

Peshorja

Mos u mundoni të bëni gjëra të pamenduara, pasi miqtë tuaj e kanë kuptuar se ka diçka që nuk shkon. Duhet të jeni më të matur dhe të veproni me kujdes në çdo taktikë tuajën.

Akrepi

Mundohuni që të përkushtoheni më shumë në aktivitete që do ju sjellin të mira lidhur me fitimet. Parashikohet që dikush të ketë besim të madh dhe të investojë bujshëm tek ju.

Shigjetari

Një diskutim i dalë nga kontrolli, një veprim impulsiv apo një vendim i nxituar, mund të prishin totalisht planet tuaja. Kështu që këshillohet që gjatë kësaj të premteje të tregoni kujdes me çdo rrezik me të cilin do të përballeni.

Bricjapi

Gjithë ata që kanë kontakte me fëmijët, do të kenë konflikte gjeneratash. Këto situata kërkojnë që të tregoni kujdes dhe maturi, në mënyrë që të mos pendoheni për veprimet tuaja.

Ujori

Gjatë kësaj të diele parashikohet që të tregoni më shumë kujdes lidhur me shpenzimet ekstra. Të ardhurat tuaja nuk janë fare të favorshme, ndaj mendohuni mirë para se të fusni dorën në xhep.

Peshqit

Më në fund kjo e diele do të sjellë një fitim ekstra, i cili do ju ngrohë. Një gëzim në familje, do bëjë që të përjetoni emocione të forta.

Moti Sot, e hënë 29 nëntor 2021

Nesër moti në vend parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Parashikohen reshje shiu të here pas hershme me intensitet të ulët, ndërsa në jug reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri mesatar. Në lartësinë mbi 1500 metra në zonat malore, parashikohen reshje bore, ndërsa në veri-verilindje në orët e mbrëmje reshje bore në lartësinë mbi 900 metra.

Era do të fryjë nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitoj shpejtësi deri në 20m/sek, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5-6 ballë.

Ja kush ishin mirditorët në radhët e UÇK-së që u kthyen në ‘makthin’ e ushtrisë serbe në luftën e Kosovës

Në luftën e fundit për pavarësi të shqiptarëve, atë në Kosovë, mirditasit nuk kursen asgjë në shërbim të kauzës për çlirim dhe shumë prej djemve të familjeve të fisme mirditore dhanë jetën për liri krah vëllezërve të tyre nga mbarë trojet shqiptare.


Markalleshët e Shebes së Mirditës qëndrojnë krenarë në altarin e lirisë së Kosovës. Kur kulla e tyre në Vraniq të Gjakovës u rrethua nga Milicia dhe ushtria serbe në 7 gusht të 1998, Marku plak nuk u ligsht, urdhëroi djemtë e tij të marrin armët gati dhe të luftojnë për të mbrojtur kullën. Lufta në kushte të pabarabarta ka zgjatur për orë të tëra, jehona e kësaj beteje ngriti në këmbë rajonin e Dukagjinit. Në këtë betejë ranë heroikisht katër djemtë e familjes Markalleshi. Marku, Preni, Kola dhe Mema në lule të rinisë e paguan me jetë çmimin e rëndë të lirisë.
Kol Mirdita, familja e të cilit nga Mirdita ishte vendosur në Ranoc të Lugut të Drinit, eci në gjurmët e paraardhësve të tij, të cilët luftuan ushtritë serbe në krah të forcave të Ndue Përlleshit.


Kol Mirdita ishte ndër të parët që u radhit në radhët e UÇK-së, ndërkohë bashkë me djem të tjerë të Ranocit luftoi në zona të ndryshme të Kosovës kundër okupatorit serb. Kol Ndrec Mirdita u vra në luftime me forcat serbe mbrëmjen e 9 korrikut 1998, duke kaluar në altarin lirisë.


Ndërkohë djemtë e tjerë mirditorë të Lugut Drinit që u rreshtuan të parët në radhët e UÇK-së krah vëllezërve të tyre gjakovarë nën Brigadën 112 dhe formacione të tjera ushtarake janë Pjetër Gjergjaj, Simon Rrapi, Leonard Gjergjaj, Martin Selitaj, Gjergj Mirdita, Pal Zef Mirdita, Agron Jaku, Kolë Zymi, Pashk Zymi, Gjergj Simoni, Filip Simoni, Pashk Kola, Pjetër Tanushi, Zef Përnokaj, Gjon Përnokaj, Gaspër Lazri, Albert Lazri, Ndue Ndreca, Gjokë Selmani, Anton Selmani, Nik Ndreca, Arben Kabashi, Bekim Quni, Pashk Palushaj dhe Nikë Frroku.
Pal Paluca i Mirditës së Prizrenit në vitet kur okupatori serb pushton Kosovën dhe nis masakrat ndaj popullsisë civile lë Gjermaninë dhe vendos të kthehet në Dardani ku rreshtohet në radhët e UÇK-së, fillimisht në Trapeticë të Velezhës së Prizrenit dhe më pas në mbarë Kosovën.


Pal Mark Paluca luftoi krah Fehmi e Xhevë Lladrovcit. Në 5 maj të 1999 në një betejë të ashpër dhe të pabarabartë me milicinë serbe ai u shua për të mos vdekur kurrë, teksa trupi i tij prehet pranë bashkëluftëtarëve, Remzi Ademaj dhe Tahir Sinani.
Edhe dy kushërinjtë e Pal Palucës, Leonard Paluca dhe Agron Paluca ranë dëshmorë duke luftuar heroikisht për lirinë e Dardanisë.
Dy ndër strategët e betejës së Koshares, që i shkaktoi disfatën më të rëndë ushtrisë serbe në luftën e Kosovës janë mirditore, si Agim Ramadani, që njihej me emrin Katana, familja e të cilit është zhvendosur në Kosovë nga Kaçinari i Mirditës, ashtu edhe Komandanti tjetër, Anton Çuni, familja e të cilit u vendos në Prizren nga Selita e Mirditës.


Ndër djemtë mirditorë që morën pjesë aktive në luftime në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishin pjese e betejës së Kosharës nën Brigadën 138 Agim Ramadani, janë Luigj Nikolla Paluca, Marjan Pren Marku, Mark Pashk Coli, Robert Mikel Gjergji, Tom Nikoll Gjergji, Anton Mëhill Lleshi dhe shumë të tjerë djem mirditas të Prizrenit.
Ndërkohë shumë djem mirditas që jetonin në Amerikë u bënë pjesë e batalionit Atlantiku dhe zbarkuan në Kosovë, duke u rreshtuar në radhët e çlirimtarëve.


Krahina e Mirditës, krahas Tropojës, Hasit, Kukësit dhe Pukës gjithashtu ka qenë një ndër bazat kryesore në veri të vendit të furnizimit me armë dhe municione të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe trajnimin e efektivëve te saj.
Këta bij Mirdite kanë ecur në gjurmët e lavdishme të paraardhësve të tyre që u flijuan për Kosovë, si Zef Kol Ndoka, Pjetër Çeli, Zef Gjidoda që u kthyen në tmerrin e xhandarmërisë serbe në vitet 1920-1930.


Betejën kundër Serbisë e vijuan denjësisht Ndue Përlleshi e Ndrec Nikolla me të tjerë mirditas që luftuan krah Shaban Polluzhës kundër komunistëve sllavë.
Ndërkohë nuk duhet harruar kontributi i paçmuar i Anton Çetës, birit të Mirditës që mori përsipër misionin e shenjtë të pajtimit të gjaqeve në Dardani dhe Shqipërinë e Epërme.

/Përgatiti Elkier Bushkolaj

Horoskopi Sot, e diel 28 nëntor 2021

Dashi

Në përgjithësi dita e nesërme pritet të jetë e mirë. Veçanërisht në planin sentimental priten zhvillime të reja.

Demi

Nesër është mirë që të tregoheni shumë të matur dhe shumë të durueshëm, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraste e përplasje. Mundohuni të mos qëndroni prapa të tjerëve.

Binjakët

Është një periudhë jo shumë e mirë kjo që po kaloni, por duhet të tregoheni të duruar, pasi është një situatë e përkohshme. Nuk ju mungojnë as aftësitë e as optimizmi për t’ia dalë mbanë.

Gaforrja

Për arsye se yjet në shenjën tuaj nuk janë në një pozicion favorizues për ju në aspektin ekonomik, do të ishte mirë që nesër ta mblidhnit pak dorën për të mos shpenzuar shumë.

Luani

Mërkuri mund t’ju rikthejë kthjelltësinë shpirtërore dhe mendore njëkohësisht. Polemikat e kota nuk ndihmojnë aspak për të ruajtur raportet me dikë.

Virgjëresha

Sinjale qëndrueshmërie në aspektin ekonomik vijnë nga Saturni që gradualisht do të bëhet dominues në shenjën tuaj. Kujdes, sepse mania për të pasur gjithçka mund t’ju rrezikojë shumë.

Peshorja

Tani duket se ka ardhur koha dhe momenti për të luajtur kartën tuaj më të mirë sepse janë shumë të çmuara për ju energjitë që ju vijnë nga Merkuri. Raportet me partnerin në rrugën e përmirësimit.

Akrepi

Qielli juaj nesër është mjaft i ngarkuar dhe parashikohet një ditë mjaft intensive, si në impenjimet e karakterit profesional ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me ndjenjat. Shëndeti me luhatje.

Shigjetari

Situatë kryesisht pozitive me yje një harmoni të tillë që e bëjnë atmosferën që ju rrethon mjaft pozitive dhe kjo do të ketë efekte të tilla edhe në raportet ndërpersonale dhe jetën në çift.

Bricjapi

Duhet të tregoheni shumë të matur dhe të hidhini nga një hap të vogël përpara. Dobësimi i ndikimit të Marsit e ka ulur paksa agresivitetin tuaj.

Ujori

Nën dominimin total të Afërditës në shenjë do të ndjeni një sens sigurie dhe ngrohtësie që do t’ju risjellë qetësinë e munguar shpirtërore. Duhet të jeni më të hapur me partnerin.

Peshqit

Duket se është dobësuar disi ndikimi i Marsit, ndërsa gjithnjë e më aktive është Hëna që stimulon ndjeshmërinë dhe sentimentalizmin tuaj. Ju këshillohet të tregoheni tolerantë me partnerin.

Moti Sot, e diel 28 nëntor 2021

Mëngjesi i kësaj dite do të nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Pas mesditës do të kemi shtim të vranësirave por pa sjellë reshje shiu. Në të njëjtat kushte atmosferike pritet të kushtëzohet edhe nata.

Temperaturat e ajrit do rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kohë kanibale / Opinion nga Nest ZEFI

Efektet e krizës të thelle morale në të cilën janë shkapet shqiptaret në Shqipni e Kosovë, ku po asistojmë të tronditun e te pafuqishëm përballë thymjes të kodeve të paprekshme të njerëzimit ne kohë paqet, si vrasjet e fmive e personave të tjerë vulnerabël, nuk janë thjesht rastësi, por pasoje gati direkte e nji kanibalizimi të frikshëm të jetës sociale e politike të vendeve tona.

Tashma bota ne pergjithsi e ajo shqiptare ne veçanti, kane adoptue metodën e kaosit dhe të egoizmit të shfrenuem për me qeverisë shoqnitë e tyne, tue induktue te njerzit instinktin e tufës per me ratifikue vendimet e tyne diabolike. Në vend që të merren masa drastike, urgjente e te menjëhershme për me çarmatosë agresorin real e potencial, llomotitet e shkarraviten ide, postulate e marrina shabllone të huazueme në blogosferen virtuale si; nevoja ose jo e dënimit me vdekje, leverdia e tij etj.

Me mijëra shoqata operojnë per fmi, gra e kategori të tjera vulnerabël e miliona lek harxhohen medemek me “sensibilizue” e madje edhe ata qe punojnë aty nuk e kuptojnë qëllimin thellësisht antinjerzuer të ktyne agjencive, të cilat kane ra pre e lobeve kulturore, tashma te degradueme në perversitet e urrejtje sidomos ndaj grave e fmive.

Bahen “sensibilizime” pompoze me mbrojt gratë, por asnji fjale nuk thuhet per ata gra qe nuk lejohen me le, sidomos ne vendet me kulture otomane e ato te lindjes të mesme, ku mbizotëron aborti selektiv ndaj gjinisë femnore. Urrejtja patologjike ndaj grues si nane, tue e kompensue me iluzionin si grue sall “ne karriere”, asht apoteoza e ksaj poshtërsie kulturore qe po tentohet me u induktue edhe ne vendin tonë. Koncepti I mbrojtjes të grues ne ligjërimet hipokrite te ktyne celebrimeve pompoze, janë thjesht pretekst e sebep me shkaterrue familjen, natyrën e saj te hapun ndaj jetës dhe rritjen e fëmijëve me dashni prej nji nane e babe e rrethi familjar të shendetshem.

Prindi A e B asht rrjedhojë logjike e shkatërrimit të familjes si projekt i Zotit, tue zëvendësue me nji projekt të djallit me ftyrë demek njerëzore e të drejtave te njirit. Vrasësit e fëmijëve, perfshi edhe kto të kronike të freskët shqiptare, nuk janë fort te panjohun per nahijen tone; ato jane shndrrue ne te “fortit” e lagjes e politika I ka punsue në fushata elektorale e zullume të tjera të tyne dhe gëzojnë imunitet publik e sigurisht jane edhe rrezik publik per te gjithe ne. Mesazhet qe po jepen ndaj fmive nuk jane inkurajuese edhe prej institucioneve politike, kulturore e fetare, ndaj te cilave pritet matuni e urti e madhe. E kam fjalën per fushatat ideologjike per vaksinimin e tyne, edhe pse evidencat shkencore thonë se nuk asht e nevojshme, madje krejt e nxitueme dhe e gabueme.

Nji aktor shqiptar me emnin Robert Ndrenika, kishte shkrue se fmitë duhet te vaksinohen sepse kshtu ata mbrojnë gjyshat prej transmetimit te virusit, ne nji kohe qe duhet te jete e kundërta. Pra, ai i ftonte fmitë të bajne nji “akt dashnie” ndaj gjyshave, tue harrue se “dashnia” e imponueme pa dëshire asht thjesht përdhunim. Nji motivacion i tille, perveç se çnjerëzor e shprehje e nji egoizmi patologjik të gjyshit aktor Ndrenika, asht ne kundërshti të plotë me nji nen të konventës të OKB për fmitë. Madje edhe autori pedofil që ka shkrue Konventën e OKB per të drejtat e fmive, kishte pase skrupullin me kristalizue ne konvent idene per mos me i vaksinue fmitë per llogari të tjetrit dhe kur nuk asht e nevojshme per ta.

Klima kulturale për me mbrojt gratë, fmitë e të gjithe, ndërtohet, tue jetue nji ekologji njerzore të virtyteve simbas natyrës të njirit e jo perversioneve të induktueme prej pushteteve mondane te antiKrishtit..
Shpërfillja sociale e ktyne modeleve vrastare, carmatosja e agresorit si mbrojtje e nevojshme e shoqnisë me çdo mjet e formë, duhet të jete zgjidhja imediate. Diskutimet bahen ma mrapa.

Horoskopi Sot, e shtunë 27 nëntor 2021

Dashi

Prindërit tuaj ose një çift tjetër afër jush mund të grinden dhe mund të pritet që të
merrni anën e dikujt. Mos e bëni! Është më mirë të qëndroni mënjanë dhe t’i lini t’i
zgjidhin vetë mosmarrëveshjet duke u kujdesur kështu për të dyja palët. Më e mira që mund të bëni në këto rrethana është të përpiqeni të ndihmoni në ndërmjetësimin e një kompromisi.

Demi

Dikush që ju e njihni mirë mund të jetë duke thënë diçka për ju ndërsa intuita juaj ju tregon një tjetër. Shoku yt ndoshta është i shqetësuar nga diçka e sikletshme. Mos e sforconi për t;ju treguar. Do të dalë në një kohë tjetër. Nëse doni të ndihmoni, shpërqendroni mikun tuaj duke e nxjerrë atë në darkë ose një film. Kjo duhet të heq mendjet tuaja nga telashet për një kohë të gjatë.

Binjakët

Një shoqe femër mund të duket se është e mërzitur me ju. Nëse pyesni se çfarë është e gabuar, ajo me siguri do të thotë: “Asgjë”. Përdorni intuitën tuaj për të nxjerrë atë që e shqetëson dhe pastaj përpiquni ta bëni atë në një farë mënyre që të pajtohet më ju. Ju mund të dëshironi të rivlerësoni miqësinë tuaj. Ajo mund të jetë jo shumë komunikuese. Shprehja “njohje” mund t’i përshtatet asaj më mirë sesa “mik”.

Gaforrja

Disa njerëz me të cilët kaloni shumë kohë mund të hyjnë në një debat mbi konceptet shpirtërore ose metafizike. Kjo mund të bëjë që ju dhe të gjithë të tjerët të mbeteni të pakënaqshëm. Kjo nuk është koha që të ndërmjetësoni. Të dy palët e përfshira janë shumë të bashkangjitur në pikëpamjet e tyre. Ndryshoni temën!

Luani

Disa njerëz me të cilët kaloni shumë kohë mund të hyjnë në një debat mbi konceptet shpirtërore ose metafizike. Kjo mund të bëjë që ju dhe të gjithë të tjerët të mbeteni të pakënaqshëm. Kjo nuk është koha që të ndërmjetësoni. Të dy palët e përfshira janë shumë të bashkangjitur në pikëpamjet e tyre. Ndryshoni temën!

Virgjëresha

Mosmarrëveshjet dhe tunduesit mund të pengojnë përfundimin e një projekti të rëndësishëm. Mund të ketë një detaj të planit për të cilin disa njerëz thjesht nuk mund të bien dakord. Është më mirë të përpiqeni të ripërpunoni sesa të përpiqeni t’i afroni të gjithë në këndvështrimin aktual. Të gjithë janë shumë të tensionuar për të dëgjuar arsyen. Në vend të kësaj, dëgjoni ato që ata kanë për të thënë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Peshorja

Miqtë janë një pjesë e rëndësishme e jetës suaj. Ndërsa plakeni do të zbuloni se ato bëhen edhe më shumë. Nesër mund të zgjeroni rrethin tuaj të miqve nga një ose shumë. Ndoshta ju do të bashkoheni me një grup me interes të ngjashëm me tuajin. Ndoshta do të njiheni me dikë me të cilin ndjeni një lidhje të menjëhershme. Sido që të jetë, ky person ose persona do ta pasurojnë shumë jetën tuaj.

Akrepi

Emocionet tuaja mund të ndryshojnë intuitën tuaj nesër. Ju mund të mos merrni mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve ashtu si veproni normalisht, dhe mund të ndjeheni si në disavantazh. Kjo është vetëm një kusht i përkohshëm. Nesër thjesht do të duhet të mbështeteni në logjikë. Kjo mund të jetë e dobishme në fund. Intuita është më e dobishme kur kombinohet me intelektin.

Shigjetari

Nesër mund të ndjeheni veçanërisht pasionantë dhe dëshirues të disa kohërave vetëm me shpirtin tuaj binjak. Sidoqoftë, partneri juaj mund të ndalohet nga përgjegjësi të tjera ose mund të mos jetë në humor. Kjo mund të jetë zhgënjyese, por mos u zemëroni. Ju nuk po refuzoheni, edhe pse mund të duket kështu. Lini një takim për nesër. Më mirë vonë se kurrë!

Bricjapi

Partneri juaj mund të pritet në shtëpinë tuaj nesër, por nuk shfaqet, dhe madje nuk mund të komunikojë as me ju. Kjo mund të bëjë që ju të shqetësoheni. Por mos u shqetësoni sepse të gjitha shenjat janë që ai është në rregull. Trafiku është fajtori më i mundshëm që mund ta vonojë pak më tepër.

Ujori

Dikush me të cilin duhet të kontaktoni për informacion mund të jetë përkohësisht i
padisponueshëm. Ju mund të duhet të përpiqeni të gjeni gjithçka që ju nevojitet diku tjetër. Kjo mund të jetë e vështirë.

Peshqit

Ju ndoshta jeni ia dalë më mirë financiarisht sesa prej një kohë të gjatë, por ende nuk mund të keni arritur disa nga qëllimet monetare që do të përcaktonit. Kjo mund të jetë në mendjen tuaj nesër. Mund të jetë më produktive të gjesh qetësi një mënyrë që të mendoni ide të reja. Ju mund ta bëni atë.

Moti Sot, e shtunë 27 nëntor 2021

Dita e nesërme parashikohet të ketë mot të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina.

Era do të fryjë me drejtimin Verilindje-Veriperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2 ballë.

Aksident në Laç, dyshohet se është përfshirë eskorta e Berishës

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të Kurbinit, ku raportohet të jenë përfshirë 3 makina.

Sipas të dhënave paraprake, mendohet se dy nga makinat e përfshira në këtë aksident i përkasin eskortës së ish kryeministrit Sali Berisha.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e mjeteve dhe lagështia në rrugë nga reshjet e orëve të fundit.

Sali Berisha ndodhej pak më parë në qytetin e Laçit ku mbajti takimin e radhës me demokratët përpara Kuvendit të 11 dhjetorit.

Njoftimi i Policisë

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Shkon në tre numri i të vrarëve në autobusin me nxënës / Shoferi, një vajzë dhe një djalë 17 vjeç

Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se ka ndodhur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

Mediat marrin vesh nga burime se kanë mbetur të vdekur tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Nxënësja ka vdekur në spital, ndërsa shoferi i autobusit në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për media se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”