Fatmir Mediu flet për Gërdecin: Me biznesin e armëve u mor dikush tjetër

Fatmir Mediu zhvilloi një konferencë për shtyp ditën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit.

Dy ditë më parë ish-ministri i Mbrojtjes, kundërshtoi vendimin e Apelit të GJKKO për rihapjen e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit.

“Vendim absurd i gjyqtarit të SPAK-ut, synohet gjykimi im në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Këto janë akte juridike janë në kundërshtim të plotë me Kodin Penal dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Këto akte kompromentojnë rëndë seriozitetin e këtyre institucioneve. Krijojnë precedentë shumë të rrezikshëm kur cënojnë një vendim të rregullt ligjor.

Nuk kam qëllim të refuzoj drejtësi-bërjen, por paligjshmëria nuk prodhon drejtësi. Propaganda dashakeqe, me interesa të caktuara duke keqinterpretuar faktet, duke më bërë mua përgjegjës. Nuk kam reaguar kundër sulmeve të ulëta, në respekt të atyre që e pësuan rëndë në atë tragjedi. Janë fakte të pakundërshtueshme që nuk kam pasur asnjë lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimin të armëve në Gërdec.

Akti im i dorëheqjes ishte shprehje e dhimbjes së thellë për atë tragjedi. Votova heqjen e imunitetit dhe u vura në dispozicion të hetimit për çdo gjë. Më kanë hetuar 360 gradë si asnjë funksionar tjetër publik, më kanë përgjuar, dhe ja pra jo se nuk ka pasur hetim. Ka pasur hetim dhe janë deklaruar të tjerë fajtorë,” tha Mediu.

Marash Kumbulla sërish në merkato, dy klube e duan atë

Pavarësisht zbutjes disi të situatës, fakt është se Marash Kumbulla nuk po gjen hapësirë te Roma nën drejtimin e Jose Mourinho. Mbrojtësi shqiptar deri më tani ka qenë i përulur, duke punuar fort, por minutat në këmbë për të këtë sezon kanë qenë të pakta. 

Trajneri portugez ndëshkoi me mënyrën e tij thuajse gjithë mbrojtjen që humbi në Europa League ndaj Bodo Glimt, përfshi edhe Kumbullën. Por më pas e riktheu në stol. Gjithsesi, minutat mungojnë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Drejtuesit e Romës i kanë lënë dorë të lirë trajnerit, por nga ana tjetër mund të humbasin Kumbullën nëse situata nuk ndryshon. Klubi verdhekuq investoi mbi 25 milionë euro për mbrojtësin shqiptar, por vlera e kartonit të tij tashmë ka rënë si pasojë e mungesës së aktivizimit.

Në këtë aspekt, klube të ndryshme kanë hedhur sytë nga Kumbulla. Më e interesuar është Udinese. Nevoja për një qendërmbrojtës fizikisht të fortë, ka shtyrë klubin friulan të hedhë sytë nga Marash Kumbulla dhe nuk është çudi që të ketë një transferim që në janar.

Sipas mediave spanjolle, Sevilla është gjithashtu e interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit. Në fakt klubi andaluz e ka kërkuar edhe më herët Kumbullën, kur ishte pjesa e Verona, ndërsa tani është mundësia e radhës për të afruar shtatlartin.

Si nuk e paskemi ditur më parë, lëngu i turshive shëron këtë problem shëndetësor shumë të përhapur

Ka të dhëna se lëngu i turshisë është një kurë shumë e mirë shtëpiake kundër urthit apo refluksit të acidit.

Ky problem ka të bëjë me kthimin në ezofag të acideve të stomakut.

Lëngu i turshisë është një mënyrë shumë e mirë për të marrë lactobacille, baktere të shëndetshme për stomakun që gjenden në mënyrë natyrale tek kastraveci.

Por në rastin e kastravecit, lëngu i turshisë industriale nuk ka probiotikë, sepse këto baktere largohen gjatë përpunimit dhe fermentimit.

Ndaj ju këshillojmë të konsumoni lëngun e turshive të bëra në shtëpi dhe kurrësesi atë të turshive të përpunuara.

Uthulla është një përbërës kryesor i turshisë, megjithatë duhet të keni kujdes e të mos konsumoni sasi të mëdha pasi mund të përkeqësojë urthin apo refluksin.

Përmban plot antioksidantë.

Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer.

Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga qelizat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira.

Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë.

Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.

Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak.

Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve.

Studimi tregoi se uthulla dhe lëngu i turshive ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2.

Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.

Ndihmon me tretjen

Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen.

Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.

Nëse jeni në kërkim të një kure krejt natyrale për urthin kronik, rekomandon edhe hapat e mëposhtëm.

-Konsumoni racione të vogla gjatë vakteve,

– Konsumoni ushqime të shëndetshme për zemrën me pak yndyrë.

– Kryeni aktivitet të rregullt fizik,

– Nëse jeni mbipeshë, përpiquni të humbisni kilogramët e tepërt

-Nëse jeni nënpeshë, përpiquni të shtoni në peshë.

– Shmangni duhanin, alkoolin, ushqimet me yndyrë, kafeinën apo qepën e freskët.

– Mos kryeni aktivitet fizik menjëherë pas ngrënies.

Të gjitha hapat e mësipërm ndihmojnë në zbutjen e shenjave të urthit.

Mjaft me ushqimet e shpejta

Sipas të dhënave ushqimet e shpejta dhe të përpunuara, veçanërisht ato të ëmblat përkeqësojnë shenjat e urthit.

Hani disa vakte gjatë ditës me perime, supa, oriz, peshk dhe mish pule.

Hiqni dorë nga ushqimet pikante dhe kafeja.

Më e rëndësishmja është që të mos konsumoni ushqim 3 orë përpara se të shkoni për të fjetur.

Moti Sot, e mërkurë 3 nëntor 2021

Nesër vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell në qendër të territorit.


Reshjet e shiut, parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën veriperëndimore dhe atë jugperëndimore të vendit, reshjet parashikohen të vazhdueshme, me intensitet mesatar dhe hera herës të lartë, në formën e shtrëngatave me rrufe të përkohshme.


Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim dhe shpejtësi 5-12 m/sek. Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje. Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 5 dhe 6 ballë.

Horoskopi Sot, e mërkurë 3 nëntor 2021

Dashi

Nëse nesër vërtet nuk jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, atëherë është e kotë të sforcoheni. Mos e vrisni mendjen edhe aq shumë.

Demi

Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, nesër mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet.

Binjakët

Dita juaj do të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Edhe për ju dita e nesërme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Jupiterit. Megjithatë, Merkuri dhe Marsi pozitivë do të mbajnë lart humorin tuaj.

Luani

Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi irritimi bën të hidhni hapa të gabuar.

Virgjëresha

Me afrimin e Hënës në shenjë shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore.

Peshorja

Një ditë me dy faza parashikohet e nesërmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pasdite bëheni të papërmbajtshëm.

Akrepi

Mërkuri dhe Afërdita në orbitë nesër janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj.

Shigjetari

Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomta dhe jo aq të komplikuara, por kohët e fundit keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi

Me Jupiterin në shenjë duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas ditëve të zymta. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë e Jupiterit për të rifituar shkëlqimin e humbur.

Ujori

Me pak sforco mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna “kapriçioze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

Peshqit

Janë disa yje që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja urgjente. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.

Berisha sot në Kamëz, ja si e presin simpatizantët ish-kryeministrin

Simpatizantët e ish kryeministrit Berisha po e presin këtë të fundit me daulle e saze!

Ashtu siç edhe ka lajmëruar më herët, Berisha do të mbajë foltoren e radhës në Kamëz, ku qindra simpatizantë janë mbledhur për ta mirëpritur e mbështetur ish kreun e Partisë Demokratike.

Kjo lëvizje e krijuar nga ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha erdhi pas dëbimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, e tashmë është një luftë e hapur mes këtij të fundit dhe Bashës.

Nga njëra anë Basha është rikthyer me opozitën në Kuvend, nga ana tjetër Berisha ka ndërmarrë një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit për të rikthyer parimet bazë të PD-së dhe kundërshtuar aleancën e krijuar Rama-Basha.

Vajza e re ‘çmend’ me foto sensuale dhe në fund i shpreh dashurinë, 15-vjeçari merr vendimin drastik

Një punonjëse rezidenciale për kujdesin e fëmijëve është dënuar pasi i dërgoi selfie seksuale një djali adoleshent dhe i tha atij se ishte e dashuruar. Georgia Thomas, 26 vjeç, nga Swansea, Uellsi i Jugut, u angazhua në ‘aktivitet seksual’ me djalin 15-vjeçar në kujdesin e saj dhe i dërgoi atij një varg mesazhesh seksuale.

Shkëmbimet e mesazheve të saj me adoleshentin përfshinin dërgimin e ‘selfie’ të papërshtatshme ndërsa ajo i tha atij se e donte atë. Ajo u pezullua nga roli i saj si punonjëse sociale në qytetin e saj të lindjes, Swansea dhe më pas u shkarkua pas një hetimi për veprimet e saj.

Një zëdhënës i Social Care Wales tha: “Georgia Thomas u angazhua në aktivitet seksual dhe shkëmbeu mesazhe të natyrës seksuale me një 15-vjeçar në kujdesin e saj. Thomas i dërgoi të riut një foto të papërshtatshme të saj dhe i tha të riut se i donte. Përveç kësaj Thomas nuk e njoftoi menjëherë punëdhënësin e saj kur i riu kërcënoi vetë-dëmtimin dhe gënjeu punëdhënësin e saj për shkëmbimet e saj në mediat sociale me të riun. Si rezultat i akuzave, zonja Thomas u pezullua nga punëdhënësi i saj dhe më pas u pushua nga puna”.

Paneli disiplinor dëgjoi se shkeljet ndodhën në gusht deri në tetor 2018 ndërsa punonte si punonjëse e kujdesit për fëmijët për Grupin Athena në Swansea. Thomas nuk mori pjesë në seancën dëgjimore të mbajtur përmes Zoom, por paneli arriti në përfundimin se sjellja e saj ishte ‘e pandershme dhe i mungonte integriteti’ dhe aftësia e saj për të praktikuar ishte e dëmtuar.

Pamjet rrëqethëse që po ‘thyejnë’ mediat ndërkombëtare/ Vajza 9-vjeçare i shitet një të moshuari, flasin familjarët: Ai do e rrahë dhe do ta…(VIDEO)

Në gjithë botën po qarkullojmë me shpejtësi disa pamje tronditëse. Në Afganistan një 9-vjeçare është shitur nga familja si nuse te një 55-vjeçar.

Parwana Malik, e mitur, ka thënë se familja e saj është detyruar që ta shesë te një 55-vjeçar, që për të është një plak me vetulla të bardha dhe me mjekër të bardhë e të trashë, derisa thotë se shqetësohet se ai do ta rrahë dhe do ta detyrojë të punojë në shtëpinë e tij.

Ndërkohë prindërit e Parwana-s thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

https://youtu.be/e3C8grEN2Fk

Gara në superstradë për video në rrjete sociale

Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.