I gjejnë fëmijën 1 vjeç të murosur në murin e shtëpisë, arrestohet çifti

214

Një çift në Pensilvani është arrestuar pasi akuzohet se kanë fshehur trupin e vdekur të foshnjes së tyre brenda murit të shtëpisë.

Eshtrat e fëmijës u gjetën të vendosura në një qese plastike ngjyrë gri, brenda një arke që ishte murosur në murin e shtëpisë.

Policia kishte shkuar në shtëpinë e Kylie Wilt, 25 vjeçe dhe ajo u ka treguar se ku e kishte fshehur.

Ajo u ka treguar policisë se foshnja kishte vdekur nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjes – (Sudden Infant Death Syndrome (SIDS) – ndërsa ata jetonin në një shtëpi tjetër.

Më pas 25 vjeçarja e kishte mbështjellë trupin e fëmijës së saj të vdekur në një batanije e kishte vendosur në një arkë dhe murosur në murin e shtëpisë.

Ajo u ka thënë oficerëve të policisë se nuk kishin pasur para për ta varrosur dhe fëmija kishte vdekur në shtëpinë e tyre të mëparshme, por një grua komshije kishte dëshmuar se në banesë kishte dëgjuar të qara fëmijësh deri në një ditë kur më pas nuk kishte pasur më të qara.

Çifti akuzohet për fshehje të vdekjes së fëmijës së tyre 1 vjeç dhe tentativës për të fshehur të vërtetën.