Çifti i famshëm i jep fund martesës 20-vjeçare.

558

Aktori Robert De Niro dhe partnerja e tij Grace Hightower i kanë dhënë fund martesës pas 20 vitesh së bashku. Një burim ka konfirmuar lajmin për New York Post. Aktori është shfaqur i pashoqëruar nga bashkëshortja në eventet që më parë shkonte me të. “Ata nuk po jetojnë më bashkë që prej fundit të verës. De Niro dhe Grace po ndahen”, -është shprehur një burim pranë çiftit.

De Niro dhe Hightower u martuan në vitin 1997, pas 10 vitesh lidhje. Ata kanë dy fëmijë së bashku dhe kjo nuk është hera e parë që ndahen. Aktori ka kërkuar divorcin dy vite pasi ishin martuar, madje ata kanë pasur një betejë ligjore për kujdestarinë e djalit të tyre. Por divorci u anulua asokohe dhe në vitin 2004 çifti bëri sërish betimet e martesës.