Shoferi përplas 42-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

71

Një aksident u regjistrua këtë të diel në rrugën “Misto Mame” në Tiranë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 42-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Kurse shoferi që e aksidentoi u largua nga vendi i ngjarjes. Policia po heton për të identifikuar autorin.