Gjendet trupi i dekompozuar i një personi.

212

Është gjetur trupi i dekompozuar i një personi në bjeshkët e fshatit Çajë në Kukës. Pas verifikimeve nga autoritetet, bëhet fjalë për 78-vjeçarin, N. B., i cili ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët që prej datës 27 Shtator.

Eksperti mjeko-ligjor nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës dhe mendohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për vlerësim.