Ngjarje e rëndë në Laprakë, vri*et një vajzë 17 vjeçe, plagoset një tjetër

612

Një ngjarje e rëndë kë ndodhur mbrëmjen e sotme në Laprakë, ku një vajzë 17-vjeçe ka mbetur e vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa një tjetër person, shtetasi B.Gj., 23 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.

A2 ka mësuar se persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri në makinën ku ndodheshin dy të rinjtë, në një rrugicë, ndërsa kanë mundur më pas të largohen me motoçikletë.

Ata u dërguan me urgjencë në spital, por shtetasja B. Gj., 17 vjeçe, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve, ndërsa E. B., 23 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.

Forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.