Burri i theu një shishe vere në kokë / Gruaja nga Tirana befason me deklaratën: U vetëplagosa nga xhelozia

182

Dhuna ndaj grave vijon të jetë një fenomen shqetëues dhe i pranishëm në shoqërinë shqiptare, ndonëse vitet e fundit janë bërë përpjekje për ndërgjegjësimin e burrave, por edhe të vetë grave që të tregohen kurajoze dhe të denoncojnë rastet e abuzimeve ndaj tyre. Së fundmi në Tiranë ka ndodhur një rast dhune nga një burrë kundrejt bashkëshortes së tij.

Por gruaja ka tentuar të shpëtojë burrin e saj nga hetimet, duke u justifiukuar se frakturat në fytyrë dhe në trup i kishte shkaktuar vetë për shkak të xhelozisë. Pr kanë qenë fqinjët e tyre të cilët kanë raportuar para policisë për të kundërtën dhe dëshmuan se autori i dhunës ishte pikërisht bashkëshorti i saj me iniciale E. SH, 44 vjeç.

Ditën e nesërme ai do të dalë para gjykatës të hënën për akuzën e dhunës në familje. Në momentin që policët mbërritën në banesën e tyre, e gjetën gruan të keqtrajtuar dhe menjëherë e dërguan në spital. Por policia u shpreh se ngado në banesë kishte sende të thyera dhe gruaja ka shenja në të gjithë trupin.

Megjithatë, gruaja tha se mbasi bashkëjetuesit i mbërriti një mesazh i dyshimtë ajo nga xhelozia theu një shishe vere në kokë e mandej u qëllua kudo në supe, kraharor, ballë dhe gjymtyrë. Ndërsa kur u pyet se si i shkaktoi këto plagë, ajo u përgjigj: “Nuk mbaj mend asgjë dhe as që e kam idenë se sa ka qenë ora kur mbërriti policia”.