E rëndë, përplasi për vdekje këmbësorin, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë, ku një person ka përplasur për vdekje këmbësorin I.M.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 31.10.2021, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident tragjik, autobusi përplaset me fugonin me pasagjerë, humb jetën një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja. Policia njofton se mjeti autobus me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

‘Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.’- njofton policia.

Çfarë ndodh nëse gratë shtatzëna konsumojnë pije energjike?

Pijet energjike janë të njohura sepse supozohet se fuqizojnë dhe përmirësojnë përqendrimin.

Megjithatë, gratë shtatzëna dhe ato në gji këshillohen të mos i konsumojnë për shkak të pasojave të mundshme negative.

Kur jeni shtatzënë, placenta që rritet në mitër e furnizon fëmijën me ushqim dhe oksigjen përmes kordonit të kërthizës. Lëndët ushqyese që konsumoni i “transferohen” edhe foshnjës suaj, duke përfshirë përbërësit e pijeve energjike.

Disa studime të kafshëve kanë gjetur efekte negative të shkaktuara nga konsumimi i rregullt i këtij lloji të pijeve.

Minjtë femra shtatzëna konsumonin sasi të vogla pije energjike çdo ditë.

U zbulua se minjtë e porsalindur kishin stres oksidativ, lëndime të indeve dhe ndryshime në sjellje, duke përfshirë ankthin.

U arrit në përfundimin se ky duhet trajtuar si një problem serioz shëndetësor që meriton vëmendje, shkruan Verywell Family .

Studiuesit mbështesin fuqimisht abstenimin nga pijet energjike gjatë shtatzënisë.

Ata kujtojnë se çdo paketë përmban një etiketë që thotë: “Nuk rekomandohet për fëmijët, personat e ndjeshëm ndaj kafeinës, gratë shtatzëna apo nënat në gji”.

Emily Mitchell, një nutricioniste në Qendrën për Mjekësinë Fetale, tha:

“Pijet energjike nuk rekomandohen sepse përmbajnë nivele të larta të kafeinës. Administrata e Ushqimit dhe Barnave nuk i rregullon këto pije sepse bëjnë pjesë në kategorinë e suplementeve dietike. Këto suplemente nuk janë të rregulluara dhe mund të përmbajnë përbërës që nuk janë të shënuar në paketim. .”

Ato gjithashtu mund të përmbajnë taurinë, karnitinë, inositol, xhinko dhe qumësht rodhe, dhe ende nuk është përcaktuar nëse janë të sigurta për gratë shtatzëna.

Xhenseni, një tjetër përbërës që shpesh përmbahet, mund të ketë gjithashtu pasoja negative.

Del raporti i dëmeve nga termeti në Diber

Termeti i para pak ditëve në Dibër ka shkaktuar dëme në disa njësi administrative. Bashkia e Dibres ka publikuar edhe raportin e saj pas verifikimeve të kryera në terren nga grupet e punës të ngritura për këtë qëllim. Në njoftimin e bërë publik nga kjo bashki konfirmohet se termeti i datës 29 tetor e ka përshkallzuar problematikën, për të cilën tashmë raaporti përfundimtar i është dërguar EC. Grupet e punës të ngritura për këtë qëllim kanë raportuar dëme në disa banesa kryesisht në Njësitë Administrative që ishin më pranë qendrës së termetit.

Grupet e kontrollit kanë identifikuar 100 banesa që kanë patur probleme nga lëvizjet e fundit të termetit, prej të cilave 70 kanë dëmtime të lehta dhe 30 banesa kanë demtime të mesme, ndërsa janë pasqyruar edhe kerkesat e qytetarëve pranë njësive administrative dhe konkretisht.

Nj.Adm.Shupenze 25 banesa.
Nj.Adm.Zerqan 22 banesa.
Nj.Adm.Fushë-Bulqize 18 benrsa.
Nj.Adm.Gjorice 11 banrsa.
Nj.Adm.Ostren 9 banesa.
Nj.Ad.Trebisht 6 banesa.
Nj.Adm. Martanesh 6 banesa.
Nj.Adm.Bulqize 3 banesa.

Grupet e verifikimit të Bashkisë Bulqizë jaë në terren për verifikimin dhe vlersimin e demeve në teritor.

ÇUN LAJÇI: PO KTHEHEM EDHE NJIHERË DERI TE VARREZAT, TE GURI I VASHËS SË FJETUN

E kalova urën e katundit dhe sa po dola n’rrugën që t’çon n’Koshutan, e shkela frenin pa dashje dhe u fik kerri.
Ç’pate i thashë vetës. Ç’pave?
Kush ta trupoi rrugën? Kush t’thirri?
Çka harrove që me kaq rreptim e shkele frenin?!

Me droje e ktheva kryet kah ura. Tepër ngadalë e ktheva se mishi po m’bahej kokërr.
Gjethet e zverdhueme që binin mbi xhamin e veturës po m’trishtonin edhe ma shumë. Diçka po m’kujtonin por s’po ia gjeja fillin.

Po kthehem edhe njiherë deri te varrezat, te guri i vashës së fjetun. Ndoshta kam harrua me puthë! Ndoshta s’i kam thanë natën e mirë. Ndoshta kam harrua me i thanë se pa ra bora e parë kam me ardhë me t’marrë ngrykë e krejt ngrohtësinë time kam me ta lanë për dimën!

Dhe e ktheva veturën por prapë e shkela frenin.
Çka po t’përfytyrohet n’fund t’katundit? I vogël ishe e frikë s’pate! Çka po t’frigon sot n’vjeshtën e mija ngjyrave?!

Dhe e ktheva veturën. U nisa për Pejë por u ndala. Nisa me folë me vetveten…!
Mos ke harrua diçka pa i thanë? A ia thirre emnin?
A i tregove se gati krejt je sheru e frymë po merr ma lehtë?

E për dardhat gurçe që i more poshtë varrit t’saj, a i tregove se u tujgën.
E more ngrykë gurin e gjatë mbi kokën e saj t’bukur?
Mos ia ktheve shpinën pa i thanë: Mos u mërzit, se me borën e parë këtu ke me m’pasë!
Të gjitha ia kisha thanë e prapë nji za po m’thoshte kthehu!

E ktheva veturën por n’urë u ndala. Sikur më nxuni kollokanxha e asaj vjeshtës së vonë, kur po zhdirgjesha me Isufin nga Bregu i Huc. Ura e drunit s’ishte aty. Gërlat ishin dalldisë nga shiu që nuk ndalej e gjithçka kishte marrë me vete. Edhe urën edhe rrugën që i kapej shpatit për tek Adem Salihi.

Isufi kishte mbi kurriz enë e tesha shtroje, kurse unë pula t’lidhuna kambësh, t’vume n’krah, përpara e përmbrapa.
Mos e kqyr ujin m’thoshte, se t’merr me vete!

Dhe me rrëshqiti kamba! Isufi me kapi si xheraçina e me mbajti nën sqetull! Kur himë n’odë baba po mundohej me ia lidhë çiftelisë telin.
Kjo s’lehet pa tela se ty t’shterret zani, i bërtiti Isufit!

Au, bërtita n’veturë! Unë shkova të varri i vashës por harrova se me pret dbani e çiftelia e varun n’çengel. Ajo s’po m’len me ra n’Pejë. Kthehu po thotë, çele derën e dbanit, thirre emnin tand e mua prekma telin!

Dhe sërish kalova kah varrezat e sërish fola me shpirtna: Kam harrua me i prekë gjurmët e mia u thashë dhe shkova të dbani.

A don mysafir o Çun Alia bërtita, kur e çela derën. E mora çiftelinë, por ket herë s’u ula n’stolin e maruem me duert e mia që rrin n’oborr tue m’pritë. E rranzita për gjokës e zani i telave u përzie me cingaren e lopëve që kullosnin përfundi dbanit!

Tash mundem me marrë rrugë, se ia hoqa pluhunin çiftelisë e mallin shpirtit tim, thashë dher e vara n’çengel.
Ma ruej kangën e çobanisë se delet mi hangër ujku që kur u bana artist, thirra tue mëshelë shtegun e sokakut!

*Titulli i origjinalit: “Çka po m’përfytyrohej atë ditë”

Akrepat shkojnë 60 minuta pas, nga sot nis ora dimërore në pjesën më të madhe të kontinentit

Sot është dita e fundit e tetorit dhe dita kur akrepat e orës shkojnë 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në shumicën e vendeve të kontinentit europian, ndryshimi i orës erdhi në orët e para të mëngjesit.

Në natën e së shtunës 30 tetor dhe të dielës 31 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat shkuan 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2. Telefonat inteligjentë dhe orët elektronike ndryshojnë vetë, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas.

Ora

Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2022. Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim.

Këtë vit, ora ditore në pjesën më të madhe të Evropës zbatohet nga data 28 mars deri më 31 tetor. Amerikanët i kthyen orët përpara më 14 mars dhe do të kthehen në kohën e rregullt më 7 nëntor. Në këtë mënyrë, diferenca kohore midis SHBA-së dhe Evropës ndryshon katër herë në vit.

Sipas sondazheve, më shumë se 80 për qind e të gjithë qytetarëve të BE-së janë kundër ndryshimeve kohore. Është e paqartë se kur do të realizohet më në fund dëshira e tyre për t’i dhënë fund. Vendet anëtare të BE duhet të marrin vendimin. Në kryeqytetet e tyre, parlamentet duhet të vendosin nëse duan ose jo t’i japin fund ndryshimeve të kohës dhe cilën nga dy herët synojnë të përdorin për mirë. A duan të jetojnë në atë që quhet “koha e dimrit” gjatë gjithë vitit, apo duan që “ora e verës” të zbatohet 365 ditë në vit?

Vajza, nëse keni këto shenja shkoni direkt te gjinekologu

Për fat të mirë, shumë probleme shëndetësore që lidhen me shëndetin riprodhues të femrës, nuk përbëjnë rrezik për jetën, por nëse vëreni simptomat e mëposhtme, kjo është një shenjë që duhet të vizitoni menjëherë gjinekologen:

Ju djeg urina dhe sekrecionet vaginale kanë ngjyrë dhe erë të rëndë

Sekrecionet vaginale janë mëse normale, por nëse ju vini re ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje nuk mund të vetëkuroheni apo vetëdiagnostikoheni por duhet të vizitoheni menjëherë.

Kjo mund të jetë shenjë e infeksionit urinar, vaginal por edhe e sëmundjes seksualisht të transmetueshme klamidia, infeksion që nëse nuk trajtohet mund të përhapet në uterus, gypat e Fallopit dhe vezore.

Vagina juaj është e fryrë dhe keni ndjesinë e kruajtjes

Këto simptoma mund të shkaktohen nga ndonjë banjë me shumë shkumë, menopauza apo ndonjë infeksion. Por ajo që nuk dini është se kjo gjendje është gjithashtu shenjë paralajmëruese e trichomoniasis, një sëmundje SST që shkaktohet nga një parazit. Trichomoniasis diagnostikohet me një test laboratorik dhe trajtohet me një dozë të vetme antibiotiku. Jo vetëm që trichomoniasis mund ta bëjë seksin më të dhimbshëm, por gjithashtu mund të shkaktojë probleme gjatë shtatzënisë dhe t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj SST-ve të tjera.

Gjakderdhja pas seksit për një periudhë të paktën 6 mujore është simptomë e zakonshme e kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit vaginal.

Prania e një puçrre, gunge që ju dhemb

Prania e kisteve nuk është e rrezikshme, por ju duhet të vizitoheni pasi nuk mund ta dini nëse ky kist është i qelbëzuar ose ndryshe i njohur me terma mjekësor Bartholin. Shpërthimi i këtij kisti mund të infektojë vaginën tuaj, ndaj duhet trajtuar sa jeni në kohë përmes një procedure kirurgjikale në spital.

Horoskopi Sot, e diel 31 tetor 2021

Dashi

Në ndikimin e Uranit dhe Venusit priten perspektiva interesante në sektorin e dashurisë. Do të rrethoheni nga njerëz me të cilët ndihen mirë dhe do të mënjanoni ata që duan t’u detyrojnë zgjedhjet edhe mendimet e tyre.

Demi

Do t’ju duhet të përballeni me ndonjë të papritur, dhe nuk do të keni atë elasticitet që do të ishte i nevojshëm për t’u përballur me risi dhe për të riorganizuar programin.

Binjakët

Me Neptunin që ju mbron, mund të mbështeteni te miqësi dhe kontakte konstruktive. Jini të sigurt ,jeta juaj është duke evoluar në drejtime më interesante.

Gaforrja

Do të kaloni disa zënka dhe do t’ia dilni të tejkaloni të gjitha pengesat që ju ndalojnë të merreni vesh me partnerin. Mos i lini pas dore çështjet private për të dëgjuar dhe për të ndihmuar një person që ju kërkon ndihmë.

Luani

Venusi, Marsi dhe Neptuni bashkëveprojnë me Hënën në favorin e juaj. Do të njihni persona, të cilët mund t’jua vërtetojnë menjëherë vlerën dhe sinqeritetin. Po kaloni një periudhë ndryshimesh në çdo fushë.

Virgjëresha

Ndonjë zënkë më shumë dhe klima dashurore do të ndikohet ndjeshëm. Do të jetë më mirë t’i kontrolloni reagimet tuaja të gjaknxehtësisë.

Peshorja

Me favorizimin e Jupiterit, nëse jeni në kërkim të një pune, dijeni se fati mund t’ju trokasë në derë. Mos rrini duarkryq. Falë Venusit mund të hapni një kapitull të ri në lidhjet tuaja dashurore.

Akrepi

Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.

Shigjetari

Me planetin e dashurisë që ju mbron, do të kërkoni mundësi dialogu dhe bashkëpunimi me personin e zemrës. Lidhja do të rezultojë më e forcuar. Falë Venusit që vazhdon t’ju mbrojë, nuk duhet të sforcoheni shumë për të qëndruar në formë.

Bricjapi

Mirëkuptimi i personave që ju qëndrojnë në krah do ta ketë të vështirë të çajë nervozizmin e juaj. Do të jetë e vështirë të ruash qetësinë ndaj atyre që vazhdojnë të bëjnë po të njëjta propozime shumë e shumë herë.

Ujori

Hëna rrit optimizmin dhe aftësinë komunikuese. Vërtet do të jeni pak egocentrikë, por edhe të shkëlqyer dhe interesant si kurrë më parë! E dini fatin e juaj, por do të arrini edhe të përfitoni nga rasti për të mësuar nga persona vërtet të veçantë.

Peshqit

Plutoni jo shumë miqësor do t’ju kujtojë se duhet të ndërtoni marrëdhënie të
karakterizuara nga ekuilibri i duhur midis rastësisë dhe vetëkontrollit. Vazhdoni të hani në mënyrë të shëndetshme, duke zgjedhur me saktësi ushqime të cilësisë së mirë.

Moti Sot, e diel 31 tetor 2021

Moti nesër parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të fitoje shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Njihuni me shqiptaren e vetme që është pjesë e kompanisë “Meta”, ja roli i saj në rrjetin social ‘Facebook’

Shqiptarja Plarenta Deshishku është pjesë e departamentit të “Global Operations” në “Facebook”.

Deshishku, jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, Irlandë.

Ajo është diplomuar për Administrim Biznes dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School”, kurse studimet pasuniversitare i ka ndjekur në “Trinity College Dublin”.

Deshishku, edhe pse në një moshë të re, ka tashmë një karrierë të mbushur me trajnime, specializime dhe eksperienca të ndryshme pune.

Nga muaji korrik 2021 ajo është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”.