WFD BËN BASHKË RINJTË E FORUMEVE POLITIKE TË LEZHËS


Përcaktojnë shqetesimet e tyre dhe propozojnë prioritetet kryesore

Rivalë në politikë dhe bashkë për çeshtje që shqetësojnë të rinjtë sot dhe zgjidhjen e
problemeve neser. Kjo ishte fryma më të cilën janë trajnuar, gjatë aktivitetit të
organizuar nga ëestminster Fondation for Demokracy me të rinjtë e forumeve politike nga
partitë kryesore në Lezhë, në kuadër të projektit lidershipi politik i të rinjve,
platforma ndërpartiake. Kjo iniciativë kishte si qëllim të orientojë të rinjtë në
politikbërje për ti parë gjithnje interesat kombëtare mbi interesat e subjekteve
politike.

Në lidhje me ketë takim, Drejtori për Shqipërinë i WFD, Sokol Haxhiu, thotë se është e
nevojshme që të investohet tek të rinjtë në mënyrë që politika nesër të ketë një qasje
tjetër. Nëpermjet takimeve të tilla ndërpartiakeKjo i bën ata me të aftë për mundësitë e
rritjes se bashkpunimit të tyre ndërpartikë.

Pasi ka komunikuar me të rinjtë e përfshirë në këtë aktivitet, ekspertja e komunikimit
Edlira Gjoni shpreh qendrimin e saj se ka vetëm një mënyrë që të rinjtë të mos mësohen me
ndasitë por me mënyrën sesi punohet bashkarisht dhe nisma e ndërmarrë nga WFD është një
vlerë e shtuar e kësaj mënyre.

Disa nga të rinjtë që morën pjesë në aktivitet do të kenë një mënyrë tjetër të të
konceptuarit lidership dhe mënyrës sesi duhen parë dhe trajtuar problemet e të rinjve sot
dhe padiskutim që duhet dhe do të kërkojnë më shumë angazhin nga subjektet e tyre
politike për të rritur vemendjen ndaj problematikave të tyre.

https://youtu.be/2i0ZAmWojnc

WFD BËN BASHKË RINJTË E FORUMEVE POLITIKE TË LEZHËS


Përcaktojnë shqetesimet e tyre dhe propozojnë prioritetet kryesore

Rivalë në politikë dhe bashkë për çeshtje që shqetësojnë të rinjtë sot dhe zgjidhjen e
problemeve neser. Kjo ishte fryma më të cilën janë trajnuar, gjatë aktivitetit të
organizuar nga ëestminster Fondation for Demokracy me të rinjtë e forumeve politike nga
partitë kryesore në Lezhë, në kuadër të projektit lidershipi politik i të rinjve,
platforma ndërpartiake. Kjo iniciativë kishte si qëllim të orientojë të rinjtë në
politikbërje për ti parë gjithnje interesat kombëtare mbi interesat e subjekteve
politike.

Në lidhje me ketë takim, Drejtori për Shqipërinë i WFD, Sokol Haxhiu, thotë se është e
nevojshme që të investohet tek të rinjtë në mënyrë që politika nesër të ketë një qasje
tjetër. Nëpermjet takimeve të tilla ndërpartiakeKjo i bën ata me të aftë për mundësitë e
rritjes se bashkpunimit të tyre ndërpartikë.

Pasi ka komunikuar me të rinjtë e përfshirë në këtë aktivitet, ekspertja e komunikimit
Edlira Gjoni shpreh qendrimin e saj se ka vetëm një mënyrë që të rinjtë të mos mësohen me
ndasitë por me mënyrën sesi punohet bashkarisht dhe nisma e ndërmarrë nga WFD është një
vlerë e shtuar e kësaj mënyre.

Disa nga të rinjtë që morën pjesë në aktivitet do të kenë një mënyrë tjetër të të
konceptuarit lidership dhe mënyrës sesi duhen parë dhe trajtuar problemet e të rinjve sot
dhe padiskutim që duhet dhe do të kërkojnë më shumë angazhin nga subjektet e tyre
politike për të rritur vemendjen ndaj problematikave të tyre.

https://youtu.be/2i0ZAmWojnc

WFD BËN BASHKË RINJTË E FORUMEVE POLITIKE TË LEZHËS


Përcaktojnë shqetesimet e tyre dhe propozojnë prioritetet kryesore

Rivalë në politikë dhe bashkë për çeshtje që shqetësojnë të rinjtë sot dhe zgjidhjen e
problemeve neser. Kjo ishte fryma më të cilën janë trajnuar, gjatë aktivitetit të
organizuar nga ëestminster Fondation for Demokracy me të rinjtë e forumeve politike nga
partitë kryesore në Lezhë, në kuadër të projektit lidershipi politik i të rinjve,
platforma ndërpartiake. Kjo iniciativë kishte si qëllim të orientojë të rinjtë në
politikbërje për ti parë gjithnje interesat kombëtare mbi interesat e subjekteve
politike.

Në lidhje me ketë takim, Drejtori për Shqipërinë i WFD, Sokol Haxhiu, thotë se është e
nevojshme që të investohet tek të rinjtë në mënyrë që politika nesër të ketë një qasje
tjetër. Nëpermjet takimeve të tilla ndërpartiakeKjo i bën ata me të aftë për mundësitë e
rritjes se bashkpunimit të tyre ndërpartikë.

Pasi ka komunikuar me të rinjtë e përfshirë në këtë aktivitet, ekspertja e komunikimit
Edlira Gjoni shpreh qendrimin e saj se ka vetëm një mënyrë që të rinjtë të mos mësohen me
ndasitë por me mënyrën sesi punohet bashkarisht dhe nisma e ndërmarrë nga WFD është një
vlerë e shtuar e kësaj mënyre.

Disa nga të rinjtë që morën pjesë në aktivitet do të kenë një mënyrë tjetër të të
konceptuarit lidership dhe mënyrës sesi duhen parë dhe trajtuar problemet e të rinjve sot
dhe padiskutim që duhet dhe do të kërkojnë më shumë angazhin nga subjektet e tyre
politike për të rritur vemendjen ndaj problematikave të tyre.

https://youtu.be/2i0ZAmWojnc

Horoskopi Sot, e mërkurë 29 shtator 2021

Dashi

Ju po hyni në një kohë të gjallë në jetën tuaj, që do të thotë se është një kohë e shkëlqyer për të filluar eksplorimin e një hobi të ri, interesi ose mundësie për karrierë. Truri juaj është i hapur për ide të reja dhe mënyra të reja për të realizuar gjërat.

Demi

Nesër duhet ta kaloni kohën duke kërkuar shembuj të botës reale të ideve inovative ose koncepteve të reja filozofike. Artet ose filmat e huaj mund të jenë sfera e përsosur për këtë. Jini të hapur për ta përdorur mendjen në mënyra të reja.

Binjakët
Shqetësimet e reja që keni në lidhje me karrierën nuk do të zhduken shpejt. Është koha të bëni një bisedë me dikë që i besoni dhe nuk ka pse të jetë dikush që është i lidhur ngushtë me atë që bëni çdo ditë. Shmangni bisedat me këdo që është shumë afër situatës suaj.

Gaforrja
Kur ishte hera e fundit që keni bërë diçka egoiste? Vendosni disa plane në vend për një ditë pushimi. Ose bëni një pushim solo. Ju duhet t’ia kushtoni tërë energjinë vetes! Bërja e një pushimi do t’u japë njerëzve shansin të kuptojnë me të vërtetë se çfarë lloj ndikimi keni në jetën e tyre.

Luani
Mund të ketë shumë shpërqendrime të tmerrshme rreth jush nesër. Disa do të jenë argëtuese, por disa mund të jenë të bezdisshme, si një bashkëpunëtor ankues ose mik hiperaktiv. Gjithë çfarë duhet të bëni është të mbani një qëndrim pozitiv dhe të qëndroni fleksibël.

Virgjëresha

Nesër është një kohë e mirë për të filluar një projekt që mund të keni dashur ta filloni prej një kohe të gjatë. Universi po ju dërgon shumë energji pozitive, e cila gjithsesi siguron një rezultat pozitiv. Do të befasoheni se sa larg mund të shkoni para se dikush të vërejë se çfarë po bëni.

Peshorja

Dilni për të eksploruar dhe do të gjeni disa surpriza të këndshme. Pavarësisht nëse thjesht bëni një shëtitje ose rezervoni një fluturim, ka njerëz dhe vende të reja për t’u njohur më mirë. Lumturia vjen kur jeni duke u njohur me gjëra të reja.

Akrepi

Ju nuk mund të parashikoni kurrë se si do të reagojnë njerëzit e tjerë përreth jush, por nuk duhet të përpiqeni ta modifikoni sjelljen në mënyrë që ta shmangni. Thjesht vazhdoni siç do të bënit normalisht dhe njerëzit do ta vlerësojnë qëndrimin tuaj.

Shigjetari

Nesër do të ndiheni sikur keni marrë shumë përgjegjësi mbi vete. Duhet të mësoni të thoni ‘jo’ kur e kuptoni se ju mungon koha fizike. Sa i përket aspektit sentimental, do të kaloni momente shumë pozitive me partnerin.

Bricjapi
Ju jeni aq të zgjuar sa të pranoni faktin se jeta nuk është e drejtë, kështu që nëse gjërat nuk shkojnë sipas mënyrës suaj, shikojini gjërat në perspektivë. Ju duhet të mbani ekuilibrin tuaj midis të qenit praktik dhe të qenit idealist si dhe të pranoni çdo ndryshim që vjen në jetën tuaj sentimentale.

Ujori

Kjo do të jetë një ditë plot miqësi dhe mundësi të mëdha. Dita juaj mund të jetë e mbushur, kështu që koha do të jetë thelbësore. Nëse bëheni pak krijues, do të jeni në gjendje ta kryeni punën dhe të kënaqeni pa kapërcyer asnjë ritëm.

Peshqit

Nesër kushtojini vëmendje një personi që po bën çmos për të të shmangur! Kontaktojeni dhe jini proaktivë në lidhje me situatën. Është në interesin tuaj më të mirë që të flisni me këtë person dhe të sqaroni çdo keqkuptim mes jush

Moti Sot, e mërkurë 29 shtator 2021

Moti nesër do të nisë i vranët, por prej mesditës do të ketë intervale kthjellimesh.

Prej orëve të para të mëngjesit parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në veriperëndim, qendër dhe në ekstremin jugor. Reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Borë e izoluar në majat e alpeve. Prej mesditës gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht e vrullshme në orët e mëngjesit. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta në orët e mëngjesit.

Valëzimi në dete parashikohet 3 deri 4 ballë me lartësi vale 1.8 deri 2.0 metër.

Vrau nënkomisarin Hoxha, i riu shfaqej me pistoletë, foto dhe me Edi Ramën

Aldi Rama, 21-vjeçari, që vrau nënkomisarin, Saimir Hoxha është personi që shfaqet në fotot e mëposhtme.

Në një vështrim në rrjete sociale, i riu shfaqet, vite më parë duke pozuar edhe krah kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit ka bërë foto me të pranishmit gjatë një vizitë në Lezhë në vitin 2016 , kohë kur Aldi Rama ishte adoleshent.

Po ashtu i riu shfaqet në foto i ulur në lokal ndërsa në tavolinë ka vendosur edhe një pistoletë.

Ngjarja e rëndë ndodhi orës 10:30, në Ishull Lezhë, në rrethana ende të paqarta u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë u plagos me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë në Lezhë shtetasi Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal të Lezhës.

Shefi i Policisë së Shkodrës reagon për vrasjen e Saimir Hoxhës: U shtua dhe një tjetër yll! Besoj jeni të kënaqur…

Saimir Rrustemi, shef në sektorin e luftës ndaj krimit të organizuar në Policinë e Shkodrës, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë efektivi Saimir Hoxha në krye të detyrës.

Rrustemi në një postim në rrjetet sociale shkruan se sikur mos mjaftojnë kushtet e vështira që punojnë tani u marrin edhe jetën policëve në krye të detyrës.

“U shtua dhe nje tjeter yll! Besoj jeni te kenaqur…

ju qe s’lini moment punonjesish policie pa kapur me aparatet tuaj celular,,,,
Ju qe mezi prisni te suleni si çakej mbi çdo punonjes qe perpiqet te beje detyren e tij mire apo keq.

Nuk mjafton fakti qe punojme orar pa orar, qe s’kemi kurre nje dite pushim, qe durojme stresin e perditshem te punes, qe s’jemi ne gjendje te kujdesemi as per familjet tona.

Nuk mjafton as te mbajme mbi supe shpifjet, perbuzjet e talljet tuaja!

Duhet te na merrni dhe jeten!

Kjo eshte shoqeria jone!

Edhe ne njesoj si ju jemi, pjese e juaja, nuk jemi as me te zgjuar, as me te forte e as me trima, por ama nje gje e kemi me shume se ju, kurajon!

Sot u shtua dhe nje yll. Une sot jam Saimiri.

Ishalla Zoti kujdeset per ty vellai yne!”” shkruan ai në postimin e tij.

Përdorimi i Propolis zgjidhja e duhur kundër koronavirusit

Muajt që po kalojmë janë më të vështirët e vitit, variantet e reja të virusit janë forma më agresive për sa i përket përhapjes, si rrjedhojë për çdo njeri ka rrezik të shtuar. Por, çfarë është e rëndësishme për ne ?! Në qoftë se infektohemi sa të rrezikuar jemi?

Studimet tregojnë që njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme janë më të prirur ndaj rrezikut:

  • Ftohje të shpeshta
  • Alergji
  •  Dhimbje të kyçeve dhe muskujve
  • Dhimbje koke të shpeshta
  • Probleme me barkun
  • Shërim i vonuar i plagëve
  • Lodhje kronike (lodhje dhe dembelizëm)
  • Stres dhe çrregullime të gjumit

Në qoftë se ju ose ndonjë pjestar i familjes ka të paktën dy nga këto shenja, atëherë ndiqni me kujdes këshillat ne vazhdim.

Natyrshëm lind pyetja: Si mund ta zvogëlojmë rrezikun?

Pasi ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë, tani janë evidentuar shumë të dhëna të cilat mund të na ndihmojnë të marrim vendimet më të mira sesi të përgatitemi për këtë periudhë.

Studimet e fundit shkencore kanë vënë në dukje veprimtarinë anti-virale që kanë substancat që gjenden në disa lloje të propolisit. Qendra kombëtare për kërkimet biologjike në Amerikë, tregon se përfundimisht, propolis vepron si antiviral për një gamë të gjerë të viruseve. Personat të cilët përdorin propolis kanë shumë më pak rrezik se të tjerët.

Një zgjidhje e thjeshtë dhe me shumë efekt në aktivitetin antiviral është përdorimi i Propolis blete Emune i cili është një suplement 100% natyral, i krijuar nga kombinimi i disa llojeve të propolisit të bletës dhe që jep një rezultat të shkëlqyer dhe uljen e riskut pa asnjë efekt anësor.

Shumë studiues e shohin këtë produkt si një nga zgjidhjet më të mira për parandalimin dhe përballimin e sëmundjeve të ndryshme, qofshin ato me natyrë bakteriale ose virale. Mjafton të përmendim këtu Institutin Kombëtar të Shëndetit në SHBA (NCBI) ,i cili ka publikuar studime të ndryshme rreth propolis dhe e sheh atë si një potencial shumë të madh kundër variantit aktual dhe varianteve të reja.

Por a është Propolis Emune kaq i mirë sa thuhet? Le ta shohim pak më në detaj.

Çfarë është propolis blete Emune?

Tek bletët janë vërejtur disa nga dukuritë më mahnitëse dhe të përkryera të natyrës. Mënyra se si ato luftojnë armiqtë mikroskopikë siç janë viruset, bakteret dhe patogjenë të ndryshëm të lë pa fjalë. Propolis është lënda çudibërëse që ato krijojnë dhe përdorin për këtë gjë . Bletët mbulojnë çdo vatër dhe hapësirë me propolis duke asgjësuar çdo armik të padukshëm që mund të cënojë koloninë.

Zbulimi dhe përdorimi i kësaj substance misterioze ka ndihmuar njerëzit që nga antikiteti dhe deri më sot për të luftuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Sipas studimeve të fundit të NCBI, propolis blete nga vende të ndryshme të botës ka efekte pozitive të veçanta, të cilat i nevojiten trupit për të pasur një rezultat sa më të mirë.

Duke patur 28 elementë bioaktivë dhe 78 flavonoide, Propolis blete Emune është i vetmi që lufton viruset dhe ju ndihmon të shmangni infektimin, ose ta kaloni me simptoma të lehta.

Propolis Emune është zbërthimi i sekretit të natyrës dhe si rezultat është krijuar një anti-viral 100% natyral dhe pa asnjë efekt anësor. Propolis Emune përdoret gjerësisht si terapi suportive kundër coronavirusit.

Si konkretisht i lufton propolis viruset?

Studimet e fundit tregojnë qartë se ekstraktet e propolis, që vijnë nga vendet me klimë të butë, siç është edhe Propolis blete Emune ,luftojnë një gamë të gjerë të llojeve të viruseve, përfshirë coronavirus dhe variantet e tij. Mekanizmi i detajuar i aktivitetit antiviral që bën të mundur propolis nuk është plotësisht i njohur. Por, ka shumë mundësi që propolis ndalon hyrjen e viruseve në brendësi të qelizës ,duke e bllokuar makinerinë e riprodhimit të viruseve.

Të gjithë në këto ditë kemi nevojë për një zgjidhje të thjeshtë, prandaj është shumë e nevojshme që të përfitojmë nga përdorimi i Propolis blete Emune.

Pasi Propolis Emune të qarkullojë në trupin tonë , ai do të asgjësojë një pjesë të madhe bakteresh, virusesh dhe qelizash kancerogjene, duke i dhënë një frymëmarrje sistemit imunitar, i cili tashmë mund të fokusohet aty ku problemet janë më të mëdha.

Por nuk mbaron me kaq, elementët bioaktivë që Propolis Emune përmban janë kaq të vyera për ndërtimin e anti-trupave të rinj të sistemit imunitar.

Përdorimi i Propolis Emune do ta bëjë sistemin tuaj imunitar të jetë i gatshëm të përballojë çdo armik të paftuar.

Mekanizmi si propolis lufton viruset

Përfitimet nga përdorimi i propolis blete Emune:

  • Përforcon sistemin imunitar
  •  Anti-inflamator (kundër viruseve të ndryshëm dhe ftohjeve të zakonshme)
  •  Përmirësues i sistemit kardio-vaskular
  •  Ndihmon në funksionalitetin e mëlçisë
  •  Rrit dukshëm vitalitetin
  •  Frenues dhe parandalues i sëmundjeve

Por kujdes! Propolis Emune:

  • Gjendet me veshtirësi në këtë periudhë
  •  Sasitë janë të limituara

Pyetje dhe përgjigje

Përse Propolis Emune është kaq i kërkuar?
Sepse është e vetmja zgjidhje natyrale pa asnjë efekt anësor për të luftuar virusin dhe variantet e tij

Duhet ta përdorin vetëm të moshuarit?
Në fakt duhet përdorur nga të gjithë grupmoshat, Propolis Emune ka suplementet bioaktive 100% natyralë që trupit tonë i nevojiten kaq shumë.

Si përdoret?
Përdorimi i Propolis Emune është shumë i thjeshtë, duhet të konsumosh vetëm 1 kapsulë në ditë. Për më shumë mënyra e përdorimit gjendet edhe brenda kutisë.

Përfundimi: A duhet ta blej tani?

Me pak fjalë Propolis Emune është një mundësi e artë që na vjen si shpëtim në këtë periudhë të vështirë. Mos e lini veten pas dore një veprim i thjeshtë sot mund të shmang një hall të madh nesër.

Merreni tani! Mos e lini për më vonë, oferta mund të përfundojë.

Bëhu heroi i familjes dhe i njërëzve të afërm, ata mund të mos ta kenë këtë informacion që ti po lexon.

Situata në veri të Kosovës, pritet takim në Bruksel me prezencën e zyrtarit të DASH, KFOR shton numrin e trupave dhe patrullimet

Situata në veri të Kosovës ende nuk është qetësuar, pavarësisht thirrjeve të shumta të ndërkombëtarëve për një deeskalim të saj. Ditën e djeshme është raportuar për më shumë edhe një shtim i numrin të patrullimeve rutinore në veri dhe për më tepër është rritur edhe kohëzgjatja e këtyrë patrullimeve.

Me anë të një njoftimi për mediat, misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë bëri me dije se janë duke monitoruar nga afër situatën në tërë Kosovën dhe mbeten të fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit. “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, thuhet në njoftimin shpërndarë për shtypin. Sakaq, dje në mesditë, pranë vendkalimit administrativ Jarinje, ku pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur për tetë ditë, janë shfaqur ushtarë të KFOR.

Këta janë ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë brenda misionit të KFOR -it në Kosovë. Kryetarët e komunave serbe në veri të Kosovës kanë bërë thirrje për një prani më të madhe të KFOR -it në komunitetet serbe. Gjatë një takimi me Komandantin e KFOR -it Gjeneral Major Franko Federici, kryetarët e bashkive nga zonat serbe në veri të Kosovës kërkuan që prezenca e KFOR -it të forcohet në vendet ku jetojnë serbët. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se ditën e djeshme ka pasur një takim me komandantin e KFOR-it, me të cilin ka diskutuar në lidhje me gjendjen e sigurisë. Kurti ka theksuar se edhe pas takimit, nuk ka asnjë të dhënë dhe asnjë informacion, që të çon në përfundimin se KFOR po planifikon një ndërhyrje në veri të Kosovës. “Sot kam pritur në takim komandantin e KFOR-it dhe bashkë me ministrin e brendshëm, Xhelal Svecla jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare në Kosovë.

Unë nuk kam informacion të tillë për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it në veri. Njësia Speciale nuk është në Bërnjakë dhe Jarinje në mënyrë që ti gëzohemi kësaj situate, ata janë aty me detyrë që ti mbrojnë pikat kufitare dhe policët kufitarë”, ka thënë Kurti. Më tej shefi i ekzekutivit kosovar, referuar djegies së zyrave në kufi, tha se kishin informacione se në rast se të pranishëm nuk do të kishte qenë Njësia Speciale, policët kufitar dhe godinat do të ishin të rrezikuara seriozisht. Pas një bisede telefonike me kryediplomatin e BE, Josep Borrell dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kurti ka deklaruar se zgjidhja e vetme për një përshkallëzim të situatës në veri është vetëm dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dialog që Serbia e ka refuzuar për sa kohë forcat policore të Republikës së Kosovës ndodhen në veri. Mediat e Kosvës kanë raportuar dje se është arritur një marrëveshje qw në Bruksel të ketë një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi, ku i pranishëm pritet të jetë dhe zv/ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar.

Reagime nga Serbia

Në lidhje me situatën e komplikuar në veri, ka pasur reagime të shumta edhe nga pala serbe. Kryeministrja Ana Brnabiç ka akuzuar Bashkimin Europian se po bën shumë pak ose asgjë në lidhje me situatën mes dy shteteve. “Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së. Unë mendoj se Marrëveshja e Brukselit është çështje e BE-së. Nënshkrimi i saj ndodhet në Marrëveshjen e Brukselit”, tha ajo. Brnabiç pretendoi se Marrëveshja e Brukselit është shkelur nga Kosova, sepse sipas kësaj marrëveshjeje në veri të Kosovës nuk duhet të ketë assnjë njësi speciale të policisë. Brnabiç u shpreh se BE jo vetëm që toleron moszbatimin e Marrëveshjes së Brukselit tash e nëntë vjet, referuar mos nisjes së krijimit të Asociacionit të komunave serbe, por hesht për shkeljen e saj. Nga ana tjetër, presidenti Aleksandar Vuçiç ka sqaruar se Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, si dhe hapjen e vendkalimeve, Serbia nuk kemi të drejtë ta bëjë këtë gjë.

Gjithsesi ai ka paralajmëruar se Serbia do të reagojë, duke u justifikuar me përndjekjen inekzistente të popullatës serbe. “Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme. Ne presim që NATO të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, tha Vuçiç.

Pas dënimit të Adriatik Llallës, sot vuloset fati i Saimir Tahirit, ish-ministri del para Gjykatës së Lartë

Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi pak ditë më parë, sot do të mbahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Seanca gjyqësore do të mbahet në orën 10:00 në Gjykatën e Lartë, ndërsa do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e kryesuar nga Ilir Panda relator dhe Sokol Sadushi e Ervin Pupe.

Këta tre anëtarët e Gjykatës së Lartë do të shqyrtojnë dosjen gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri e ish-kreut të Policisë së Vlorës, Çela. Ish-ministri Tahiri është dënuar në shtator të vitit 2019 nga Krimet e Rënda me 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Rruga e ndjekur nga Tahiri

Vendimi i gjykatës u ankimua në Apel nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, vendim ky që solli reagimin e ashpër të ish-ministrit të Brendshme, i cili e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi ta pranojë dosjen dhe ta hetojë në themel. Kështu që ditën e sotme pritet të nisë seanca e parë për çështjen “Tahiri”. Nga ana tjetër, sot do të shqyrtohet edhe çështja për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili është dënuar nga Krimet e Rënda me 3 vite e 4 muaj burg. Pra, nisur nga zhvillimet që kanë ndodhur, sot pritet të nisë shqyrtimi i çështjes “Tahiri”. Kujtojmë që zoti Tahiri dhe Çela u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Hetimi për ish-ministri e Brendshëm dhe ish-drejtorin e policisë Vlorë dhe zyrtarë të tjerë nisi dy vite më parë, teksa akuzat fillestare ndaj zotit Tahiri ishin tre të tilla. Ish-ministri Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, por gjykata i rrëzoi këto akuza duke e dënuar për shpërdorim detyre, gjë që Tahiri nuk e pranoi duke vijuar betejën ligjore në Gjykatën e Lartë, ku do të mbahet sot seanca e parë.

“Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; Grupi i strukturuar kriminal; Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, bëri me dije gjykata pak kohë më parë. Ndërkohë nga ana e tij ish-ministri Tahiri hodhi akuza, teksa deklaroi se ishte dënuar pse disa kushërinj idiotë kishin përmendur emrin e atij. “Do të ishte më mirë ta kishin bërë si burrat të më dënonin për trafik, se kështu është qesharake. Sigurisht që do ta apeloj. Më lini ta përtyp se nuk di se çfarë të them më shumë. Isha më qartë kur hyra se tani kur dola. Është si të shkosh në një provim, mësuesja të thotë se ke mësuar shumë mirë, por hajde të vendos një pesë. Si ti a bëj për të gjithë kushërinjtë idiotë në fis duhet të mbaj përgjegjësi. Ju falenderoj se për dy vite keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi në thelë”, deklaroi Tahiri në 19 shtator të vitit 2019.