“Nuk jemi KAVJE”/ Protestë në sheshin ‘Nënë Tereza’, kundër vaksinimit të detyrueshëm: Soros non grata (FOTO)

284

Dhjetëra e qindra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në shenjë proteste kundër vaksinimit të detyrueshëm.

“Nuk jemi KAVJE”/ Protestë në sheshin

Burra, gra, të rinj e të reja janë mbledhur së bashku në shesh dhe në pankartat që mbajnë duar shkruhet: “Nuk jemi kavje”, ndërsa në një tjetër citohet “Jo vaksinimit të detyruar, të paligjshëm, eksperimental”, e një tjetër shkruhet: “Jo vaksina me forcë, jo 5G”.

“Nuk jemi KAVJE”/ Protestë në sheshin

“Ata pretendojnë se edhe ata vetë nuk e dinë se çfarë pasojash kanë. Unë nuk e di nëse ata nuk e dinë. Përfundon me kartën e pacientit. A ka të drejtë dikush që të fusë në trupin tonë diçka që ne nuk duam. Poshtë diktatura! Që të nxjerrin ligjet për studentët pastaj për shkollat e mesme, pastaj për kopshtet”, shprehet njëri prej protestuesve.

“Nuk jemi KAVJE”/ Protestë në sheshin

Kujtojmë se në Shqipëri është bërë me detyrim vaksinimi i studentëve, pedagogëve, mjekëve dhe zyrtarëve të administratave.

“Nuk jemi KAVJE”/ Protestë në sheshin
“Nuk jemi KAVJE”/ Protestë në sheshin
“Nuk jemi KAVJE”/ Protestë në sheshin