“Fronti i ri” me Berishën, zbardhet një tjetër lëvizje e Lulzim Bashës ditën e sotme. Ja çfarë pritet në orën 11:00

454

Ditën e sotme pritet që Partia Demokratike do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve, si dhe kryetarët e degëve të PD nëpër rrethe.

Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa vjen dy ditë pas vendimit të Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

Nuk dihen me saktësi vendimet që pritet të marrë sot Basha me strukturat, por dy janë opsionet: Ose do të diskutojnë për çështjen Berisha, ose për të dyja së bashku.