Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim tre qytetarë, babain dhe dy djemtë e tij, pasi kane dhunuar dhe i kanë goditur makinën me gurë një 43 vjeçari.
I dëmtuar ka mbetur 43 vjeçari me inicialet P.Gj., i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës, ndërkohë ai u godit pas një konflikti të çastit.
Njoftimi i policisë:
Tropojë
Plagosin me mjet të mprehtë ( thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shpallen në kërkim babai me dy djemtë si autorë të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit;
N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj.
Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.
Gjithashtu, i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volksëagen”.
Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.
Vetëm në Shqipëri ndodh që me 362 vota bëhesh deputet dhe zhvat paratë e qytetarëve në emër të Ligjit dhe në emër të Parlamentit.
Ky është rasti i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili, i cili me paturpësinë më të madhe del dhe flet për krime zgjedhore, ndërkohë që shqiptarët nuk i dhanë më shumë se 362 vota.
Se çfarë votash i vodhën Vasilit dhe bënë krim, këtë ai nuk di ta thotë, kur del dhe bën zëdhënësin e kryetarëve të LSI-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Këta dy të fundit janë tërhequr, njëri po merret me dekorime dhe tjera është zhdukur nga skena politike, duke hedhur dyshime se kanë zgjedhur të përdorin si mashë Petrit Vasilin e 362 votave.
“25 Prilli kryekrimi i Rilindjes, asnjë inskenim me regji për të devijuar vëmendjen nuk e shpëton dot atë. 25 Prilli është krimi më i rëndë i konsumuar nga Rilindja në këto 30 vjet.
25 Prilli është kryeçështja, që kërkon përgjigje me hir ose me pahir.
Inskenimet, pseudoproblemet dhe ngjarjet fiktive gjithfarësh, që me regji, Rilindja dhe jo vetëm hedhin në treg, kanë vetëm një qëllim, shmangien e vëmendjes dhe përballjes ballë për ballë me këtë kryekrim”, shkruan Vasili në rrjete sociale
Në fakt, krim dhe kryekrim është futja në Parlament e Vasilit, pasi shqiptarëve do t’ju duhet paguajnë lukset e tij që përfiton se deputet edhe pse nuk është votuar.
Në këmbim të përdorimit dyshohet se Kryemadhi i dha edhe një vend në Kuvend.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një shkrese drejtuar KQZ, njoftoi më herët se ka pranuar mandatin në qytetin e Fierit dhe jo atë në Tiranë.
Duke i dhënë kështu mundësinë Petrit Vasilit që të futet në Kuvend dhe duke lënë jashtë Kuvendit Kejdi Mehmetajn, e cila kishte marrë më shumë vota se Vasili.
Për më tepër Kryemadhi futi në Kuvend, një person për të cilin kishte deklaruar më herët se nuk vinte duart në zjarr për të.
Refuzimi i vizës amerikane për Vasilin
Në vitin 2019, Zëri i Amerikës duke iu referuar burimeve të tyre, raportuan se nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i ishte mohuar viza amerikane.
Dhe në Maj të vitit 2019, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ndërsa ishte e ftuar e Zërit të Amerikës gjatë vizitës së saj në SHBA, u pyet edhe për rastin e Vasilit.
Gazetarja e VOA-s i tha Kryemadhit se “sipas burimeve tona nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza” por kryetarja e LSI mohoi.
Megjithatë Kryemadhi shtoi se nuk e vë dorën në zjarr.
Reagimi pati edhe nga Vasili, i cili nxitoi të përgënjeshtronte Zërin e Amerikës, duke publikuar foton e vizës amerikane në pasaportën e tij, edhe pse ajo kishte skaduar.
Data e skadimit të vizës 13 shtator të vitit 2018, ndërkohë që Zëri i Amerikës, referuar burimeve të tyre, e denoncuan një vit më vonë, se Vasilit i ishte refuzuar viza për të hyrë në SHBA.
Akuza ndaj Vasilit si Ministër Shëndetësie
Emri i Petrit Vasilit nën siglën e LSI është lidhur me një sërë bëmash dhe akuzash si kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë ashtu edhe atë të Drejtësisë.
Më herët në Mars të vitit 2020, gazetari Ilirjan Blloshmi, siç raportojnë mediat, ka publikuar një skandal të Vasilit që nuk është hetuar dhe që ka lidhje me skadimin e maskave.
Reagimi i Blloshmit erdhi pas një deklaratë për shtyp, të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili, tha se 1.2 milionë maska që iu janë dhënë mjekëve e infermierëve, janë të skaduara. Sipas tij, ato kishin skaduar që në vitin 2011.
Në këtë situatë Blloshmi i drejtoi një pyetje Bashës, se nëse do ta kërkonte hetimin e Petrit Vasilit për masakt e skaduara.
“Maskat që dolën këto ditë me skadencë në vitin 2011, janë blerë dhe firmosur nga Petrit Vasili në 2009.
Ka pasur një debat të fortë në atë kohë. Anila Godo nuk ka pranuar të firmosë blerjen e tyre. Arsyeja dhe kundërshtimi i Godos kishte të bënte me afatin e shkurtër të skadencës.
Godo këmbëngulte se maskat ishin të shumta në numër dhe kishin afat të shkurtër skadence. Afërsisht për 2 vite e pak mund të përdoreshin. Nderkohë që sasia e tyre ishte shumë e madhe në numër. Ai vendim i kushtoj shume shtrenjtë”, denonconte Blloshmi./cna.al
Marrëveshja trepalëshe Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Veriut për tregtinë e lirë mund të ndikojë në përmirsimin e treguesve në shkëmbimet tregtare me këto vende por ka edhe pa kaq shumë rreziqe nëse nuk do të bëhen pjesë e marrëveshjes edhe disa kushte që mbrojnë prodhuesin shqiptarë dhe konkurencën e ndershme. Drejtori i Qendrës së Eksporteve Shqiptare Alban Zysi rendit disa pika, që sipas tij deri ne hyrjen në fuqi të marrëveshjes në vitin 2023, ato duhet ti bashkangjiten dhe të bëhen pjesë e rëndësishme.
Reciproriteti për produktet duke importuar gjithçka që lejohet të eksportohet
Taksë doganore për produktet e subvencionuara në shtetet e origjinës në masën e subvencionit.
Kuota me bazë mujore për produkte që janë sezonale në vendin tonë që të mbrojmë prodhuesin dhe fermerin.
Mbrojtjen e produkteve sensitive dhe në periudha sensitive për të eleminuar problemet sociale dhe mjedisore.
Mbrojtja e prodhimeve vendase nga produktet e mbrojtura në vendet e origjinës.
Më lart janë kushtet e rëndësishme me të cilat kjo marrëveshje ka për të ndryshuar trendin dhe situatën e marëdhënieve tregtare të Shqipërisë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, thote Zusi. Ai shton se bilanci ynë tregtarë është negativ me këto dy vende, por nëse kjo marrëveshje bëhet në mënyrën e duhur duke marrë në konsideratë kushtet e mësiperme, absolutisht që Shqipëria do të jetë vendi përfitues kryesor i kësaj marëveshjeje sepse situata e sotme e shkëmbimeve nuk është si rezultat i paaftësisë konkuruese të bizneseve tona dhe ekonomisë shqiptarë në tërësi por si rezultat i barrierave administrative që u bëhen bizneseve shqiptare dhe produkteve të tyre në pikat doganore të këtyre vendeve e në përgjithsësi në pikat doganore të ballkanit perendimor. Kështu që duke u hequr këto barriera doganore dhe duke u bërë zero, nën 5 kushtet e mësipërme që duhet të bashkshoqërojnë marrëveshjen, përfitimet do të jenë të mëdha. Në qoftë se qeveria shqiptare do të bëjë gabimin që të bëjë marëveshje të tregëtisë së lirë, duke hequr të gjitha barrierat doganore por pa zgjidhur disa probleme që janë të dukshme sot e mund të mbarten edhe pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes ajo do ti bëjë një dëm jashtëzakonisht të madh ekonomisë shqiptare. Çfarë duhet patur parasysh dhe çfarë duhet zgjidhur që të mos përballemi me problematikën që të prishte vetë konkurencën mes vendeve tona? Zusi shpjegon në detaj ato që ai i konsideron si prioritare.
Së pari është reciproriteti dhe duhet të jetë në masën 100% dhe kokë më kokë për çdo lloj produkti. Kjo do të thotë së nëse do të hyjë qumësht nga Maqedonia e Veriut, automatikisht duhet që produktet e bulmetit shqiptarë të eksportohen në këtë shtet. Në qoftë se nuk ndodh ky reciprocitet atëherë ne e shkatërruan akonominë shqiptare. Kjo vlen edhe për importin e mishit nga Serbia, do të duhet që i njëjti produkt të shkojë edhe nga Shqipëria e jo të shkëmbyeshme por kokë më kokë, pra reciproke dhe qarkulluese në ekonomitë e këtyre tre shteteve. Së dyti çdo lloj subvencioni që qeveritë e këtyre tre vendeve u japin produkteve të tyre, produkteve kryesisht ushqimore, duhet që automatikisht të kthehet në taksë doganore kur ajo kalon kufirin e vendit të vet.
Mund të ketë edhe një formë që ky lloj subvencioni ti mbahet nëpërmjet legjislacionit fiskal në vend kampanive eksportuese, por për ta patur më të qartë situatën dhe për të evituar makinacionet që mund të krijohen atëherë më e mira është që ky lloj produkti të taksohet në doganë në masën 100% të subvencionit që ka marrë në vendin e origjinës. Lejimi i futjes së produkteve serbe apo maqedonase të mbështetura nepërmjet subvencionit pa taksën e barabartë me subvencionin është shkatërrim për fermerin shqiptarë. E treta që duhet marrë në konsideratë dhe duhet të shoqërojë marrëveshjen është ekzistenca e kuotave me bazë mujore për produkte sensitive. Për shembull në qoftë se në muajin korrik, Shqipëria ka super prodhim të domates, apo në janar super prodhim të mollës, natyrshëm duhet që në këto dy muaj ne të vendosim një kuotë të caktuar të importit të këtyre produkteve ushqimore me qëllim që të krijohet hapsirë për të shitur produktin vendas. Nuk duhet të ekzistojë treg i lirë gjatë gjithë vitit kur fermeri shqiptarë siç kemi parë e hedh në kanal produktin e tij pikërisht sepse i mungon tregu.
Në marrëveshje duhet të ekzistojë edhe politika e mbrojtjes së jashtëzakonshme e cila është një praktikë krejt normale në të gjitha marrëveshjet e tregtisë së lirë të vendeve të zhvilluara si SHBA, Kinë apo Indi të cilët kanë klauzolën e mbrojtjes, ku për produkte të caktuara sensitive, vendet kanë të drejtën të mbylljes totalë të përkohshme të tregut në momentin kur konstatohet se një sektor i caktuar, një degë e caktuar apo një rajon i caktuar është në rrezik social apo në rrezik ambiental e mjedisor. Në të gjitha raste nuk ka asnjë marrëveshje që e detyron një shtet që ta respektojë kur në fakt respektimi i saj shkakton ose probleme të rënda sociale ose probleme mjedisore dhe kjo duhet marrë në konsideratë nga shteti shqiptarë. Një shembull ilustrues është prerja e pëmeve të frutave përshkak se prodhimi i tyre nuk shitet dhe nuk kanë më rentabilitet për prodhuesit, ndaj në këto kushte nuk mund dhe nuk duhet të vijohet me hapjen e kufirit për këto prodhime. Së fundmi dhe po aq e rëndësishmë është edhe mbrojtja nga produktet e mbrojtura. Një rast i një situate të tillë janë embëlsirat nga Serbia e cila i mbron produktet e saj nëpërmjet një takse doganore me 15% të importeve të produkteve të njëjts dhe kjo ka ardhur për të mbrojtur prodhuesit e saj nga konkurenca turke. Automatikisht kjo mbrojtje duhet të ekzistojë për të njëjtën kategori produktesh edhe në Shqipëri për produktet që vinë nga Serbia.
Këtë e them pasi një produkt i mbrojtues në Serbi apo Maqedoni krijon avantazhe konkuruese përmjet një tregu të deformuar, pra një kompani që mbrohet në një nga këto dy vende nga një taksë doganore automatikisht merr pjesë të tregut të pamerituara dhe krijon një ekonomi shkalle shumë më të lartë sesa krijojnë bizneset shqiptare që janë të pambrojtura. Atëherë ne duhet që bizneset shqiptare ti mbrojmë kokë më kokë kur ato duhet të konkurojnë me një produkt të mbrojtur nga vendi i tyre i origjinës. Në qofte së marëveshja e shkëmbimit të lirë të mallrave do të jetë e plotësuar edhe me këto kushte, unë jam i bindur se përfitimet tona do të jenë jashtëzakonisht të larta nga kjo marrëveshje e do të ngushtojmë ndjeshëm raportet mbi import/eksportet, por mbi të gjitha do të krijojmë kushte për një konkurencë të ndershme qoftë të industrialistëve, bizneseve dhe vetë fermerëve. Në çdo situatë tjetër ne krijojmë rrethana të cilat mund të na detyrojnë që një ditë të caktuar të tërhiqemi nga marrëveshja.
Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’. Shkak i këtij aksidenti sipas policisë është bër të shpejtësia e lartë në kthesë, ku për pasojë mjeti tip BMË, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur.
Për pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit
Avokati Kreshnik Spahiu është shprehur se ‘një foto e Berishës dhe Bush nuk mund t’a fshehë frymën anti-amerikane të dhëndërit të Serbisë, i cili e filloi shkollimin në Francë, me sponsorizimin e Enver Hoxhës dhe po e mbyll po atje, në Paris, me një padi gjyqësore kundër qeverisë Amerikane’. Spahiu rendit disa fakte që hedhin dritë mbi themelet anti-amerikane në Partinë Demokratike.
Postimi i Kreshnik Spahiut
25 fakte madhore: Pse anti-amerikanizmi Berishës, ka infektuar gjysmën e popullit shqiptar?
Nga Kreshnik Spahiu
Gjysma e demokratve kanë lindur pas vitit 1990. Në injorancën e tyre, mardhëniet e PD dhe SHBA lidhen vetëm me një foto të Sali Berishës dhe Presidentit Bush në Tiranë, ku i pari kaloi tangent pët të shpallur njohjen juridike të shtetit të Kosovës dhe s’mund ta shpallte as nga Italia, as nga Maqedonia dhe as nga një vend tjetër i rajonit. Ajo foto apo vizitë s’kishin aspak lidhje me amerikanizmin Berisha. Zerooooooo.
George Ë Bush erdhi në Shqipëri për të deklaruar njohjen e Kosovës. Ai do e bënte njohjen e Kosovës në Tiranë, pavarësisht emrit që drejtonte qeverinë shqiptare.
Amerika do e njihte Kosovën atë ditë edhe sikur të ishte kryeministër Majko, Monika, apo Gaz Bardhi.
Një foto e Berishës dhe Bush nuk mund t’a fshehë frymën anti-amerikane të dhëndërit të Serbisë, i cili e filloi shkollimin në Francë, me sponsorizimin e Enver Hoxhës dhe po e mbyll po atje, në Paris, me një padi gjyqësore kundër qeverisë Amerikane.
Ka një debat të çuditshëm antagonist në Shqipëri.
“Demokratët” pretendojnë se janë pro amerikanë dhe kanë 30 vjet, që punojnë dhe pengojnë çdo projekt amerikan në Ballkan.
Me veprimet e tyre, ata sot janë organizata më agresive anti-amerikane në rajon.
Pa u zgjatur, po rendis disa fakte që hedhin dritë mbi themelet anti-amerikane në Partinë Demokratike:
1- Partia Demokratike u themelua nga një grup franko-fonësh, duke filluar nga Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Ridvan Bode dhe deri te “holandezi” Basha. Ajo në gjirin e saj, nuk pranoi kurrë asnjë lider që të ishte shkolluar në Amerikë. Çdo zë që vinte nga shkollat amerikane, konsiderohej spiun dhe do kishte fatin e Eduard Selamit, Gjergj Bojaxhiut apo Rudina Hajdarit.
2- Në vitin 1996, Ibrahim Rugova do ishte i pari që do e shpallte ‘non-grata’ Sali Berishën, i cili deri sa vdiq, nuk e lejoi të hynte në Kosovë. Një telefonatë e Sali Berishës dhe Tuxhman e armiqësoi për jetë Rugovën me Berishën, pasi ky i fundit i kërkoi Rugovës të fillonte luftën përpara projektit amerikan, me qëllim që të shpëtonte nga skenari i revolatave të 1997, për rrëzimin e tij dhe të spostonte vëmendjen.
Rugova ia preu shkurt: “Kosova futet në luftë kur të urdhërojë Amerika dhe jo kur të rrezikohet ty karrigia”. Në vitin 2000 kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner i hoqi zyrtarisht Sali Berishës të drejtën për të vizituar Kosovën.
3- Në vitin 1995, Sali Berisha konfliktohet me presidentin amerikan Bill Klinton, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, sepse refuzoi kërkesën e tij për burgosjen e 6 minoritarëve grekë të Omonias, në Gjirokastër.
4- Në vitin 1996, amerikanët mbështesin Kryetarin e Gjykatës së Lartë Zef Brozi, i cili vendosi lirimin e 6 minoritarëve dhe Berisha e shkarkoi me vendim parlamenti. SHBA tërhoqi Zef Brozin në Ëashington dhe i ofroi azil politik për ta mbrojtur nga kërcënimet e Berishës.
5- Viti 1996, Sali Berisha refuzon të presë në takim zv/sekretarin e shtetit Thimy Ëörth, i cili mbërriti në Tiranë, por nuk u lejua të takojë Berishën. DASH kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare me 26 Maj në 42 zona zgjedhore.
6- Viti 1997 trupi diplomatik amerikan avakuohet dhe largohet nga Shqiperia me helikopter nga stadiumi ‘Qemal Stafa’, pasi Sali Berisha hapi depot e armëve dhe rrefuzoi të jepte dorëheqjen nga Presidenca.
7- Viti 1997 Berisha ri-zgjidhet President në mes të gjendjes së jashtëzakonshme me tanke në dyert e parlamentit dhe i vetmi shtet që e njohu dhe uroi ishte Franca e Zhak Shirak, pasi SHBA nuk njohu legjitimitetin e zgjedhjeve.
8- Viti 1997, Sali Berisha shpall ‘non-grata’ avokaten amerikane Kethlin Himholz, si agjente të CIA-s, që ndërhyn në punët e Shqipërisë
9- Viti 1998, Sali Berisha akuzon për trazirat e 1997 shefin e CIA-s Amerikane, George Tenet. Ai aludoi që shefi i CIA-s Tenet është inspiruar nga lobi greko-amerikanë për shkak të origjinës së tij minoritare nga Qeparoi.
10- Viti 1998, ambasadorja amerkine, Marisa Lino, pritet me sharje dhe fyerje në dyert e Partisë Demokratike, pas takimit me Berishën. Makina e saj u rrethua nga qindra militant demokratë, me sharje dhe ulurima.
11- Në 14 shtator 1998, Serkretarja Amerikane e Shtetit, Melin Meloy, i jep ultimatum Berishës të dorëzojë institucionet e pushtuara gjatë funeralit të Azem Hajdarit. Nga ajo ditë, Berisha nuk u lejua disa vite të udhëtonte në Amerikë.
12- Mars 1999, Sali Berisha i bën thirrje Hashim Thaçit dhe Rugovës, që të mos firmosin projektin Amerikan të marrëveshjes së “Rambujesë”, ku u themelet e shtetit të ri të Kosovës.
13- Viti 2002, marrëdhëniet e PD me SHBA ishin ftohur aq shumë, sa Partia Demokratike nuk merr pjesë në funeralin e ambasadorit amerikan Limpreht, i cili vdiq në Malet e Lurës, duke u ngjitur në këmbë me gruan e tij, por që mediat e PD e denigruan pas vdekjes, duke thënë që vdiq, se kishte përdorur substanca natën, duke kryer seks me një këngëtare shqiptare. Partia Demokratike bojkotoi funeralin e ambasadorit “armik” amerikan.
14- Vitet e ambasadorit Ëithers s’kanë nevojë për koment, sepse ato janë zbardhur nga ‘Ëiki-liks’ dhe flasin qartë për presionet politike dhe përplasjet Berisha-SHBA
15- Viti 2011, Sali Berisha akuzon ambasadorin amerikan, Arvizu, si një guvernator i emëruar që donte të ndërhynte në punët e Shqipërisë
16- Vitet 2015-2018 ishin vite konflikti agresiv kundër SHBA dhe PD për të mos votuar Reformën në Drejtësi, e cila detyroi ambasadën Amerikane t’i kërkojë Prokurorit të Përgjithshëm, që të procedojë penalisht Sali Berishën. Partia Demokratike e akuzoi ambasadorin Donald Lu, si të korruptuar dhe të shitur tek Edi Rama.
17- 2018, Partia Demokratike financon 40.000 euro lobimin kundër ambasadores së re, që do dekrotohej në Ëashington.
18- 2019, Partia Demokratike akuzon zv/sekretarin e shtetit Palmer, si dhëndër i Serbisë dhe me lidhje në Beograd
19- 2019, i dërguari i DASH konsideron, që, nëse PD do vazhdojë protestat me Molotov, do konsiderohet si organizatë e dhunshme dhe SHBA do ndërpresë marrëdhëniet
20- Administrata e Presidentit Trump, i heq dy fëmijëve të Sali Berishës të drejtën për hyrje në SHBA
21- 2019-2021, ambasadorja e re Amerikane, Yuri Kim, refuzon 2 vjet t’i shkojë në zyrë apo ta presë në zyrë Sali Berishën, duke u bërë ambasadorja e parë që e bojkoton.
22- 2019, një diplomat amerikan, e paralajmëron për herë të fundit Sali Berishën, që të heqë dorë nga interesat ruse dhe protestat e dhunshme, pasi ato janë strategji e diplomacisë ruse në Ballkan, duke e kërcënuar se do i publikojnë dosjet e udhëtimeve të tij Paris-Beograd dhe takimet me shërbimet e KGB.
Në tavolinë ju treguan 7 bileta avioni të udhëtimeve të tij Paris-Beograd.
23- 2021, Partia Demokratike urdhëron zyrën e FRPD, për komentet dhe blogjet në rrjetet, për sulm dhe denigrim të figures, ambasadoren amerikane, Yuri Kim
24- Partia Demokratike, zyrtarisht kundër shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe familjes tij, dhe konsiderojnë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken, si të korruptuar nga George Soros
25- Qershor 2021, rrjetet sociale të demokratëve, mbushen me thirrje kundër Presidentit Biden dhe sharje, pas dekretit për sekuestrimin e pasurive të liderëve politik në Shqipëri, që kanë penguar interesat Amerikane. Gradualisht në Shqipëri pan/amerikane, janë krijuar disa vatra agresive dhe të indokrtinuara të militantëve demokratë, të cilët janë aq tru shpëlarë sa gradualisht kanë krijuar një urrejtje për Ëashingtonin, sa i duket sikur gjithë korrupsioni dhe mëkatet e botës apo fajtorë të humbjeve të Lul Bashës, janë diplomatët Amerikanë.
Ata e mendojnë që çdo gjë bëhet me para, sepse janë mësuar me lidërët e tyre, prandaj mendojnë se çdo ambasadorë apo zyrtarë amerikanë është shitur me para te kundërshtari i tyre.
Ata s’kanë aspak respekt as për Amerikën, as për projketet e tyre, as për çlirimin e Kosovës.
Thjesht janë një turmë injorantësh dhe mosmirënjohësish të rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë pro Amerikane
Nëse nuk shkatërrohet sot fryma dhe frymëzuesi, atëherë nesër do jetë vonë.
Kam frikë se një pjesë e popullit, e konsideron anti-amerikanizmin e Berishës dhe PD, një patriotizëm dhe krenari kombëtare, ashtu si Kadafi dhe Libia.
Gjithsesi uroj, që ai dhe “ajo” mos të kenë të njëjtin fat.
Një person është gjetur pa shenja jete në plazhin e Tales, Lezhë. Dyshohet se personi është mbytur.
Forcat blu njoftojnë se rreth orës 19:30, kanë marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.
Nuk e përmendi me emër, por pas gati 80 minutash takim, mesazhi i ambasadores ndaj Partisë Demokratike ishte i qartë: distancim nga Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga sekretari amerikan i Shtetit. Yuri Kim i çoi mesazh dhe partisë në pushtet, me rikthimin e Partisë Demokratike në Parlament.
“Do të jetë e domosdoshme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për demokraci në Shqipëri. Ndërsa PD-ja do të rikthehet në Kuvend, është e rëndësishme që PS-ja të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dëshiroj të theksoj rëndësinë që ndërsa kryetarët e partive do të futen në kuvend, është rëndësishme që të mund të shoqërohen nga deputetë që vërtetë e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Do të jetë e rëndësishme që PD-ja të mendojë për këtë çështje dhe sikurse e kam përmendur edhe më parë, PD-ja ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi.
Në fakt, do të ishte një ironi historike, por edhe tragjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj.
Shpresa jonë është që partitë do të bëjnë përpara që bashkëpunimi ynë do të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që njerëzit të shplodhen gjatë gushtit dhe kur të kthehen të jenë më të freskët”, u shpreh Yuri Kim.
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila ditën e sotme i kërkoi Lulzim Bashës që të largojë Berishën nga grupi parlamentar në legjislaturën e re të parlamentit në shtator.
Në reagimin e tij Berisha thotë se ambasadorja gaboi rëndë që i tregoi demokratëve barin, pasi asnjë trillim apo sajim nuk mund ta pengojë atë të përmbushë misionin e tij.
Reagimi i plotë i Sali Berishës:
Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:
Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptare ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.
Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.
Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.
Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.
Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjitha publike.
Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.
Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.
Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instututi East West qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.
Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas caktimit të gjyqtarit të nëntë të Gjykatës së Lartë. Kim shprehet se duhet të ecim më tej hap pas hapi hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të mund të sjellë më shumë rezultate.
“Gjyqtari i 9 -të është emëruar sot në Gjykatën e Lartë. Faleminderit edhe një herë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës. Le të ecim përpara hap pas hapi, në mënyrë që reforma në drejtësi të mund të sjellë më shumë rezultate dhe që Shqipëria të qëndrojnë në rrugën drejt BE-së,” shprehet më tej Yuri Kim.
Ekzistojnë mundësitë që idetë tuaja ambicioze të realizohen. Nëse keni ndërmend të nisni ndonjë projekt të ri në profesionin tuaj, sigurohuni që të keni mbështetjen që ju duhet. Sa i përket anës profesionale, ka gjasa që dikush të shprehë interes ndaj jush.
Demi
Shmangni pesimizmin dhe skepticizmin, pasi nuk do të ndikojë aspak mirë në gjendjen tuaj psikologjike. Mbi të gjitha, kjo është mjaft e vlefshme, nëse po punoni për një projekt të rëndësishëm. Pasdite bëni kujdes teksa ngisni makinën.
Binjakët
Nuk do të keni aspak dëshirë të debatoni me personat rreth jush, edhe pse mund të ndiheni të provokuar. Përpiquni të hartoni një plan për të ardhmen, në mënyrë që të keni një ide se ku të fokusoheni. Sa i përket dashurisë, mos nisni një lidhje romantike pa qenë të bindur.
Gaforrja
Nëse keni shumë përgjegjësi mbi shpatulla, mos hezitoni të kërkoni ndihmë. Kaloni më shumë kohë me familjarët dhe miqtë tuaj që iu besoni më shumë. Sa i përket anës profesionale, parashikohet progres në vijim.
Luani
Ka gjasa të takoni dikë që nuk e keni parë prej kohësh. Mund të bëhet fjalë për dikë me të cilin ndani kujtime pozitive. Është dita e duhur për të zbatuar një plan, të cilin keni kohë që e mendoni.
Virgjëresha
Ekziston mundësia që t’ju prishen planet gjatë ditës, për shkak të disa rrethanave të paparashikuara. Megjithatë mos u shqetësoni, por përpiquni të gjeni mënyra për ta realizuar atë një ditë tjetër. Do të keni fat, nëse bëni blerje këtë të enjte.
Peshorja
Do të keni shumë besim në vetvete dhe do të tregoni mjaft të guximshëm. Kjo do të ndikojë shumë mirë te ju, nëse jeni në kërkim të një pune të re apo nëse kërkoni rritje rroge. Sigurohuni t’i jepni kohë vetes për t’u relaksuar.
Akrepi
Ka gjasa që t’i kërkoni ndihmë dikujt që keni mbështetur më parë, por nuk do të mund t’ju ndihmojë njësoj si ju. Megjithatë, mos u mërzitni, por mblidhni energjitë dhe ecni përpara. Sa i përket anës financiare, ka gjasa që të ardhurat tuaja të rriten.
Shigjetari
Mos flisni shumë për arritjet tuaja personale. Mendoni edhe për personat përballë jush, që mund të kenë pasur të njëjtat qëllime dhe nuk ia kanë dalë mbanë, pavarësisht përpjekjeve të shumta. Bëni kujdes me financat, duke mos bërë shpenzime të panevojshme.
Bricjapi
Fati do t’ju buzëqeshë në disa fusha të jetës gjatë kësaj të enjte. Ekziston mundësia të merrni një dhuratë me shumë vlerë. Ndiqni intuitën, pasi mund të bëni zgjedhjet e duhura. Do të kaloni një mbrëmje të këndshme me familjen, veçanërisht me prindërit.
Ujori
Mund të takoni dikë ose mund të merrni një telefonatë nga dikush që nuk e prisnit. Ka gjasa që beqarët e kësaj shenje të ndihen mjaft të veçantë nesër. Mendohuni gjatë nëse viheni përpara një zgjedhjeje të rëndësishme në jetën tuaj. Dikush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj pasdite.
Peshqit
Jepuni zë mendimeve tuaja në punë. Kjo do t’ju çojë drejt një mundësie promovimi. Gjithashtu, ka shanse të fitoni të ardhura më shumë seç e prisnit. Kalojeni mbrëmjen me miq të ngushtë dhe mos hezitoni t’i shprehni falënderimet dikujt që ju ka qëndruar pranë në momente të vështira.