Me shpejtësi në kthesë, vdesin dy të rinj në aksin Shkodër-Velipojë

288

Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë, rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’. Shkak i këtij aksidenti sipas policisë është bër të shpejtësia e lartë në kthesë, ku për pasojë mjeti tip BMË, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur. 

Për pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit A. P. 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit