E rëndë/ Gjendet pa shenja jete një person në plazhin e Tales, dyshohet se…

93

Një person është gjetur pa shenja jete në plazhin e Tales, Lezhë. Dyshohet se personi është mbytur.

Forcat blu njoftojnë se rreth orës 19:30, kanë marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.