Yuri Kim, kërkesë Bashës: Berisha jashtë PD, një parti s’mund të “hajë bar” për hir të një njeriu

265

Nuk e përmendi me emër, por pas gati 80 minutash takim, mesazhi i ambasadores ndaj Partisë Demokratike ishte i qartë: distancim nga Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga sekretari amerikan i Shtetit. Yuri Kim i çoi mesazh dhe partisë në pushtet, me rikthimin e Partisë Demokratike në Parlament.

“Do të jetë e domosdoshme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për demokraci në Shqipëri. Ndërsa PD-ja do të rikthehet në Kuvend, është e rëndësishme që PS-ja të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake. Dëshiroj të theksoj rëndësinë që ndërsa kryetarët e partive do të futen në kuvend, është rëndësishme që të mund të shoqërohen nga deputetë që vërtetë e meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Do të jetë e rëndësishme që PD-ja të mendojë për këtë çështje dhe sikurse e kam përmendur edhe më parë, PD-ja ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi.

Në fakt, do të ishte një ironi historike, por edhe tragjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj.

Shpresa jonë është që partitë do të bëjnë përpara që bashkëpunimi ynë do të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që njerëzit të shplodhen gjatë gushtit dhe kur të kthehen të jenë më të freskët”, u shpreh Yuri Kim.