Marrëveshja e tregtisë së lire mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është e plotë. Alban Zusi: Merrni në konsideratë vendosjen e këtyre kushteve që të jemi përfitues.

301

Marrëveshja trepalëshe Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Veriut për tregtinë e lirë mund të ndikojë në përmirsimin e treguesve në shkëmbimet tregtare me këto vende por ka edhe pa kaq shumë rreziqe nëse nuk do të bëhen pjesë e marrëveshjes edhe disa kushte që mbrojnë prodhuesin shqiptarë dhe konkurencën e ndershme. Drejtori i Qendrës së Eksporteve Shqiptare Alban Zysi rendit disa pika, që sipas tij deri ne hyrjen në fuqi të marrëveshjes në vitin 2023, ato duhet ti bashkangjiten dhe të bëhen pjesë e rëndësishme.

  1. Reciproriteti për produktet duke importuar gjithçka që lejohet të eksportohet
  2. Taksë doganore për produktet e subvencionuara në shtetet e origjinës në masën e subvencionit.
  3. Kuota me bazë mujore për produkte që janë sezonale në vendin tonë që të mbrojmë prodhuesin dhe fermerin.
  4. Mbrojtjen e produkteve sensitive dhe në periudha sensitive për të eleminuar problemet sociale dhe mjedisore.
  5. Mbrojtja e prodhimeve vendase nga produktet e mbrojtura në vendet e origjinës.

Më lart janë kushtet e rëndësishme me të cilat kjo marrëveshje ka për të ndryshuar trendin dhe situatën e marëdhënieve tregtare të Shqipërisë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, thote Zusi. Ai shton se bilanci ynë tregtarë është negativ me këto dy vende, por nëse kjo marrëveshje bëhet në mënyrën e duhur duke marrë në konsideratë kushtet e mësiperme, absolutisht që Shqipëria do të jetë vendi përfitues kryesor i kësaj marëveshjeje sepse situata e sotme e shkëmbimeve nuk është si rezultat i paaftësisë konkuruese të bizneseve tona dhe ekonomisë shqiptarë në tërësi por si rezultat i barrierave administrative që u bëhen bizneseve shqiptare dhe produkteve të tyre në pikat doganore të këtyre vendeve e në përgjithsësi në pikat doganore të ballkanit perendimor. Kështu që duke u hequr këto barriera doganore dhe duke u bërë zero, nën 5 kushtet e mësipërme që duhet të bashkshoqërojnë marrëveshjen, përfitimet do të jenë të mëdha. Në qoftë se qeveria shqiptare do të bëjë gabimin që të bëjë marëveshje të tregëtisë së lirë, duke hequr të gjitha barrierat doganore por pa zgjidhur disa probleme që janë të dukshme sot e mund të mbarten edhe pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes ajo do ti bëjë një dëm jashtëzakonisht të madh ekonomisë shqiptare. Çfarë duhet patur parasysh dhe çfarë duhet zgjidhur që të mos përballemi me problematikën që të prishte vetë konkurencën mes vendeve tona? Zusi shpjegon në detaj ato që ai i konsideron si prioritare.

Së pari është reciproriteti dhe duhet të jetë në masën 100% dhe kokë më kokë për çdo lloj produkti. Kjo do të thotë së nëse do të hyjë qumësht nga Maqedonia e Veriut, automatikisht duhet që produktet e bulmetit shqiptarë të eksportohen në këtë shtet. Në qoftë se nuk ndodh ky reciprocitet atëherë ne e shkatërruan akonominë shqiptare. Kjo vlen edhe për importin e mishit nga Serbia, do të duhet që i njëjti produkt të shkojë edhe nga Shqipëria e jo të shkëmbyeshme por kokë më kokë, pra reciproke dhe qarkulluese në ekonomitë e këtyre tre shteteve. Së dyti çdo lloj subvencioni që qeveritë e këtyre tre vendeve u japin produkteve të tyre, produkteve kryesisht ushqimore, duhet që automatikisht të kthehet në taksë doganore kur ajo kalon kufirin e vendit të vet.

Mund të ketë edhe një formë që ky lloj subvencioni ti mbahet nëpërmjet legjislacionit fiskal në vend kampanive eksportuese, por për ta patur më të qartë situatën dhe për të evituar makinacionet që mund të krijohen atëherë më e mira është që ky lloj produkti të taksohet në doganë në masën 100% të subvencionit që ka marrë në vendin e origjinës. Lejimi i futjes së produkteve serbe apo maqedonase të mbështetura nepërmjet subvencionit pa taksën e barabartë me subvencionin është shkatërrim për fermerin shqiptarë. E treta që duhet marrë në konsideratë dhe duhet të shoqërojë marrëveshjen është ekzistenca e kuotave me bazë mujore për produkte sensitive. Për shembull në qoftë se në muajin korrik, Shqipëria ka super prodhim të domates, apo në janar super prodhim të mollës, natyrshëm duhet që në këto dy muaj ne të vendosim një kuotë të caktuar të importit të këtyre produkteve ushqimore me qëllim që të krijohet hapsirë për të shitur produktin vendas. Nuk duhet të ekzistojë treg i lirë gjatë gjithë vitit kur fermeri shqiptarë siç kemi parë e hedh në kanal produktin e tij pikërisht sepse i mungon tregu.

Në marrëveshje duhet të ekzistojë edhe politika e mbrojtjes së jashtëzakonshme e cila është një praktikë krejt normale në të gjitha marrëveshjet e tregtisë së lirë të vendeve të zhvilluara si SHBA, Kinë apo Indi të cilët kanë klauzolën e mbrojtjes, ku për produkte të caktuara sensitive, vendet kanë të drejtën të mbylljes totalë të përkohshme të tregut në momentin kur konstatohet se një sektor i caktuar, një degë e caktuar apo një rajon i caktuar është në rrezik social apo në rrezik ambiental e mjedisor. Në të gjitha raste nuk ka asnjë marrëveshje që e detyron një shtet që ta respektojë kur në fakt respektimi i saj shkakton ose probleme të rënda sociale ose probleme mjedisore dhe kjo duhet marrë në konsideratë nga shteti shqiptarë. Një shembull ilustrues është prerja e pëmeve të frutave përshkak se prodhimi i tyre nuk shitet dhe nuk kanë më rentabilitet për prodhuesit, ndaj në këto kushte nuk mund dhe nuk duhet të vijohet me hapjen e kufirit për këto prodhime. Së fundmi dhe po aq e rëndësishmë është edhe mbrojtja nga produktet e mbrojtura. Një rast i një situate të tillë janë embëlsirat nga Serbia e cila i mbron produktet e saj nëpërmjet një takse doganore me 15% të importeve të produkteve të njëjts dhe kjo ka ardhur për të mbrojtur prodhuesit e saj nga konkurenca turke. Automatikisht kjo mbrojtje duhet të ekzistojë për të njëjtën kategori produktesh edhe në Shqipëri për produktet që vinë nga Serbia.

Këtë e them pasi një produkt i mbrojtues në Serbi apo Maqedoni krijon avantazhe konkuruese përmjet një tregu të deformuar, pra një kompani që mbrohet në një nga këto dy vende nga një taksë doganore automatikisht merr pjesë të tregut të pamerituara dhe krijon një ekonomi shkalle shumë më të lartë sesa krijojnë bizneset shqiptare që janë të pambrojtura. Atëherë ne duhet që bizneset shqiptare ti mbrojmë kokë më kokë kur ato duhet të konkurojnë me një produkt të mbrojtur nga vendi i tyre i origjinës. Në qofte së marëveshja e shkëmbimit të lirë të mallrave do të jetë e plotësuar edhe me këto kushte, unë jam i bindur se përfitimet tona do të jenë jashtëzakonisht të larta nga kjo marrëveshje e do të ngushtojmë ndjeshëm raportet mbi import/eksportet, por mbi të gjitha do të krijojmë kushte për një konkurencë të ndershme qoftë të industrialistëve, bizneseve dhe vetë fermerëve. Në çdo situatë tjetër ne krijojmë rrethana të cilat mund të na detyrojnë që një ditë të caktuar të tërhiqemi nga marrëveshja.