Tronditet Arian Çani: Ishte një tmerr i vërtetë! Largohuni nga ky vend sa më parë…

214

Arian Çani ka folur këtë të premte për ngjarjen që tronditi tërë vendin, ku një familje e tërë u shua pas një aksidenti rrugor. Çani e konsideron këtë ngjarje një krim tragjik në autostradë. Po ashtu ai ka përsëritur mesazhin e tij ndaj qytetarëve, të cilin tha se do ta thotë gjithmonë, për t’u larguar nga Shqipëria.

“Para se të flasim për lajmin e kobshëm që sot në një farë mënyre i dha fund jetës së atyre dy vajzave, njëra 9 vjeç dhe tjetra 14, së bashku me prindërit e tyre humbën jetën në një aksident, duhet thënë në një krim tragjik në autostradën, Fier-Vlorë. Të gjithë i keni parë pamjet. Rrjetet sociale diarre janë mbushur nga komentet. Ka komente pafund. Ishte një gjë e tmerrshme, nga një Audi A8.

Nuk di çfarë ka ndodhur në atë autostradë, por makina e tyre, një Toyota, më duket ishte bërë çarçaf. Ishte një tmerr i vërtetë. Besoj se e kuptoni pse unë kam gjithë këto vite që në fund të emisionit, që mos t’u fus frikën në fillim, gjithmonë bëj thirrje, urgjent të gjithë ju që e kapni mesazhin tim largohuni nga ky vend sa më parë me qëllim që jeta juaj të vazhdojë. Këtë thirrje do të vazhdoj ta bëj. Kjo që ndodhi sot është një nga motivet se pse unë e bëj këtë thirrje”, tha Çani në hyrje të emisionit “Zonë e Lirë”.