“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadorja Kim flet për zhvillime të reja dhe tregon lëvizjen tjetër të SPAK: Do të japë më shumë dhe më shumë rezultate

187

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumanin.

Përmes një postimi në “Twitter” Kim theksoi se SPAK do të japë më shumë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

“Sot takova Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë. SPAK do të japë më shumë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.”, tha ambasadorja Kim.