Ermal Mamaqi largohet nga Tv Klan, ku do ta shohim moderatorin?

424

Në verë është merkato e televizioneve, ku shumë moderatorë, gazetarë ndryshojnë vendin e tyre të punës. Prej kohësh përflitet se në shtator Ermal Mamaqi nuk do të jetë më pjesë e Tv Klan. Këta zëra mesa duket janë të vërtetë, pasi sipas Newsbomb, Ermali nuk do të jetë më pjesë e këtij televizioni, por do të merret me filmin e tij të ri I love Tropoja.

Xing me Ermali nuk do të shihni më të shtunave dhe në vend të këtij emisioni do të transmetohet Duplex. Nuk dihet nëse Ermali do ta shohim në ndonjë televizion tjetër, apo do të zgjedhë të merret vetëm me filmin e ri.