Siguria në nivelin më të ulët, të shtëna me armë në Vlorë

672

Një person u plagos nga një sherr që përfundoi në përdorimin e armëve në lagjen “Çole” të Vlorës mbrëmjen e kësaj të premteje. I plagosuri është Aleksandër Vasili. 26-vjeçari është plagosur në këmbë, ndërsa autori mbetet ende i paidentifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali bar-loto dhe dyshohet se konflikti nisi për motive të dobëta.

“Rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal, Vlorë ka shkuar i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri një 26-vjeçar. Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen ’24 Maj’ në zonën e Çoles Vlorë, pranë një lokali dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, – njoftoi policia.