Një lajmi i hidhur vjen për familjen Haliti nga Gjilani ditën e sotme, ku kanë vdekur tre anëtarët e kësaj familje.
Sipas burimeve të focs24.info bëjnë me dije se 3 anëtarët e kësajë familje kishin shfaqur shqetësime sipasojë e helmimit nga ushqimi dhe janë paraqitur në qendrën shëndetsore në Manëz të Durrësit por të njëjtat burime i thanë http://www.focus24.info se mjekët e kësajë qëndre nuk kanë vepruar në përputhje me misionin e tyre dhe për pasojë 3 anëtarët e kësajë familje kanë humur jetën.
Ndërkohë që mjekët janë arrestuar nga Policia me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm, ja njoftimi i Policisë Durrësit
Manëz/Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
