Të riun nga Tirana e plagosin me armë në banesë, policia nis hetimet

498

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Tahsim Shehu” në kryeqytet.

Policia bën me dije se rreth orës 02:00 pas mesnate është qëlluar katër herë me armë në drejtim të 28-vjeçarit Andi Spahia, i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Ndërkohë mësohet se i riu ka marrë plumba në këmbë dhe në shpinë. Blutë e Tiranës kanë nisur hetimet për ngjarjen, por nuk ka ende një të dyshuar.