Po ngjall terror! Zbulohen të dhënat më të fundit nga raketa kineze: Do të bjerë sonte, ja oraret e parashikuara!

374

Raketa kineze do të bjerë mes orës 1 të natës dhe 7:30 të mëngjesit të 9 majit. Margjina e pasigurisë u reduktua në 3 orë për kthimin në Tokë të raketës kineze 5b. Këto janë të dhënat më të fundit nga Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (Norad), e cila tregon vendet në botë ku mund të bien mbetjet e anijes. Norad sapo ka nxjerrë vlerësimet e saj të fundit dhe tregojnë se rënia e raketës mund të ndodhë pas mesnatës së sotme dhe gjatë ditës së diel.

https://youtu.be/tjEfpRAt0MA

Është reduktuar diferenca e pasigurisë në pak më shumë se tre orë edhe Organizata Evropiane për Mbikëqyrjen Hapësinore Eusst, thotë se rikthimi mund të ndodhë mes orës 1 të natës, 7.30 të mëngjesit dhe 7.30 pasdite. Është e pamundur të përcaktohet me saktësi koha dhe vendi ku do të bëhet kthimi.

Për momentin Shqipëria është një nga zonat e gjera ku mund të bjerë raketa, duke përfshirë edhe Italinë Qendrore e Jugore, tërë Afrikën, Azinë Jugore, Oqeanin Paqësor, Australinë, një pjesë të Amerikës së Veriut, Amerikën Qendrore dhe një pjesë të Amerikës së Jugut. Llogaritjet e reja të pritshme në orët e ardhshme do të zvogëlojnë më tej kufirin e pasigurisë për kohën dhe vendin e kthimit.