Vrasja e Pjerin Xhuvanit, befason me deklaratën bodigardi i Berishës dhe Gazment Bardhit: Do të ketë vrasje të tjera! Pyesni Taulantin ku ishe mbrëmë dhe çfarë keni vendosur

368

Një nga njerëzit që merret me sigurinë e Gazment Bardhit në Elbasan, i cili ka qenë bodigard i Sali Berishës, Lulzim Bashës, Osman Levanaku, ka reaguar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit sot në Elbasan.

“Çdo vdekje që vjen prej Zotit është e mirseardhur. Por ku vritesh për para votash, si kjo e këtij qeni në Elbasan.jam tre metra larg kufones.

Shoh shumë polici që bëjnë sikur janë të përkushtuar. Ndërkohë që e dinë se bandat janë gjithë ditën me armë në Elbasan e kërcënojnë njerëzit për vota dhe në përpjekje për të më vrare mua do vritesh ti o qen e… per Pipi Shurren.Pyesni Taulantin ku ishe mbrëmë dhe çfarë keni vendosur. Dhe për ate të radhës”, shkruan Levanaku në faqen e tij në FB.

Ai ka qenë pjesë e grupit shoqërues të Sali Berishës kur ai ishte kryeministër, e më pas u bë drejtues i Forcave Speciale, e kur Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Bashkisë ishte pjesë e grupit shoqërues.

Në fushatën e Elbasanit, Levanaku, është një prej personave, pjesë e grupit shoqërues të Gazment Bardhit.