Vendimi i Gjykatës, drejtësi private e Edi Ramës

368

Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Gjykatës së Durrësit që vërtetoi mandatin e kryebashkiakës Valbona Sako.

Kreu i PD, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale tha se ky vendim tregon që e gjithë drejtësia është në kontrollin e Ramës.

Basha shton se sistemi i drejtësisë është i shpartalluar e së nëse qytetaret nuk e ndalin Ramën, Shqiperia do të kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.

E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.

Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët. Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.