Filmi-dokumentar për Lorik Canën është gati, ja cila është data e publikimit…

401

Kapiteni legjendar i shqiptarëve, Lorik Cana në një intervistë të dhënë më herët u shpreh se do të mësonim më shumë për jetën e tij profesionale dhe personale përmes një filmi dokumentar që do të realizohej për të.

Ashtu siç u premtua është publikuar edhe posteri zyrtar i filmit dokumentar “LORIK” film i realizuar nga Andi Decka duke sjellë jetën dhe rrugëtimin ne botën e futbollit të Lorikut. Fëmijëria, familja, futbolli, talenti, atdhetarizmi dhe dashuria e madhe për një komb, të gjitha nën një emër “LORIK”.

Edhe vetë Cana përmes një postimi në rrjetin social Instagram u shpreh se nuk ka qenë e lehtë por është realizuar me mjaft dashuri nga miku i tij Andi dhe gjithë partnerët që e kanë mbështetur.