Ja 6 personat të cilët ndihmuan në krijimin e internetit

1- Claude Shannon

Shannon mori punën e bërë nga Boole dhe e rishkruajti atë për kompjuterët. Në bazë të saj nisi “teoria e infomacionit”, një sistem i cili do na ndihmonte që të krijonim internetit.

Claude Shannon (1916-2001)

2- Ada Lovelace

Interneti është një algoritëm kryesisht me formula dhe procedura që ekzekutohen për të zgjidhur një problem. Në shekullin e 19, Lovelace krijoi algoritmin e parë e cila ishte baza e makinerive dhe e inteligjencës artificiale.

Ada Lovelace (1815-1852)

3- George Boole

Ajo cfarë Boole propozoi ishte një mënyrë që do lejonte kompjuterët të kuptonin motorët e kërkimit.

George Boole (1815-1864)

4- Leonard Kleinrock

Leonard ndihmoi në formulimin e idesë të ndërrimit të paketave, një pjesë qëndrore e kompjuterëve të cilët bëjnë të mundur shpërndarjen e informacioneve nga një rrjet në tjetrin. Ajo cfarë ai propozoi është e njëjta teknologji e cila përdoret edhe sot në cdo kompjuter në botë.

Leonard Kleinrock (1934-)

5- Vint Cerf dhe Robert Kahn

Të dy sëbashku ndihmuan në krijimin e TCP dhe IP, teknologji të cilat tregojnë komunikimin e kompjuterëve me njëri-tjetrin.

Vint Cerf (1943-) and Robert Kahn (1938-)

6- Ray Tomlinson

Jeta në internet do të ishte e kotë nëse nuk do të ekzistonte emaili. Ray krijoi sistemin për të lejuar njerëzit të dërgonin mesazhe tek njëri-tjetri falë ARPANET.

Ray Tomlinson (1941-)

Horoskopi Sot, e shtunë 1 maj 2021

Dashi

Keni bërë një rrugë të gjatë dhe është koha për të shijuar shpërblimet e punës suaj. Nëse mendoni se mund të vazhdoni të ecni përpara pa pushim, keni shpresa joreale për veten. Ju nuk jeni robot!

Demi

Nesër ka shumë gjëra që ju duken të paqarta. Si rezultat i kësaj, këshilloheni të mos merrni vendime të rëndësishme. Sa i përket aspektit sentimental, nesër mund të takoni një person, i cili me kalimin e kohës mund t’ju duket interesant.

Binjakët

Ndjeheni sikur keni qenë të mbërthyer në një rreth vicioz nesër? Yjet thonë se ajo që ju duhet është një pikëpamje e re! Në mënyrë që t’i japësh vetes një perspektivë të re të re për jetën, shkëputuni nga rutina juaj normale.

Gaforrja

Është e vërtetë se edhe duke shpenzuar para mund të fitoni para, por duhet të keni një “stomak” të fortë për të rrezikuar, në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Jini shumë të kujdesshëm se ku i investoni paratë.

Luani

Nëse ndonjëherë fshiheni kur dikush ju sulmon, nesër duhet të ngriheni dhe të bëni rezistencë. Ndryshimi i taktikave në mënyrën e reagimit do t’ju mbajë në formë të shkëlqyer. Mos harroni, jeni shenjë zjarri.

Virgjëresha

Rutina juaj e përditshme është gati të tronditet pak nesër. Disa surpriza janë drejtuar në rrugën tuaj dhe mund t’i thoni lamtumirë mërzisë! Një person që nuk ju pëlqen mund të largohet nga jeta juaj.

Peshorja

Shmangni rrugën e shkurtër dhe bëjini gjërat me ngadalë. Kjo vlen veçanërisht për romancën! Nuk ka asnjë arsye për t’i përshpejtuar gjërat, ndaj përpiquni t’i arrini synimet që keni në mënyrë graduale.

Akrepi

Çdo trazirë e brendshme që përjetoni nesër do të zhvishet nga problemet me të cilat përballet rrethi juaj shoqëror. Edhe pse mund të keni probleme të mëdha, tregohuni altruist duke u ardhur në ndihmë miqve tuaj.

Shigjetari

Mundohuni të lidheni me një person, i cili ju ka munguar për një kohë të gjatë. Keni nevojë për urtësinë e këtij personi, në mënyrë që të kuptoni idetë tuaja të reja dhe ndryshimet që kanë ndodhur në jetën tuaj kohët e fundit.

Bricjapi

Nesër do t’ju jepet një ide, ose një mundësi për të bërë ndryshime të thella në aspektin profesional. Po kaloni një moment tranzicioni, i cili vjen në jetën tuaj për mirë. Kapeni momentin!

Ujori

Ju nuk mund ta kuptoni, por fjalët tuaja mund t’i bëjnë njerëzit të lëvizin, sidomos tani kur universi ju jep një kombinim unik të pasionit, inteligjencës dhe elokuencës. Ju nuk mund të jeni ende të kënaqur me fuqinë që keni, por duhet patjetër ta vini atë zbatim.

Peshqit

Nesër do të luani rolin e vizionarit në një situatë tensioni. Përpiquni të tregoni vullnet për të zgjidhur një situatë, e cila prej kohësh ka qenë e komplikuar. Në çështjet e dashurisë keni nevojë për një eksperience të re.

Moti Sot, e shtunë 1 maj 2021

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në formë pikash prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet kodrinore-malore të zonës së veriut dhe qendrës reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive si dhe breshër lokal.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e gjatë momenteve me shtrëngata fiton shpejtësi mesatare, duke u pasuar nga valëzim në dete me forcën 3 ballë.

Tale – Për pushimet më të mira familjare

Nëse dëshironi privatësi, qetësi, të pushoni të sigurt dhe duke shpenzuar jo shumë, nuk ka më mire se në plazhin e Tales. Aty do të ndiheni si në shtëpinë tuaj por vetëm me një ndryshim, do të jeni pranë deti dhe shtrirë në një rërë kurative. Siguria është një element që e bën kaq të dëshirueshëm këtë zonë turistike.
Ku ndodhet?


Plazhi i Tales ndodhet në jug të qytetit të Lezhës (17 km nga qendra) dhe shtrihet në një vijë bregdetare rreth 7 kilometër dhe me një gjerësi rëre që shkon nga 100 në 150 metër duke filluar nga laguna e Vainit deri në grykëderdhjen e lumit Mat. Distanca e shkurtër me kryeqytetin, qytet verilindore, Rrugën e Kombit dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit. Drejt Tales edhe për të shmangur trafikun e rënduar që krijohet gjatë sezonit veror dhe kjo do të ju dërgojë në një prej destinacioneve më të reja të turizmit veror, por pa dyshim në një prej plazheve më të mirë.
Me çfarë mund të shkoni?


Në Tale mund të shkoni me makinën tuaj duke synuar që të zgjidhni zonën që do të ju tërheqë më shumë, pasi densiteti i pushuesve është i ndryshueshëm përgjatë 7 km të këtij plazhi. Janë dy vende ku ju mund të zgjidhni nëse udhëtoni drejt plazhit të Tales dhe shumë të veçantë. Rrugët ndahen në fund të tangentciales superstradë – hidrovor dhe në të djathtë gjendet plazhi Tale 2 dhe në të majtë plazhi Tale. Ju mund të zgjidhni të shkoni edhe në mënyrë të organizuar me agjenci apo transport publik në linjën Lezhë – Plazh dhe duke shpenzuar akoma më pak për udhëtimin.

Pse duhet të shkoni?
Arsyet pse duhet të shkoni janë të ndryshme por më kryesoret janë:

  1. Për rërën e pastër dhe kurative.
  2. Për detin e pastër.
  3. Për privatësi dhe të shijuarit e qetësisë.
  4. Për çmime që nuk do ti besoni as vetë.
  5. Për pushimet që kanë vertetë emrin pushime.
    Veçantia e plazhit të Tales?
    Ndërsa keni ndaluar makinën dhe jeni akomoduar në një prej strukturave akomoduese duhet të planifikoni që të eksplorini të gjithë vijën bregdetare të Tales. Këtu nuk ka vetëm ujë dhe rërë, por një florë dhe faunë që do të mbërthejë koriozitetin tuaj. Peshkimi me grep është një prej sporteve më të zhvilluar në këtë zonë, dhe ku padyshim të apasionuarit nuk e humbasin rastin për të testuar aftësitë e tyre. Në të djathtë të Tales gjendet edhe një pjesë e lagunës që është vazhdimësi e zonës së mbrojtur Kune – Vain – Tale. Nëse keni vendosur të vendosni çadrën tuaj në këtë zonë, kjo do të ju japë mundësinë për të parë një pyll të madh dhe bimësi të harlisur e gjallesa të shumta. Merr gjithmonë një zgarë me vete, kjo pasi peshku që mund të zini do të jetë ushqimi juaj i freskët. Këto mundësi janë edhe në jug të plazhit, zonë që njihet si Tale 2. Këtu bimësia derdhet deri në det dhe pulëbardhat janë krejtësisht të qeta ndërsa qëndrojnë në breg, pasi pushuesit në këtë zonë janë aq të pakët sa janë shqetësim për shpendët e ndryshëm. Xhirot deri në fund të plazhit, aty ku ndodhet edhe delta e lumit mat, do të ju prezantojnë një peisazh sa të bukur aq edhe të veçantë. Ky udhëtim nuk mund të përfundojë pa memorizuar në foto thuajse çdo hap, pasi e tillë është natyra në këtë zonë dhe pushimet verore.

Të gjithë keto elementë sëbashku e bëjnë plazhin e Tales më të veçantë. Kjo zonë turistike është shumë pak e shfrytëzuar dhe e pacënuar nga ndërtimet. Ka një sipërfaqe të madhe ku të jep mundësinë të organizoni sporte të ndryshme. Është një zonë mjaft e përshtatshme për pushuesit që kanë kampera duke të dhënë mundësinë për të qendruar afër plazhit. Në këtë zonë, operatorët turistikë ofrojnë ushqim, pije e shezllone me çmime të arsyeshme dhe me cilësinë maksimale.

Baret do të ju sjellin tradicionalen, ekzotiken, mesdhetaren dhe të padyshim edhe modernen. Banorët e zonës janë peshkatarë tradicionalë dhe ju mund të merrni edhe produkte te freskëta të detit. Ju sugjerojmë ta vizitoni dhe të dëgjoni zhurmën e dallgëve, cicërimin e zogjve dhe të ndjeni aromën e pushimeve verore të jetë çdo moment me ju. Pushuesit e huaj dhe vendas po shtohen çdo ditë e më shumë, mos mungoni dhe nuk do zhgënjeheni.

“Shqipëria rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare”/ Ilir Meta nuk ndalet, ngre alarmin dhe lëshon thirrjen urgjente: Kjo është drama më e madhe që i ka ndodhur vendit dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor.

Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende.

Në lidhje me këto të dhënat e fundit, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të vendit, Ilir Meta.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës

Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.
Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.
Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Vjosa Osmani uron PS për fitoren, por nuk përmend Edi Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thyer heshtjen dhe ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, si edhe ka përgëzuar Partinë Demokratike për fushatën elektorale. Në mesazhin e saj të shkurtër në Twitter, Osmani nuk përmend në asnjë rresht kryeministrin Edi Ramën, por uron që përfaqësuesit politikë të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politikë të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter.

Mesazhi i urimit të presidentes së Kosovës vjen disa ditë pas urimit të homologëve të saj dhe liderëve rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Horoskopi Sot, e premte 30 prill 2021

Dashi

Sa më shpejt që të përpiqeni të ecni nesër, aq më pak do të arrini. Yjet ju nxisin të
shijoni vendin ku ndodheni aktualisht dhe jo të përqendroheni në të ardhmen. Kaloni pak kohë nesër duke shijuar shpërblimin material të punës suaj të vështirë.

Demi

E doni vërtet një kohë të mirë, por kohët e fundit jeni ndier shumë i vetmuar. Ndihuni të lirë dhe shijoni momente të qeta. Kjo kërkesë për më shumë privatësi në jetën tuaj është një hap i shëndetshëm drejt të qënit më të përmbushur.

Binjakët

Një mik, në mënyrë graduale, por të sigurt po fiton fuqi në jetën tënde dhe ndoshta duhet të jesh i kënaqur me këtë fakt. Mësoni si ta trajtoni këtë person me respektin që ai ose ajo meriton. Mundohuni të jeni model dinjiteti në çdo kuptim të fjalës.

Gaforrja

Nesër mund ta gjeni veten mes disa niveleve ekstreme. Këto luhatje do të testojnë kufijtë e fleksibilitetit dhe durimin tuaj. Përpiquni të tregoni ekuilibër në çështjet e dashurisë.

Luani

Ju keni një ndjenjë të fortë të asaj që dëshironi, prandaj mos e humbni kohën. Nëse veproni duke bazuar te ndjenjat, do të arrini qëllimin tuaj më shpejt. Njerëzit e jetës suaj po ju qëndrojnë pranë, gati për t’ju mbushur me gëzim.

Virgjëresha

E meritoni të keni pak argëtim nesër dhe energjia e ndritshme, optimiste që është e gjitha rreth jush do t’ju ndihmojë të gjeni momente të bukura. Besimi juaj është i lartë dhe ju ndiheni shumë fleksibël dhe të adaptueshëm. Është një ditë e mrekullueshme për plane të improvizuara.

Peshorja

Ndryshimet reale po vijnë në marrëdhënien tuaj. Duket sikur dikush është më në fund i gatshëm të bëjë një hap tjetër në drejtimin e duhur. A jeni gati edhe ju për të ndërmarrë këtë hap? Bilanci është i rëndësishëm.

Akrepi

Dëgjoni zërin e ambicies nesër. Ka ardhur momenti që të vini në zbatim planet dhe projektet tuaja. Sa i përket aspektit emocional, duhet të tregoni më shumë kurajë për të shprehur ndjenjat.

Shigjetari

Përgatituni për një ditë të mbushur me surpriza. Nëse tregoni angazhimin e duhur, mund të keni rezultate shumë të mira në punë. Sa i përket dashurisë, gjërat nuk duken stabël.

Bricjapi

Parashikohet të jetë një ditë interesante sa i përket aspektit profesional. Mund të merrni propozime të reja, të cilat mund t’ua përmirësojnë situatën ekonomike. Sa i përket dashurisë, mund të takoni një person interesant.

Ujori

Edhe nëse zgjoheni plot energji, nesër nuk është një ditë për të arritur sukses. Përpiquni të kaloni më shumë momente në vetmi dhe të reflektoni mbi gjithçka ka ndodhur në jetën tuaj. Edhe sa u përket çështjeve të dashurisë, nuk do të arrini shumë sukses.

Peshqit

Nëse jeni gati për një aventurë të re në dashuri, gjasat janë që aspekti planetar të jetë favorizues. Aftësitë tuaja udhëheqëse nuk kanë qenë kurrë më të forta se nesër dhe do të jetë jashtëzakonisht e lehtë të realizoni planet tuaja.

Moti Sot, e premte 30 prill 2021

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që prej orëve të para të të mëngjesit me intensitet të ulët e mesatar, kryesisht në perëndim e veriperëndim. Reshjet gjatë ditës lokalisht do të marrin impulse në kohë të shkurtër në formën e shtrëngatave me rrufe të izoluara me rrebeshe e breshër.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e gjatë momenteve me shtrëngata fiton shpejtësi mesatare, duke u pasuar nga valëzim në dete me forcën 3 ballë.

Bujar Nishani kandidat për kryetar të PD-së? Përgjigjet ish-presidenti

Ish presidenti Bujari Nishani deklaroi në studion e “Zgjedhje 2021” se deri më tani nuk ka ambicie për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Për ish-presidentin, gjëja më e rëndësishme është që PD të ndryshojë përmbajtje.

“Kjo nuk është betejë mes Bujarit dhe Lulit. Nuk kam ndonjë ego personale. Nuk e kam pasur deri më sot ambicien për të qenë kryetar i Partisë Demokratike. Nuk është kauza ime kryetari i PD, por formacioni i ri që do të ketë PD, përmbajtja e re, thelbi i ri, se kush do të jetë kreu i radhës, elita do të qarkullojë, asnjë problem nuk ka, është një procedurë që do ta vendosë anëtarësia. Politika është pasion, dhunti, dëshirë, vullnet, jo punësim.”-tha Nishani.

‘Edhe Donald Trump të vinte nuk fitonte kundër Ramës’, Enkel Demi tregon formulën si mund të kalojë PD-ja në pushtet

Gazetari Enkel Demi i ka faturuar humbjen e Partisë Demokratike tek Kodi Zgjedhor dhe listat e hapura, ndërkohë që shkruan gjithashtu se edhe Donald Trump të kandidonte në Shqipëri nuk do të mund të fitonte zgjedhjet kundër Ramës.

“Kam qenë kundër listave të hapura qysh në fillim, jo se isha orakull, por vëreja zgjedhjet e Kosovës dhe produktin e tyre. Por, dashnorët e listave të hapura na rrinin nëpër banaqe televizive dhe na flisnin për demokracitë e brendshme të partive dhe si do të mundnin pushtetin e kryetarëve për ta lënë pushtetin e demokracisë në dorë të popullit.

Sak, këta dashnorë të flaktë sot për vete kanë marrë ca thërrime votash, se njerëzia e tokës së shqipeve ka shije të tjera për garën, të cilat me thënë të drejtën duhen paguar me para në dorë.

Tani ju ftoj t’u hidhni një sy listave të të gjithë partive, pa përjashtim dhe të shikoni se njerëz me të shkuar të dyshmitë, cuba, banditë, të akuzuar për trafik, madje me disa emra kanë mbledhur me mijëra vota.

Njerëz politikë me përvojë si Pandi Majko, Mimi Kodheli deri te Ervin Bushati, Sali Berisha në anën tjetër, Aldo Bumçi apo qoftë Vangjel Dule kapërcehen nga disa emra të padëgjuar kurrë për publikun e gjerë, por të njohur në oaze komunitetesh, ose të kamur që të japin paret.

Natyrisht, që do të na tregojnë sa vota kanë marrë Taulant Ballën apo Agron Shehaj, të cilët duket ashiqare se janë investuar shumë tek emri i tyre në listë.

Ky është një tjetër defekt i rëndë i këtij sistemi, sepse njerëzit politikë nuk lodhen të shtojnë votat për subjektin e tyre, por përkundrazi përqendrojnë çdo energji tek emri i tyre, në mënyrë që t’u imponohen drejtuesëve të partisë për qevetrinë e së nesërmes, pra për më shumë pushtet.

Listat e hapura, aq më shumë në një sistem zgjedhor si ky i yni, (jo proporcional kombëtar) bëjnë të mundur që në Shkodër Tom Doshi të rezultojë shumë i votuar, sepse atje është zona e tij influencës.

Shikoni tani dashnorët e listave të hapura që nuk lanë ekran pa dalë. Sa vota kanë marrë? Çikërima. Por, le ta lënë mërinë që mund të kenë ata me popullin e vobektë dhe ata vetë të bëjnë një pyetje: Po sikur listat të ishin 100 % të hapura kush do të ishte në Kuvend? Do shihnim çudira. Ligjvënës do të ishin kryesisht sërish njerëz të panjohur, tejet të dyshmitë. Ata do të qenë të paktën 70 për qind.

Opozita nuk ka si të fitojë ndonjëherë kështu si është bërë ligji zgjedhor, jo Luli të ikë, por dhe Donald Trump të vijë. E vetmja mundësi është të kthehemi të paktën tek marrëveshja e 5 qershorit pa ndryshimet kushtetuese që udhëheqësi bëri në bashkëpunim me të ashtëquajturën “opozitë parlamentare”, brenda së cilës ndodheshin këta dashnorët e listave të hapura që thurnin fjalime historike me 130 fjalë”, ka shkruar ai.