Vjosa Osmani uron PS për fitoren, por nuk përmend Edi Ramën

187

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thyer heshtjen dhe ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, si edhe ka përgëzuar Partinë Demokratike për fushatën elektorale. Në mesazhin e saj të shkurtër në Twitter, Osmani nuk përmend në asnjë rresht kryeministrin Edi Ramën, por uron që përfaqësuesit politikë të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politikë të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter.

Mesazhi i urimit të presidentes së Kosovës vjen disa ditë pas urimit të homologëve të saj dhe liderëve rajonalë dhe ndërkombëtarë.