Fitorja e PD në Tiranë – portretet e deputetëve Rushaj, Tabaku, Bumçi, Këlliçi, Vokshi, Duma, Noka, Shehaj

Partia Demokratike ka publikuar dje emrat e drejtuesve politikë në qarkun e Tiranës. Ajo çfarë i bie në sy secilit njeri që njeh politikën, shoqërinë, ekonominë dhe njeh edhe qarkun e Tiranës, është përshtatshmëria e personave të caktuar si drejtues dhe deputetë të ardhshëm.

Qarku i Tiranës është gjithnjë e më pak tribal dhe njerëzit janë gjithnjë e më shumë të cliruar prej tabuve, steriotipeve, paragjykimeve dhe militantizmit. Duke qenë një rajon ku ka më pak varfëri se në qarqet e tjera, ku ka më shumë sipërmarrje ekonomike, më shumë jetë kulturore e më shumë debat dhe pikëpamje të kundërta, mund të thuhet se në ketë qark bëhet më shumë politikë, vlerësohet më shumë idea politike e qëndrimi politik.

Si në çdo konkurim, krahasimi bëhet mes kundërshtarëve.

Partia Socialiste ka drejtues si Erion Veliaj, Blerina Gjylahmeti dhe Ervin Bushati. Këta rilindas, po ta analizosh, kanë vetëm një armë politike; sharjen dhe përpjekjen për ta zhvlerësuar kundërshtarin, frymëzimin e ndasive, duke akuzuar kundërshtarët si shpellarë dhe, bestytni të tipit “ata duan të na kthejnë në errësirë”, a thua se sot po jetojmë në dritë e në përndritje. Pra Rilindja-G99, sekti që ka pushtuar Shqipërinë por edhe vetë Partinë Socialiste, nuk ofron asgjë politike, asgjë për ekonominë, asgjë për kulturën. E duke qenë se nuk munden të ofrojnë asgjë për nesër, përpiqen të trembin njerëzit me të djeshmen. Mirëpo PD e sotme nuk është as PD e djeshme, as e pardjeshme. Jo krejt prej ndonjë turpi prej të djeshmes por prej një procesi normal transformimi dhe reformimi.

Çfarë njerëzish po ofron PD?

Alfred Rushaj është njeri i kulturuar dhe paqësor. Ka qenë zyrtar i lartë, zv.ministër i financave, mirëpo askush dhe asnjëherë nuk e ka akuzuar për asnjë vjedhje e asnjë abuzim. Ai është avokat dhe profesionist i respektuar, kontribues në programin politik të PD, njeri i cili ofron ide se si mund të qeveriset e të mëkëmbet ekonomia. Për të tillë ka nevojë politika dhe shteti. Nuk është vlerë të shash e as të ironizosh bukur. Sharja e ironia nuk sjellin përmirësim të jetës e as rritje ekonomike.

Jorida Tabaku gjithashtu ka mbajtur poste si zv.ministre e integrimit dhe nënkryetare e bashkisë së Tiranës. Nuk ka pasur asnjë akuzë kundrejt saj për vjedhje, përvetësim e abuzim. Ajo është pedagoge e ekonomisë, njeri i kulturuar e me sjellje qytetare, vajzë apo grua të cilën nuk e kemi dëgjuar duke sharë e ulëritur por vetëm duke argumentuar mbi pronësinë, mbi ekonominë, mbi problemet e njerëzve e mbi sfidat për jetesë normale. Ajo ofron politika, ide, jep propozime dhe nuk e ka bazuar karrierën tek sharja. Njerëz të tillë i duhen politikës dhe shtetit. Sepse vetëm njerëz të tillë duket se e shohin institucionin me seriozitet.

Aldo Bumçi është katër deputet dhe tre herë ministër, mirëpo nuk ka qenë e as është i urryer, i kontestuar, i akuzuar për korrupsion e për abuzim me pushtetin. Futet tek rastet e veçanta. Aldo Bumçi është intelektual, njeri paqësor e i palidhur me krimin. Me Aldon mund të flasësh si njeri, nuk mbart e nuk përçon arrogancë, ka skrupuj, madje është bërë objek bisedash si njeri i cili nuk thotë kurrë ndonjë fjalë të keqe, apo, ruajna Zot, të pisët. Bumçi është njeri me integritet.

Albana Vokshi ka përvojë në qeverisje dhe përvojë në opozitë. Njihet kudo si gruaja punëtore. Puna e identifikon dhe me punën identifikohet. Është grua me temperament, jo ndoshta aq e urtë sa shumë gra të tjera, mirëpo temperamenti e karakteri bëjnë që me të dhe përmes saj të çohen punët përpara dhe të realizohet ajo çfarë merret përsipër. Gjatë gjithë këtyre viteve, Albana Vokshin e kemi parë vetëm duke argumentuar, duke denoncuar problemet e qeverisjes dhe duke propozuar zgjidhjet e opozitës. Njerëz që punojnë i duhen politikës dhe shtetit.

Grida Duma është pedagoge dhe intelektuale. Është njeri që përpiqet të shkruajë, të debatojë edhe me pasion, mbi idetë, ideologjinë, besimet, shpresat dhe mënyrën si duhet të funksionojnë shteti, politika dhe mardhënia e njeriut me to. Grida është përfolur gjithmonë për pamjen mirëpo asnjëherë nuk e ka pranuar veten si dekor, si vetëm pamje, gjithmonë ka tentuar të identifikohet prej mendjes e me mendjen. Prej argumentit e propozimit. Njerëz të tillë janë plus për politikën dhe shtetin.

Belind Këlliçi përfaqësues i rinisë demokrate, njihet për angazhimin me të rinjt e për politikat rinore. Belindi nuk është identifikuar asnjëherë si i ri demode, servil i kryetarit, siç ka rrezik të përfundojnë shumë politikanë të rinj. Mirëpo gjithmonë ka qenë besnik i formacionit dhe i idesë ku beson dhe u ka qëndruar atyre edhe kur nuk është kandiduar në vitin 2017. Ketë person nuk ke si ta kontestosh e për çfarë ta kontestosh. Pritshmëritë në lidhje me të janë pozitive.

Flamur Noka, ish ministër i brendshëm, mund të na ngjajë njeri impulsiv, si i forti i partisë, si militant. Ky mendim mund të ketë qenë i bazuar në vitin 2000, mirëpo me rritjen dhe përvojës dhe detyrave organizative, mund të themi se Flamuri është shtetar. Ishte ministër e nuk u përfol për afera. Ka bërë veç mirë. Në krahasim me ministrat që e pasuan, Tahiri e Xhafa, nuk u akuzua për trafik droge. Nuk u pa policia e tij duke dhunuar qytetarët. Pra megjithë paragjykimet e krijuara mbi të, nuk ke ku ta kontestosh.

Agron Shehaj është njeriu i bërë i pasur përmes punës. Modeli i sipërmarrësit shqiptar jashtë vendit i cili vjen dhe futet në politikën e vendit të tij. Agron Shehaj ka ndërtuar punë dhe punësim për qytetarët shqiptarë. Shehaj mbështet aktivitete kulturore, mbështet libra, mbështet programe të cilët i shërbejnë ndërgjegjësimit të njerëzve mbi diktaturat dhe pasojat e saj negative. Pra nuk e përdor pasurinë e tij për të jetuar jetë të shfrenuar por e përdor për kulturë dhe emancipim shoqëror. Pasanikë të tillë i duhen politikës dhe shtetit.

Siç mund ta shohim, në çdo element, njerëzor, karakterial, politik, ideor e kulturor, deputetët e PD kanë avantazhe, janë më mirë dhe i ofrojnë politikës shumë më shumë sesa kundërshtari. Kjo është arsyeja se pse qarku i Tiranës do të fitohet bindshëm. Qytetarët e qarkut të Tiranës do t’i vlerësojnë ato cilësi.

Publikohet videoja e fundit e Maradonës, para se të vdiste. Ja çfarë tha… (Video)

“Ju e dini që nuk më pëlqen intimiteti, por kur jam me njerëz të mirë dal nga vetja ime. Një puthje Luka. Leopoldo Hakido Lukegropa”, – thotë më tej argjentinasi, i cili më pas përshëndet doktorin personal, që e operoi. Vetë Luque është në qendër të vëmendjes së hetuesve. Mesazhi i tij audio, publikuar ditët e fundit, ka treguar një version më të errët të neurokirurgut, i cili flet për vdekjen e Diegos, duke përdorur tone përbuzëse (bullafiqi po vdes duke dhje*ë), ndërsa po kthehej te Jana, një nga vajzat e Maradonës, e cila këmbënguli për shtrimin e babait në spital, në një institucion të specializuar.

Sipas raporteve nga gazeta argjentinase “La Nacion”, psikiatrja Agustina Cosachov akuzohet gjithashtu për diagnostikim të rremë. Mjekja psikiatre, afër Luque, pretendohet se ka falsifikuar një certifikatë ku thuhej se pacienti i saj ishte “i vëmendshëm, i orientuar personalisht, në kohë dhe hapësirë”.

Horoskopi Sot, e mërkurë 3 shkurt 2021

Dashi

Do të jeni të dominuar nga humori i keq, si pasojë e një sërë kritikash me të cilat jeni përballur. Kjo e mërkurë parashikon ndezje polemikash të reja dhe kundërshtime të forta, me një njeriun tuaj të afërt.

Demi

Yjet do të kenë një ndikim mjaft pozitiv gjatë gjithë ditës, sidomos prej ndikimit pozitiv të planetit Venus. Do të merrni disa konfirmime të shumëpritura, sa i takon jetës sentimentale. Mundësi mjaft të favorshme parashikohen edhe në sferën profesionale, ku do të lini pas një situatë të vështirë.

Binjakët

Do t’iu duhet të përballeni me një lodhje të madhe fizike gjatë kësaj dite, për shkak të angazhimeve të tepërta. Parashikohet një e mërkurë mjaft intensive, ndaj bëni mirë që të shtyni disa gjëra që mund të presin. Bëni mirë të merrni më shumë kohë për të pushuar dhe për të rikuperuar shëndetin tuaj.

Gaforrja

Parashikohet një periudhë tejet kritike lidhur me fushën e ndjenjave, ku do të ndjeni nevojën për të gjetur një zgjidhje sa i takon disa situatave negative. Në sferën profesionale, duhet të bëni disa planifikime, në mënyrë që të mos humbni ritmin e duhur.

Luani

Do të keni mbështetjen e yjeve gjatë gjithë kësaj dite. Sfera sentimentale parashikohet të jetë e mbushur me dyshime, lidhur me një sërë çështjes së të kaluarës. Sa i takon sferës profesionale, duhet të jeni më të kujdesshëm.

Virgjëresha

Parashikohet një e mërkurë e mbushur plot me zhvillime pozitive. Do të bëni për vete një person që e keni përzemër. Ndërkohë sa i takon anës profesionale, suksesi është i garantuar.

Peshorja

Keni nevojë për një periudhë pushimi absolut, si për sa i takon anës fizike edhe asaj mendore. Momentet kritike që keni kaluar javëve të fundit, do të vijojnë të shkaktojnë ulje-ngritje, si për sa i takon jetës sentimentale edhe asaj profesionale.

Akrepi

Mund të ketë zhvillime të reja interesante në sferën profesionale gjatë kësaj dite.
Mundësitë pozitive pritet të shtrihen edhe në sferën sentimentale.

Shigjetari

Do të keni probleme shëndetësore për shkak të virozëve të stinës, por edhe për shkak të stilit tuaj të jetës. Në sferën profesionale dhe sentimentale, parashikohen një sërë situatash kritike për tu përballuar.

Bricjapi

Yjet do të kenë një ndikim mjaft pozitiv për të lindurit e kësaj shenje. Në sferën
profesionale dhe sentimentale, parashikohen mundësi të reja të frytshme.

Ujori

Duhet të përqendroheni kryesisht në disa situata kritike lidhur me ndjenjat gjatë kësaj të mërkure. Ndërsa sa i takon anës fizike, do të ndiheni të këputur për shkak të virozave të stinës.

Peshqit

Parashikohet një ndikim tejet i favorshëm, i shtrirë në sferën profesionale. Ndërsa sa i takon jetës sentimentale, do të kaloni disa situata kritike lidhur me të kaluarën, të cilat kërkojnë më shumë reflektim prej jush.

Moti Sot, e mërkurë 3 shkurt 2021

Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Në veri të vendit dhe një pjesë të qendrës, parashikohen vranësirat lokalisht të dendura.

Në zonën e veriut dhe atë të qendrës, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale ndërsa në veriperëndim shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.

Në veri e lugina, parashikohen mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1-8m/sek, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.

36-vjeçari që përdhunoi gjyshen foli me qytetarë e gazetarë, pezullohen tre policë

Tre policë në Fier u pezulluan nga detyra këtë të martë. Masa ndëshkimore ndaj tyre u mor pasi ata kanë lejuar 36-vjeçarin Saimir Meçani të flasë me qytetarë e gazetarë, teksa ai ishte brenda mjetit të policisë.

Efektivët e pezulluar, mëson “Vizion Plus”, do të bënin shoqërimin e 36-vjeçarit. Sipas Policisë së Fierit, për ta është nisur një hetim disiplinor për shkelje të rëndë. Saimir Meçani u arrestua të dielën sepse akuzohet se ka përdhunuar gjyshen e tij 89-vjeçare.

Koronavirus / Zbulohen 942 raste të reja sot në Shqipëri

Këtë të martë u shënua një rritje në numrin e rasteve të reja me koronavirus, por një rënie në numrin e viktimave.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 3.856 testime të kryera kanë zbuluar 942 qytetarë pozitivë. Kurse jetën e kanë humbur pesë pacientë, të moshave 43-87 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 455 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID po trajtohen 405 pacientë. Nga këta 25 janë në terapi intensive dhe 10 pacientë janë të intubuar.

Qindra shtëpi nën ujë në zonën e NënShkodrës, situatë e rëndë në Obot

Vështirësohet ndjeshëm situata si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e NënShkodrës.

Raportohet se siperfaqa totale e përmbytur në bashkinë e Shkodrës aktualisht është 3585 Ha

Sasia e madhe e shiut të rënë ka bërë që të ketë një rritje me 9 cm të nivelit të ujit në zonën e Dajcit në raport me një ditë më parë.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur per Vizion Plus se mbetet parësore dhe shumë e rëndësishme nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë .

Aktualisht janë 1450 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore). Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

Për momentin bëhet e ditur se nuk ka shtëpi të përmbytura por ka presence uji në oborret e të paktën 110 shtëpive.

Raportohet e bllokuar rruga Darragjat Shirq, tek vendi i quajtur Urrelat e Shirqit ku lartësia e ujit arrin 130-150 cm në rrugë. Po ashtu ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar.

Në njësinë Rrethinat sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

Ndërsa në njësinë Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças, shton Vizion Plus.

Në njësinë Ana e Malit sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 240 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe. Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.

Situata në tërësi është shqetësuese pasi i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.93 m.(Kuota max 8.70 m) ndërsa lumi Drin është afër kuotës maksimale.

Horoskopi Sot, e martë 2 shkurt 2021

Dashi

Në momentet që jeni nervoz, ju bezdis edhe vetja juaj. Kjo e martë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, përkundrazi do të jetë e mbushur me stres, si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit. Megjithatë mos u fiksoni pas problemeve pasi orët në vijim do të sjellin përmirësim të ndjeshëm.

Demi

Të gjithë ata të cilët që nga vera e kaluar kanë pasur probleme si në nivelin profesional, fizik dhe sentimental, duke nisur nga kjo ditë do të shënojnë përmirësime të ndjeshme. Megjithatë në dashuri do të keni disa dyshime, të cilat do të ushqehen, në sajë të kalimit tranzit të Venusit. Bëni mirë të flisni hapur, për të kuptuar se çfarë dëshironi ju dhe çfarë dëshiron njeriu juaj i zemrës.

Binjakët

Jeni në prag të daljes nga një periudhë e errët e jetës suaj. Janari ka qenë një muaj i vështirë, i cili fatmirësisht kaloi. Por ditët e para të shkurtit do të sjellin ndjesi pozitive. Në dashuri do të ketë rikuperim, por mbani parasysh se shpesh gjërat varen nga ju.

Gaforrja

Duhet të mbani parasysh se kush janë personat që duhet të keni si pikë referimi. Duhet të bëni një analizë të realitetit, edhe pse ky i fundit ka qenë i dhimbshëm. Mundohuni që të lini pas krahëve çdo situatë që nuk ia vlen, si në dashuri edhe në punë. Shmangni në maksimum kontaktet me persona që nuk janë të qartë.

Luani

Kjo e martë do të jetë e mbushur me energji, e cila do të garantojë bashkëpunime të frytshme. Lidhjet që do të lindin gjatë këtyre ditëve janë mjaft të rëndësishme. Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe për të pasur dikë pranë. Kjo ndjesi e mirë shtrihet edhe në sferën profesionale.

Virgjëresha

Ndikimi tranzit i Venusit, parashikon një ditë mjaft të rëndësishme. Edhe Saturni dhe Marsi do ju mbështesin gjithashtu, duke ofruar një ditë pozitive, sidomos sa i takon sferës së ndjenjave. Nëse gjatë ditëve të fundit nuk jeni ndjerë mirë, kjo e martë premton rikuperim.

Peshorja

Do të përjetoni një ditë aspak të lehtë, pasi parashikohen një sërë problematikash si në sferën familjare edhe në atë profesionale. Do ju duhet të gjeni një zgjidhje që me zor e prisni si dhe ekuilibrin e munguar.

Akrepi

Kjo e martë do të jetë e shkëlqyer, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Kjo gjë do ju lejojë që të përqendroheni në objektivat tuaj, si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale.

Shigjetari

Do të fiksoheni pas një projekti me mish dhe me shpirt, duke lënë pas çdo gjë tjetër. Me energjinë e madhe që ju dhurojnë planetet gjatë këtyre ditëve, parashikohet përjetimi i emocioneve shumë të bukura, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje, duhet të përqendrohen më shumë në të tashmen dhe në pritshmëritë që kanë për të ardhmen. Kjo gjë vlen si për sa i takon sferës profesionale edhe asaj sentimentale.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje më në fund do lënë pas shpine, ndikimin e kundërt të planetit Mars. Kjo gjë do ju lejojë që të shënoni përparime si në sferën sentimentale edhe profesionale.

Peshqit

Kjo e martë parashikohet të jetë mjaft e mbushur me angazhime. Gjithashtu parashikohen zhvillime të rëndësishme lidhur me zhvillimet profesionale.

Moti Sot, e martë 2 shkurt 2021

Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Në veri të vendit, parashikohen vranësira lokalisht të dendura dhe reshje shiu përgjatë bregdetit.

Në veri e lugina, parashikohet mjegull e mjegullinë.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1-8m/sek, e shoqëruar me valëzim të forcës 1 deri 2 ballë.

Koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit

13 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë tha se ka kryer 2960 testime, prej të cilave 865 persona kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit, raportohet të jenë shëruar 498 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 2960 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 865 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

421 raste në Tiranë, 55 në Fier, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 29 në Kurbin, 26 në Vlorë, 23 në Sarandë, 22 në Delvinë, 20 në Elbasan, 17 në Shkodër, 16 në Berat, nga 14 raste në Kavajë, Gjirokastër, Divjakë, Kuçovë, 13 në Mallakastër, nga 9 raste në Lezhë, Gramsh, 8 në Peqin, nga 7 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, 6 në Kukës, 5 në Rrogozhinë, nga 4 raste në Kamëz, Dibër, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Prrenjas, Konispol, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Korçë, Tropojë, Mat, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Shijak, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,922 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (1 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        865

Të shëruar në 24 orë     498

Të shtruar në spitale     365

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore                2960

Testime totale            361,453

Raste pozitive             78,992

Raste të shëruara        47,922

Raste Aktive                29,677

Humbje jete                 1393

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   17052

Fier    2405

Durrës  1629

Shkodër 1453

Vlorë 1382

Elbasan 1348

Lezhë    1051

Korçë    936

Berat     921

Gjirokastër 608

Kukës    468

Dibër 424