Qindra shtëpi nën ujë në zonën e NënShkodrës, situatë e rëndë në Obot

43

Vështirësohet ndjeshëm situata si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e NënShkodrës.

Raportohet se siperfaqa totale e përmbytur në bashkinë e Shkodrës aktualisht është 3585 Ha

Sasia e madhe e shiut të rënë ka bërë që të ketë një rritje me 9 cm të nivelit të ujit në zonën e Dajcit në raport me një ditë më parë.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur per Vizion Plus se mbetet parësore dhe shumë e rëndësishme nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë .

Aktualisht janë 1450 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore). Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

Për momentin bëhet e ditur se nuk ka shtëpi të përmbytura por ka presence uji në oborret e të paktën 110 shtëpive.

Raportohet e bllokuar rruga Darragjat Shirq, tek vendi i quajtur Urrelat e Shirqit ku lartësia e ujit arrin 130-150 cm në rrugë. Po ashtu ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar.

Në njësinë Rrethinat sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

Ndërsa në njësinë Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças, shton Vizion Plus.

Në njësinë Ana e Malit sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 240 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe. Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.

Situata në tërësi është shqetësuese pasi i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.93 m.(Kuota max 8.70 m) ndërsa lumi Drin është afër kuotës maksimale.