Ishte një shpikje që ndryshoi përgjithmonë botën, mënyrën sesi njerëzit do të lidheshin me njëri-tjetrin dhe fillimi i një epoke që revolucionoi transportin tokësor. 135 vite më parë, më 29 janar 1886, Carl Benz pantetoi makinën e tij të parë, e cila vlerësohet gjerësisht edhe si makina e në historinë e automobilizmit. Jo më kot, data kujtohet si ditëlindja e makinave.
Në fakt, makina “Benz Patent-Motorwagen” u ndërtua në viti 1895, por regjistrimi i saj pranë autoriteteve gjermane ndodhi një vit më vonë. Ishte mjeti i parë i lëvizshëm me motor me djegie të brendshme. Në atë kohë, kosto e makinës ishte 600 Marka Gjermane Perandorake, rreth 150 dollarë amerikanë të kohës (ose 4268 dollarë, përshtatur me normën e sotme të inflacionit).
Makina do të prezantohej për publikun e gjerë më 3 korrik 1886, dhe nga ai vit, deri në vitin 1893, u ndërtuan 25 makina të tilla.
Mjeti mbetet i paprekur edhe sot dhe mirëmbahet në Muzeun e Mercedes Benz.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, fatkeqësisht ka humbur bashkëshortin e saj në mënyrë të parakohshme. Mësohet se 49-vjeçari Artan Asllani ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante kohëve të fundit.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta në Ministrinë e Kulturës, që shprehin po ashtu ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme.
Artan Asllani, bashkëshorti i ministres së Kulturës, Elva Margariti ka zotëruar dhe drejtuar një biznes dekoresh.
Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen nesër në orën 09:00 dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë.
Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur në qytetin e Lamias në Greqinë Qendrore, ku sipas mediave lokale, ka shkaktuar habi dhe hutim te policia vendase.
Sipas këtyre mediave, një patrullë e ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke, ka ndaluar një automjet të dyshimtë që po kalonte në rrugët kryesore të qytetit të qetë të Lamias. Mbasi i kanë dhënë sinjalin e ndalimit,agjentët kërkuan prej udhëtarëve të dalin një nga një nga automjeti i blinduar i markës BMW në të cilin ndodheshin.
Me habi dhe hutim, agjentët panë të parin të dalë prej automjetit,i dënuari i famshëm i burgjeve greke, Alket Rizai dhe më pas një shtetas grek, edhe ai personazh i njohur i botës së krimit në vend, dhe në vazhdim në tjetër shqiptar, 36 vjeç.
Pasuan momente frike dhe hutimi,me policët të cilët besuan se ndoshta Rizai kishte bërë një tjetër arratisje spektakolare nga burgjet greke, por ka qënë vetë Alket Rizai që i ka informuar se ai ka dalë me leje nga burgu i sigurisë të lartë në Dhomoko, dhe se nuk ka arsye që të vihen në alarm.
Situata e krijuar për shkak të reshjeve të shiut në qarkun e Shkodrës vijon të jetë shqetësuese në Njësinë Administrative Ana e Malit. Sipas të dhënave nga ky qark bëhet e ditur se rruga e Obotit është e bllokuar dhe e pakalueshme për shkak të prezencës së ujit, ndërkohë që edhe dy shtëpi janë të përmbytura nga uji.
“1160 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan). Rruga e Obotit e bllokuar rreth 110-115 cm lartësi në rrugë. Shtëpi të përmbytura 2. Prezencë uji në oborre 70-80 cm (fshati Obot)”.
Bashkia e Shkodrës njofton se makinat e Forcave të Armatosura dhe varkat e ushtrisë janë në gatishmëri për nevojat e banorëve të zonës. “Makina e FA në gatishmëri ora 07:45-16:00 tek ura Sadiçit. Rruga e Obotit e pakalueshme (makina e FA kalon me shumë vështirësi).Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni). SPZ e zonës në gatishmëri. Qendrat shëndetësore në gatishmëri. Energji elektrike kemi në gjithë zonën. UKSH vazhdon të furnizoje me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate). Rruga Muriqan – Goricë prezencë uji rreth 20 cm. Varkat e FA janë në gatishmëri (sipas nevojave).-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2-2.5 m”
Një emigrant i gjetur i pajetë tre ditë më parë në ujërat e Përroit të fshatit Gripsht në Devoll mund të jetë braktisur që të vdesë rrugës nga trafikantët.
Këto janë dyshimet që lindin pas publikimit të disa pamjeve filmike, ku dallohet viktima që mbahet në krahë nga dy të tjerë, ende gjallë dhe jo në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e të riut kurd policia raporton se nuk janë gjetur shenja dhune, çka përforcon pistën se 25-vjeçari është braktisur rrugës pasi mund të përbënte pengesë për pjesën tjetër të grupit duke mos i ofruar asnjë ndihmë mjekësore.
Në video dallohet edhe një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se është edhe personi që ka ndihmuar grupin e klandestinëve nga lindja e mesme të kalojnë kufirin grek dhe përmes Shqipërisë të vijojnë rrrugën drejt shteteve të tjera shqiptare.
Në këtë zonë, klandestinët kryesisht ecin në këmbë, ndërsa pasi zbresin në fshatrat më të ulët të Devollit apo Korçës, i presin të ashtuquajturit taksistë emigrantësh!
Përgjatë vitit që lamë pas janë kapur 15 mijë klandestinë, 3 mijë me shumë se viti 2019.
Gjatë kësaj të shtune të lindurit e kësaj shenje do të jenë të dominuar nga një ndjesi nervozizmi në të gjithë sektorët, qoftë në anën sentimentale edhe në atë profesionale. Do të ndjeni nevojën për të pushuar më shumë. Bëni durim edhe dy ditë dhe më tej yjet do të ndryshojnë.
Demi
Parashikohet një ditë interesante për të lindurit e kësaj shenje, por bëni kujdes për shkak të disa problemeve që keni pasur në fillim të javës dhe që do të vijojnë të ndjehen. Megjithatë parashikohet një rikuperim fizik dhe emocional, ndërkohë që kreativiteti juaj do të jetë në maksimum.
Binjakët
Kjo ditë e javës rezulton tejet kaotike sa i takon raporteve sentimentale dhe atyre me kolegët. Mundohuni që të shmangni sa më shumë stresin. Disa raporte miqësore mund të jenë të vështira për tu menaxhuar, pasi parashikohen polemika. Megjithatë priten bashkime dhe takime të kënaqshme.
Gaforrja
Kush ka lindur në këtë shenjë, duhet të përgatitet për të përballuar një sërë sfidash. Mundohuni të mblidhni forcat sidomos sa i takon sferës profesionale, duke planifikuar me detaj çdo angazhim.
Luani
Do të jeni të karikuar me shumë energji, të cilën duhet ta kanalizoni në drejtimin e duhur. Sa i takon dashurisë, raportet ndërpersonale dhe miqësitë kanë nevojë për konfirmim. Raportet që nuk ju bindin, bëni mirë që ti lini pas shpine.
Virgjëresha
Mundohuni që të shmangni konfliktet gjatë kësaj dite, edhe sepse gjatë kohëve të fundit nuk keni qenë mirë. Parashikohet një ditë e mbushur me stres dhe vështirësi. Gjithë çfarë duhet të bëni, është që të gjeni paqen me veten dhe të tjerët.
Peshorja
Parashikohet një ditë e vështirë ku disa ekuilibra janë delikate. Nëse veproni me diplomaci do arrini të merrni atë që dëshironi. Kjo është një ditë e rëndësishme për një javë intensive. Nëse disa raporte në çift apo në familje kanë nevojë për ndryshim, ndaj bëni mirë të flisni dhe të sqaroni çdo situatë.
Akrepi
Kjo e shtunë parashikohet përgjithësisht e qetë, por nuk mund të flisni ende për fitore, për shkak se jeni të përfshirë në një situatë të rëndë në sferën ekonomike dhe profesionale. Do të keni probleme me paratë. Nëse keni nisur një projekt të ri, suksesi nuk do të mungojë, por nuk duhet ta hidhni hapin më shumë nga sa mundeni.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për të marrë konfirmime. Disa prej jush, do të çojnë përpara projekte të rëndësishme. E bukura e të lindurve të kësaj shenje është se nuk dorëzohen kurrë. Edhe për raportin në çift parashikohet një ditë ideale.
Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin e favorshëm të yjeve, ndaj bëjnë mirë që të përfitojnë. Parashikohet edhe lindja e dashurive të reja apo takimeve interesante. Është e vërtetë që e keni të vështirë që të besoni tek të tjerët, por prej disa kohësh është dikush që ju bën të buzëqeshni.
Ujori
Parashikohen takime mjaft të favorshme. Kush mendon se nuk ka fat në dashuri, duhet të bëj një analizë të kujdesshme të jetës sentimentale, duke kuptuar se në cilën anë duhet të shkojnë. Nuk do të jeni të kënaqur me rutinën e zakonshme dhe do të mundoheni të ndryshoni. Kjo është një ditë kur rekomandohet që të qëndroni më shumë me njeriun e zemrës, pasi parashikohen emocione pozitive.
Peshqit
Kjo e shtunë nuk do të jetë shumë pozitive, ku parashikohen probleme fizike dhe tensione, edhe në sferën sentimentale. Sa i takon punës, duhet të bëni kujdes për shkak se parashikohen disa konflikte. Do të jeni të lodhur dhe të pafuqishëm, ndaj mundohuni që të jeni të matur.
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në aksin Koplik – Shkodër. Punonjësi i policisë aksidentoi për vdekje një person që po udhëtonte me bicikletë.
Aksidenti është regjistruar në fshatin Shtoj i Ri, viktima ëshë A.Sh 50 vjeç. Policia ka arrestuar punonjësin e policisë Gj.Gj i cili po drejtonte mjetin tip “Fiat”.
Përmes një video në Instastory, Andi thotë se ka ngelur pa fjalë, ndërsa ka paralajmëruar se bashkë me Tean do të jenë live dhe do të sqarojnë të gjithë situatën e krijuar dhe vërtetësinë e atyre fotove.
Nuk e di çfarë të them, jam pa fjalë, ju kërkoj shumë falje. Do bëj së shpejti një LIVE së bashku me Tean, se e meritoni të gjithë një shpjegim, ka thënë ai.
Në rrjete sociale qarkullojnë foto të Teas me ish konkurrentin e “Për’Puthen, Beartin. Ata shihen duke shkëmbyer puthje së bashku e duke shijuar disa ditë të ftohta dimri!
Kujtojmë se, pasi u përjashtua nga emisioni, duke lënë një nga pëlqimet e saj në dorë të Teas, Shqipja nuk u ndal kurrë së dëshmuari se Tea dhe Bearti kanë qenë të njohur dhe më parë, ndërsa në çdo provë që nxjerrë thekson se ata janë përputhur jashtë emisionit.
Vetëm para pak ditësh Shqipja publikoi një foto ku shihej që Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak, teksa theksonte se bluza është e Beartit dhe citonte që ata dikur kanë qenë çift.
Nuk mjaftoi vetëm kaq, por Shqipja postoi edhe një foto tjetër, ku sipas saj faktohej se Tea dhe Bearti po dilnin bashkë nga një hotel. Shqipja, më pas postoi një tjetër foto ku Tea dhe Bearti shihen dorë për dore duke ecur së bashku në mes të dëborës.
Ditën e djeshme, Tea ka reaguar me disa postime në Instagram dhe ka sqaruar fotot në fjalë duke hedhur poshtë fjalët e Shqipes, që nga njohja me Andin para se të hynin në program deri tek lidhja me Beartin.
Por, fotot dhe videot e fundit që po qarkullojnë tregojnë qartë se mes Beartit dhe Teas ka pasur një marrëdhënie. Në videon e postuar në rrjete sociale duket se dyshja po kalojnë disa momente intime.