Moti Sot, e shtunë 30 janar 2021

240

Moti parashikohet me vranësira të ndrueshme dhe të dendura deri në mesditë. Më pas do të kemi kthjellime.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit, e më tej ndërprerje e tyre.

Në Alpe dhe Verilindje në lartësitë mbi 1000 metër do të ketë reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim veri-perëndim, e lehtë e në brigjet detare deri mesatar duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.