Klandestini u la të vdiste në Devoll, çfarë tregojnë pamjet filmike (Video)

143

Një emigrant i gjetur i pajetë tre ditë më parë në ujërat e Përroit të fshatit Gripsht në Devoll mund të jetë braktisur që të vdesë rrugës nga trafikantët.

Këto janë dyshimet që lindin pas publikimit të disa pamjeve filmike, ku dallohet viktima që mbahet në krahë nga dy të tjerë, ende gjallë dhe jo në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e të riut kurd policia raporton se nuk janë gjetur shenja dhune, çka përforcon pistën se 25-vjeçari është braktisur rrugës pasi mund të përbënte pengesë për  pjesën tjetër të grupit duke mos i ofruar asnjë ndihmë mjekësore.

Në video dallohet edhe një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se është edhe personi që ka ndihmuar grupin e klandestinëve nga lindja e mesme të kalojnë kufirin grek dhe përmes Shqipërisë të vijojnë rrrugën drejt shteteve të tjera shqiptare.

Në këtë zonë, klandestinët kryesisht ecin në këmbë, ndërsa pasi zbresin në fshatrat më të ulët të Devollit apo Korçës, i presin të ashtuquajturit taksistë emigrantësh!

Përgjatë vitit që lamë pas janë kapur 15 mijë klandestinë, 3 mijë me shumë se viti 2019.