“I famshëm” për arratisjet nga burgu/ Alket Rizai ‘habit’ sërish policinë greke, gjendet në mjetin luksoz me kriminelin më të njohur

118

Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur në qytetin e Lamias në Greqinë Qendrore, ku sipas mediave lokale, ka shkaktuar habi dhe hutim te policia vendase.

Sipas këtyre mediave, një patrullë e ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke, ka ndaluar një automjet të dyshimtë që po kalonte në rrugët kryesore të qytetit të qetë të Lamias. Mbasi i kanë dhënë sinjalin e ndalimit,agjentët kërkuan prej udhëtarëve të dalin një nga një nga automjeti i blinduar i markës BMW në të cilin ndodheshin.

Me habi dhe hutim, agjentët panë të parin të dalë prej automjetit,i dënuari i famshëm i burgjeve greke, Alket Rizai dhe më pas një shtetas grek, edhe ai personazh i njohur i botës së krimit në vend, dhe në vazhdim në tjetër shqiptar, 36 vjeç.

Pasuan momente frike dhe hutimi,me policët të cilët besuan se ndoshta Rizai kishte bërë një tjetër arratisje spektakolare nga burgjet greke, por ka qënë vetë Alket Rizai që i ka informuar se ai ka dalë me leje nga burgu i sigurisë të lartë në Dhomoko, dhe se nuk ka arsye që të vihen në alarm.