Horoskopi Sot, e shtunë 2 janar 2021

Dashi

Yjet i sugjerojnë kësaj shenje të mos i ndërrojë planet. Sa i përket jetës sentimentale
dhe asaj familjare, personat e lindur në këtë shenjë do të përmirësojnë jetën e dashurisë në pjesën e dytë të ditës.

Demi

Në karrierë do të keni një ngritje pozitive. Por, për ata që kanë biznese, suksesi do të shihet i qartë. Beqarët kanë mundësi të marrin lajme të mira. Shëndeti mund të ketë ndonjë problem të vogël.

Binjakët

Nga të gjitha shenjat zodiakale, binjakët janë ndoshta shenja më interesante ditën e
nesermme. Në gjysmën e dytë të ditës do të keni kohë edhe për aventura. Sa i përket shëndetit, do të jetë i mirë.

Gaforrja

Të pamartuarit do të krijojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme me të tjerët. Nxënësit dhe studentët do të kenë vështirësi në punën e tyre. Sa i përket shëndetit gjithçka do të jetë shumë i mirë.

Luani

Karakteri i kësaj shenje është i fortë. Cështjet e dashurisë do i rregulloni ngadalë. Sa i përket financave, mund të keni lajme shume pozitive, për një promovim apo rritje në detyrë.

Virgjëresha

Sukseset më të mëdha do të paraqiten në karrierë. Në dashuri do të keni lajme të mira. Të martuarit këshillohen të fokusohen më shumë te jeta në çift. Me paratë nuk jeni shumë i kujdesshëm.

Peshorja

Në punë do të jeni shumë të relaksuar dhe normal. Këtu e keni edhe mbështetjen e dy planetëve të mrekullueshme, Venerës dhe Marsit. Gjysma e parë e ditës mund të jetë interesante në dashuri.

Akrepi

Në përgjithësi karriera do të jetë e begatshme për këtë shenjë. Në dashuri duhet të
mësoheni me jetën familjare dhe të ndërtoni një harmoni më të madhe me partneren. Kurse ata që s’janë të dashuruar duhet të jenë më të kujdesshëm në lidhjet e tyre.

Shigjetari

Nëse merreni me biznes, intensifikojeni atë në pjesën e dytë të ditës. Do t’i shihni edhe vetë përfitimet financiare. Në dashuri çiftet e martuara mund të marrin notë negative. Për studentët dhe nxënësit do të ketë kohë më të mirë.

Bricjapi

Në dashuri do të mund të keni probleme vetëm nëse jeni në çift. Një fëmijë do e shtojë entuziazmin edhe më të madh për një familje më të shëndetshme. Beqarët duhet të jenë më aventurierë.

Ujori

Disa nga të lindurit në shenjën tuaj do të kenë problem me studimet. Nevojitet me shumë përkushtim. Ujorët po ashtu do të kenë shëndet të ndryshëm. Me paratë tregohuni i kujdesshëm.

Peshqit

Në pjesën e parë të ditës do të këtë përparime në punë. Do të karakterizoheni nga një vetëbesim i madh. Në dashuri jetë perfekte do të kalojnë çiftet e martuar, veçanërisht ata që kanë edhe fëmijë.

Moti Sot, e shtunë 2 janar 2021

Moti do të jetë me vranësira rreshje bore në zonat malore, ndërsa në zonën perëndimore do të ketë rreshje shiu.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat do të variojnë nga -7°C – 5°C në zonat malore, -5°C – 12°C në zonat e ulëta dhe 2°C – 12°C në zonat bregdetare.

2021 nis me vrasje/ 34-vjeçari i dehur vret me thikë kunatin

Mëngjesi i parë i vitit 2021 u përgjak nga një krim në familje.

Një 34-vjeçar vrau me thikë kunatin e tij 42-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të premtes në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Sipas policisë, mes tyre kishte nisur një konflikt për motive, që u përshkallëzua në përdorimin e thikës. Autori i krimit me iniciale K. Sh.ishte i dehur. 

I plagosuri me inicialet V. Z. ndërroi jetë në spital, kurse 34-vjeçari u arrestua.

Dy vajza janë fëmijët e parë të 2021

Në orët e para të vitit 2021 kanë ardhur në jetë dy vajza.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë.

Të porsalindurat gëzojnë shëndet të plotë dhe erdhën në jetë në maternitetet e Tiranës.

Horoskopi Sot, e premte 1 janar 2021

Dashi

Gjërat po nisin të bashkohen në një marrëdhënie. Besimi do të jetë në nivelin më të mirë. Kjo është vetëm një fazë fillestare, prandaj bëhuni gati për t’i marrë gjërat më ngadalë.

Demi

Ju jeni duke hyrë në një fazë të re pjekurie tani dhe kjo do të thotë vendime më të
vështira – por gjithashtu do të ndjeni një ndjesi më të madhe lirie se kurrë më parë.

Binjaket

Lejoni faljen dhe bamirësinë në jetën tuaj. Zgjidhja paqësore e një situate mund t’ju
kërkojë të ndërmerrni rrugën e vështirë. Sot veprimet do të flasin më shumë se fjalët.

Gaforrja

Para se të filloni ndonjë projekt është më mirë të keni një plan, sepse nuk do të shkoni askund pa një të tillë. Koha mund të jetë një pengesë, prandaj përdorni disa taktika krijuese për të mbajtur gjërat që të rrjedhin pa probleme.

Luani

Energjia juaj ka nevojë për një nxitje, por jo për llojin fizik apo emocional. Për të
ushqyer mendjen tuaj, kërkoni një stimulim intelektual. Idetë e diskutueshme dhe
perspektivat e pazakonta do t’ju detyrojnë të mendoni gjërat në një mënyrë të re.

Virgjeresha

Luksi dhe tepria kanë vendin e tyre në jetën tuaj, por jo vetëm në këtë kohë. Në planin afatgjatë, duke e bërë jetën tuaj më interesante. Keni nevojë që në jetën tuaj të ketë më shumë emocion.

Peshorja

Besimi ndaj jush po rritet me ritme të shpejta. Ju do të keni një ndjenjë të fortë të
qartësisë rreth asaj se ku doni të shkoni dhe kë doni në jetën tuaj. Ju duhet të merrni vendime të rëndësishme.

Akrepi

Gjithë energjia juaj duhet të drejtohet nga e ardhmja, duke i mbajtur gjërat që të lëvizin përpara dhe duke mos shikuar prapa. Për të shtyrë veten filloni të bëni plane.

Shigjetari

Veprimet e habitshme të një shoku do t’ju lënë gëzojnë. Për të parë një mënyrë më të mirë dhe për të trajtuar sfidat tuaja të ardhshme, vëzhgoni jetën e një shoku të mençur.

Bricjapi

Parashikohet të jetë një ditë me emocione të mira. Disa përmirësime të dukshme do të ndodhin në jetën tuaj sentimentale. Gjërat po lëvizin ngadalë në një marrëdhënie të re.

Ujori

Prej kohësh keni ecur me nxitim. Ka ardhur momenti që të ngadalësoni pak. Nuk ka asnjë kuptim në vazhdimin e këtij ritmi. Jepini vetes kohë për të vënë re progresin që keni bërë.

Peshqit

Kaloni më shumë kohë mes njerëve të dashur. Do të shikoni se kjo kohë do të jetë e fituar. Energjia pozitive merret kur qëndroni me njerëz pozitivë. Me financat gjërat do të vijnë duke u stabilizuar.

Moti Sot, e premte 1 janar 2021

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira te dendura në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat
ekstremale ditore nga -5°C në 13-14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.