2021 nis me vrasje/ 34-vjeçari i dehur vret me thikë kunatin

273

Mëngjesi i parë i vitit 2021 u përgjak nga një krim në familje.

Një 34-vjeçar vrau me thikë kunatin e tij 42-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:45 të mëngjesit të premtes në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Sipas policisë, mes tyre kishte nisur një konflikt për motive, që u përshkallëzua në përdorimin e thikës. Autori i krimit me iniciale K. Sh.ishte i dehur. 

I plagosuri me inicialet V. Z. ndërroi jetë në spital, kurse 34-vjeçari u arrestua.